Puna e shkėlqyeshme e trajnerit tė Portos, Andree Villas Boasa nuk ka mbetur pa u hetuar nė Torino, shkruan La Gazzetta dello Sport, duke pohuar se drejtuesit e Juventusit gjatė verės mund ti ofrojnė atij kontratė.
Duket qartė se trajneri Luigi Delneri nuk ka ardhmėri nė pozitėn ku aktualisht ėshtė duke qėndruar, kurse mediat italiane kanė filluar tė numėrojnė se cili trajner mund tė vijė.
Mė i riu (33) ėshtė trajneri portugez, i cili me Porton ka realizuar 19 fitore dhe dy barazime nė sezonin e sivjetmė duke luftuar kėshtu pėr vendin e kampionit.
Pėr Juventusin, i cili ėshtė i shtati nė renditjen e Serie A, mediat e kanė lidhur edhe trajnerin e Zenitit Luciano Spalleti, si dhe seleksionuesin anglez Fabio Capello.