Receta Gatimi

Kosovari qėllon ushtarėt amerikanė-dy tė vdekur


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 7 prej 7
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e lovee
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Postime
    251
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    Post Kosovari qėllon ushtarėt amerikanė-dy tė vdekur


    Personat e vrarė dhe tė plagosur, sipas njė burimi tė CNN-it, janė pjesėtarė tė forcės ushtarake ajrore amerikane nga baza Lakenheath nė Mbretėrinė e Bashkuar. Megjithėkėtė, sipas tij, kėto janė vetėm informacione preliminare.

    Ata ishin forca tė sigurisė dhe ndodheshin rrugės pėr nė misionin e tyre, pėr t’u ndėrruar, ka deklaruar burimi i CNN-it, pa mundur tė tregojė nė mėnyrė specifike se ku kanė qenė duke shkruar.

    Sipas burimeve, ata fluturonin me njė linjė civile fluturimi dhe jo me ndonjė aeroplan ushtarak.

    Besohet se policia gjermane ka ndaluar njė tė ri nga Kosova, raporton CNN duke u bazuar nė tė dhėnat e njė burimi tė vet.

    Baza amerikane Ramstein nė Gjermani rregullisht pėrdor fluturimet komerciale nga aeroporti i Frankfurtit.


    Kosovari qėllon ushtarėt amerikanė-dy tė vdekur

    Sipas mediave gjermane, tė shtėnat kanė ardhur nga brenda autobusit.

    Ndėrkohė, policia gjermane ka deklaruar se dy persona kanė vdekur pasi njė person i armatosur ka hapur zjarr nė njė autobus qė bartte ushtarė amerikanė nė Aeroportine Frankfurtit.

    Vozitėsi I autobusit dhe njė ushtar amerikan raportohen se janė vrarė, kurse dy tė tjerė janė plagosur rėndė.

    Njė 21 vjecar qė dyshohet se ėshtė nga Kosova ėshtė deklaruar se ėshtė arrestuar pasi kanė ndodhur tė shtėnat pėrballė Terminalit 2 nė aeroportione Frankfurtit qė ėshtė I dyti pėr nga madhėsia nė Evropė.

    Policia u ka deklaruar mediave gjermane se ende nuk ėshtė e qartė nėse kjo ka tė bėjė me ndonjė akt terrorist.

    Zėdhėnėsi I policisė gjermane, Jurgen Linker I ka deklaruar gazetės gjermane Die Ėelt se dyshohet se incidenti ka ndodhur Brenda autobusit.

    Ndėrkohė, korrespondenti i BBC-sė nė Berlin, Stephen Evans ka njoftuar se airporti nuk ėshtė shumė larg nga baza ajrore Ramstein, ku ndodhet e vendosur selia kryesore e Forcave Ajrore Amerikane nė Evropė.


    Kosovari vret dy ushtarė amerikanė nė Aeroportin e Frankfurtit

    Dy ushtarė amerikanė janė qėlluar pėr vdekje sot nė Aeroportin e Frankfurtit.

    Ndėrkohė, burime tė Sky News tregojnė se edhe dy persona tė tjerė janė plagosur nė kėtė incident kurse policia ka arrestuar menjėherė njė 21 vjeēar nga Kosova qė dyshohet e ka kryer aktin.

    Sipas raporteve, tė shtėnat mbi ushtarėt kanė ndodhur nė autobus ose afėr tij.

    Ngjarja ka ndodhur pėrballė terminalit 2 tė Aeroportit tė Frankfurtit qė ėshtė I dyti mė I madh nė Evropė, ka deklaruar zėdhėnėsi I Aeroportit.

  2. #2
    Grusht i Shkathėt 35% Maska e gjendar
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    1,281
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    16
    Keq kjo
    Por a eshte e rastesishteme apo e planifikuar ne rast se eshte kjo e dyta shume keq per ne.

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Besoj se do jet dicka e planifikuar

  4. #4
    i/e rregjistruar 20% Maska e peshkatari
    Anėtarėsimi
    Nov 2009
    Postime
    150
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    ky nuk eshte shqiptar

  5. #5
    i/e rregjistruar 20% Maska e lovee
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Postime
    251
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14
    Ngrihen pesė akuza mbi Arid Ukėn




    Mbi Arid Ukėn, autorin e vrasjes sė dy ushtarėve amerikanė nė aeroportin e Frankfurtit, rėndojnė aktualisht pesė akuza, thanė autoritetet gjermane.

    Ai pėrballet me dy akuza pėr vrasje dhe tre akuza pėr tentativė vrasje, ndonėse hetimet vazhdojnė. Me vendim tė gjykatės Uka gjendet nė paraburgim deri nė pėrfundim tė hetimeve.

    Autoritetet gjermane pohojnė se ai ishte besimtar mysliman, por ėshtė radikalizuar vetėm sė fundi.

    Forcat amerikane tė sigurisė deklaruan se Arid Uka nuk ishte pjesė e ndonjė liste tė dyshuarish pėr lidhje me terrorizmin. Nė Uashington janė bėrė publike emrat e ushtarėve amerikanė tė vrarė. Ata janė 25 vjeēari Nikolas Alden nga Karolina e Jugut dhe Zakaria Kadbek nga Virxhinia.

