Receta Gatimi

Largohet nga puna, vetevaret 20-vjecari.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Largohet nga puna, vetevaret 20-vjecari.

    Nje 20-vjecar nga qyteti i Durresit i ka dhene fund jetes mengjesin e djeshem, disa dite pasi ishte larguar nga puna. Riza Xeka eshte vetevarur ne shkallet e baneses se tij ne lagjen numer 14, e njohur ndryshe si zona e Shkozetit. Ai eshte gjetur i varur ne litar rreth ores 07.00 te mengjesit te djeshem nga fqinjet e tij. Prinderit, vellai dhe motra e te ndjerit nuk kane qene ne banese nje nate me pare dhe moren njoftim per fatkeqesine nepermjet telefonit.

    Trupi i pajete i 20 vjecarit eshte pare fillimisht nga disa femije dhe me pas nje nga fqinjet ka njoftuar dajen e viktimes, i cili me pas ka njoftuar vellane dhe prinderit e tij. I pari qe ka mberritur ne banese ka qene vellai i viktimes, Besi, i cili nuk ka qene ne shtepi naten e kaluar, pasi kishte ikur se bashku me bashkeshorten. Edhe dy prinderit me motren e viktimes kishin shkuar ne fshatin e lindjes, keshtu qe 20-vjecari ka kaluar gjithe naten i vetem ne shtepi, derisa ne mengjes ka marre vendimin per t’u vetevarur. Rreth ores 08.00 ne lagjen 14 te Shkozetit, aty ku gjendet edhe shtepia, ka ardhur nje ambulance e spitalit dhe grupi hetimor i policise se Durresit. Trupi i pajete eshte derguar ne morgun e spitalit dhe pak me vone atje kane shkuar edhe familjaret e tij.

    Disa dite me pare 20-vjecari ka marre urdhrin te largohet nga vendi i punes. Sipas policise, Riza Xeka ishte ne prove prej 10 ditesh ne nje qender tregtare, si punonjes sigurie, por me sa duket, nuk ka arritur te siguroje nje kontrate punesimi. Sipas policise, largimi nga puna, ndersa e konsideronte veten “te punesuar”, mendohet te jete shkaku qe ka cuar 20-vjecarin drejt veprimit ekstrem. Mengjesin e djeshem ai ka marre nje litar, qe perdorej per terheqjen e automjeteve, dhe e ka varur tek sheshi i shkalleve qe ngjiten ne katin e dyte te baneses, duke krijuar edhe lakun per kete qellim. Me pas i riu eshte hedhur ne lak dhe trupi eshte varur ne pjesen e jashtme te shkalleve, duke mos pasur mundesi qe te shpetoje apo te therrase per ndihme.

    Ishte djale i qete dhe i rregullt

    Fqinjet e 20-vjecarit tregojne se Rizai ishte nje djale i qete dhe nuk kishte shfaqur probleme me pare. Ai ishte punesuar se bashku me vellane e tij, Besin, ne qendren tregtare qe ndodhet ne nje nga zonat qendrore te qytetit te Durresit. Banesa dykateshe ku ka ndodhur ngjarja gjendet ne unazen e Shkozetit prane mbikalimit ku kryqezohet rruga automobilistike me shinat e trenit. Familja Xeka rrinte prej disa kohesh me qira ne kete shtepi dhe kishte ardhur nga fshati Qerret i rrethit te Durresit.

    "Vras veten, se me hoqen nga puna"

    Perpara se te kryente gjestin e fundit, 20-vjecari ka lene nje SMS, drejtuar vellait te tij me te madh, Besit. Ishte pikerisht ai qe mberriti i pari ne shtepi, me te marre vesh per tragjedine. Sipas policise, mesazhi ishte shkruar ne telefonin celular te te riut, por ndonese kishte selektuar emrin e te vellait, i riu nuk i ka dhene komanden e dergimit. “Me hoqen padrejtesisht nga puna! Ju dua shume te gjitheve!”, - ka shkruar Riza Xeka para se te hidhej ne litar. Telefoni i gjetur prane shkalleve eshte administruar ne cilesine e proves materiale. Ato pak fjale te shkruara jane konsideruar nga uniformat blu nje argument i mjaftueshem per te cilesuar ngjarjen si “vetevrasje”, te shkaktuar nga tronditja prej largimit nga puna.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Largohet nga puna, vetevaret 20-vjecari.

    Ngushellimet familjes, dhe pse kjo menyre zgjidhje qe ka gjetur nuk ishte ajo qe i letesoi gjerat. Kishte shume menyra te tjera, vendet e punes jane te panumerta.

  3. #3
    i/e rregjistruar 20% Maska e Alb-Angel
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    385
    Reputacioni
    0

    Re: Largohet nga puna, vetevaret 20-vjecari.

    Sa gjynah!! Ngushellime familjes!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Nuk e perballoi dhimbjen, vetevaret 3 dite pas te dashurit
    Nga olsii nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 05:10 PM
  2. Njė ekzekutiv i lartė i Apple largohet “me dėshirė” nga puna
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-08-2010, 06:15 PM
  3. Largohet nga puna shkaku i shkronjave tė mėdha nė e-maila
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2009, 07:13 PM
  4. Vetėvaret 24-vjeēari, humbi paratė nė kazino
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-03-2009, 07:33 AM
  5. Vetevaret pedagogu, mister shkaqet
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-02-2008, 10:06 AM