ATHINE- Jam shqiptare dhe kurre nuk e kam fshehur kete fakt kėshtu ėshtė shprehur per mediat 17 vjecarja shqiptare Sidorela Toli, vajza e cila u shpall fituese e konkursit Next Top model 2 ne Greqi.
Bukuroshja shqiptare Sidorela Toli, nje nga kandidatet mė tė favorizuara ne kete show, bėhet shqiptarja e parė qė vlerėsohet me nje cmim te tille nė spektaklet e zhvilluara nė Greqi.
E ardhur ne kete vend qe ne moshen 2 vjecare, Sidorela meson ne vitin e tretė tė liceut, qe duket se duhet ta perserise pėr shkak tė mungesave nga angazhimi nė spektakėl, por edhe pėr shkak tė ofertave tė punės qė i kanė ardhur menjėherė pas pėrfundimit tė tij.
Me njė valixhe plot me ėndrra dhe njė fytyrė plot hir dhe bukuri, Sidorela fitoi jo vetėm votat por edhe zemrat e jurisė sė rreptė tė Next Top model 2, nje show qė zhvillohet ne televizionin Antena, kanali me i madh televiziv ne Greqi.
Falė bukurisė sė Hirushes, siē e quajnė tė gjithe dhe aftėsisė pėr tu transformuar para aparatit fotografik, harmonizuar keto me inteligjencen e saj, Sidorela preu biletėn pėr udhėtimin qė aq shumė e dėshironte nė botėn joshėse tė modės.