Korce - Vajza 22-vjecare nga Korca, qe u denoncua nga babai i saj per zhdukjen nga banesa me kursimet e familjes, u ndalua dje ne qytetin e Durresit. Burime zyrtare te policise vendore thane se N. Rapushi, 22 vjec, nga fshati Bulgarec i rrethit te Korces, u kap ne qytetin e Durresit, nderkohe qe asaj i eshte sekuestruar dhe shuma prej 550 mije lekesh, qe kishte vjedhur ne shtepine e saj. Te njejtat burime thane se 22-vjecarja kishte nisur ti shpenzonte parate e vjedhura ne shtepi, ndersa dyshohet se se bashku me te dashurin e saj ajo do te nisej jashte vendit. Policia ka vene ne pranga vajzen e re, ndersa babai i saj nuk e ka terhequr denoncimin. Mesohet se policia eshte vene ne kerkim te te dashurit te 22-vjecares, i cili eshte identifikuar nga uniformat blu.