    Zėdhėnėsi i Pentagonit, koloneli Dejv Lapan tha se ende nuk ėshtė e qartė nėse edhe persona tė tjerė janė tė pėrfshirė nė kėtė sulm.

    “Njė nga pikat kyēe tė hetimit ėshtė tė gjejmė nėse ka pasur dhe tė tjerė tė pėrfshirė pėrveē sulmuesit”, theksoi Lapan.

    Uka: Vrava pėr cėshtje nderi

    Islamisti kosovar, Arid Uka, u motivua nga videot e postuara nė disa faqe islamiste, pėr tė kryer krimin e shėmtuar tė ditės sė mėrkurė.

    E pėrditshmja amerikane “Time”, duke iu referuar burimeve policore gjermane, zbuloi pjesė nga bisedat e 21-vjeēarit kosovar nė hetuesi, pasi ai vrau dy ushtarė amerikanė dhe plagosi dy tė tjerė, nė njė sulm tė armatosur jashtė aeroportit tė Frankfurtit.

    Gjatė pyetjeve, Uka i deklaroi policisė se vendosi tė hakmerrej, pasi vetėm disa ditė mė parė pa nė njė faqe islamike njė video, tė pėrshkruar si pėrdhunimin e njė vajze tė re nė Afganistan prej disa ushtarėve amerikanė.

    Sipas tij, imazhet i ngjallėn njė tėrbim tė tillė personal, sa qė nuk mundi tė qėndronte mė duarkryq dhe tė vazhdonte normalisht jetėn e tij.

    Uka, i pėrshkruar nga miqtė si njė njeri i qetė dhe i shoqėrueshėm, nuk kishte asnjė precedent penal dhe sapo kishte fituar njė punė me orar tė pjesshėm nė aeroport.

    Sipas prokurorisė gjermane, deri tani nuk ka tė dhėna qė tė bėjnė tė besosh se ai vepronte nė kuadrin e njė grupi terrorist.

    Shqetėsuese pėr hetuesit ėshtė fakti se i riu u radikalizua brenda shumė pak javėsh, pas vizitimit tė faqeve islamike nė internet.

    Si rrjedhojė e sulmit tė Ukės, banesa e njė imami maroken nė Frankfurt u kontrollua. Ai besohej se kishte nxitur tė riun kosovar nė kryerjen e krimit, por asnjė akuzė nuk u ngrit pas kontrollit nė shtėpi.

  6. #6
    i/e rregjistruar 20% Maska e peshkatari
    Anėtarėsimi
    Nov 2009
    Postime
    150
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    sipas kokes qeleshen

  7. #7
    i/e rregjistruar 20% Maska e lovee
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Postime
    251
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14
    Aridi vrau ushtarėt amerikanė me pistoletėn e babait tė tij

    Frankfurt 13 mars- Revolja e pėrdorur nga Arid Uka, i cili vrau dy ushtarė amerikan nė Frankfurt ishte e babit tė tij, raportoi “Der Spiegel” tė shtunėn. 21-vjeēari, i cili mė 2 mars vrau 2 ushtarė amerikanė dhe dy tė tjerė i plagosi rėndė, jetonte me prindėrit e tij dhe dy vėllezėr nė njė banesė nė lagjen “Sossenheim” tė Frankfurtit. Sipas shkrimit tė revistės, njė test i kryer pas veprės sė tij, rezultoi se ai nuk kishte marrė drogė.

    Gjatė marrjes sė tij nė pyetje, Arid Uka kishte deklaruar se nuk kishte dashur tė vrasė “njerėz tė pafajshėm”, por cak i tij kishin qenė vetėm ushtarėt amerikanė. Nė tė kaluarėn ai kishte vrojtuar herė pas here forcat amerikane nė aeroport, ku ai punonte. Fjalėt e tyre i kishin shkaktuar neveri.

    Qysh mė 2009, ky i ri ishte regjistruar nė internet me emrin Abu Rejjan pėr lojėra kompjuterike me armė. Nė kėtė kohė edhe notat e tij shkollore kishin rėnė dukshėm, raporton dpa, ritransmeton zėri

    Ende e paqartė ėshtė domethėnia e njė mesazhi (SMS), tė cilin shqiptari i ri nga Kosova, me gjasė disa muaj para veprės ia kishte dėrguar njė miku. Nė atė SMS ai e anulon njė takim me arsyetim se duhet tė pėrgatisė njė atentat. Marrėsi i mesazhit kėtė e kishte cilėsuar si shaka, siē shkruan “Der Spiegel”.

    Organet hetuese nuk ishin tė gatshme tė prononcohen rreth kėsaj.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Kosovari qe mban 6 rekorde boterore !! ( Video )
    Nga labja nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-01-2013, 07:32 PM
  2. Kosovari qė veshi Lionel Mesin
    Nga vaaldr1n nė forum Futbolli
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-01-2013, 05:25 PM
  3. Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-07-2011, 12:58 PM
  4. Pogradec, Qellon dhe Vret Nenen
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-01-2010, 12:15 PM
  5. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-08-2009, 08:35 PM