Ollga, emri mė popullor dhe mė i preferuar i publikut shqiptar pėr Artisten e Popullit Violeta Manushi do tė mbetet nė sėnduqet e arta tė kujtesės Kombėtare. Po aq sa edhe vepra dhe karakteri i pavdekshėm dhe i paaritshėm i saj nuk do tė shuhen kurrė. Njė universitet mė vete, njė akademi e gjallė, njė rrugė filmike-aktrimi me njė thesar disavjeēar. E paharueshmja Manushi edhe pse fizikisht nuk do tė jetė mė mes nesh, do tė jetė pandashėm nė ēdo skenė, nė ēdo skenar e nė ēdo udhėrrėfim pėr talentet dhe tė ardhmėn e bukur tė kinemasė shqiptare. Natyrshėm ajo sėshtė vetėm kaq. Ajo meriton dhe do tė meritojė mė tepėr nė tėrė hapėsirėn e kulturės dhe trashėgimisė shqiptare.
Artistja e Popullit, e nderuar edhe me titullin Qytetare Nderi e Tiranės
Aktorja e njohur eshte shuar ne moshen 81 vjecare, duke lene pas emrin e aktores se madhe te skenes dhe filmit, gruan e shquar te Kombit, qe jeten dhe energjite ia kushtoi skenes dhe popullit qe e duatrokiti per 60 vite qe ajo interpretoi ne skene. Vjoleta manushi eshte ngjitur per here te pare ne skene ne 1946 dhe ne karrieren e saj artistike numerohen mbi 100 role ne teater dhe 16 role ne kinema. Aktorja do te mbahet mend per rolet e saj te spikatura, nder me te vecantet teto Ollga ne Zonja nga qyteti ku fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977, dhe teto ne komedine Pallati 176. Ajo ka shkelqyer dhe ne rolet protagoniste ne komedite Grate gazmore te Uindsorit, Morali i zonjes Dulska. Nga dramaturgjia kombetare vecojme intepretimet e suksesshme te saj ne rolin e Olimbise ne Karnavalet e Korēes, Zyhrane te Fytyra e dyte, Nicen te Gjenerali i ushtrise se vdekur. Vjoleta manushi lindi ne korce me 6 mars te 1926 ndersa prej vitesh jetonte ne tirane ku u nderua dhe me titullin qytetare nderi e tiranes me rastin e 80 vjetorit te lindjes se saj. Qe nga muajit tetor i vitit te kaluar,pas nje operacioni ne vesh,aktorja u diagnostikua se vuan nga nje semundje e pasherueshme. Kjo e detyroi aktoren e madhe qe te largohej nga skena
Jeteshkrimi:
Violeta Manushi lindi me 6 mars 1926 ne Tirane. Ajo eshte nje nga ikonat e Teatrit Kombetar te Tiranes, aktive edhe pas 48 vjetesh! Aktore e madhe, qe ka shkelqyer njesoj si ne komedi (Ollga tek Zonja nga qyteti) ashtu edhe ne drame (Nica tek Gjenerali i ushtrise se vdekur). Numeron mbi 100 role ne teater dhe 16 ne kinema. Ne maj 2004 u rikthye me sukses ne skenen e Teatrit Kombetar, me tragjikomedine Streha e te harruarve. Ish-punetorja e tipografise, vetem 20 vjeēe u regjistrua ne shkollen e pare dramatike, te hapur prane Teatrit te Shtetit (sot TK), me 1946. U shqua menjehere per vertetesi, spontanitet e natyrshmeri te rralle, por edhe disipline e vullnet te hekurt. Ne dramen Oret e Kremlinit (1957) ajo luajti njeheresh tre role, duke shenuar keshtu nje rekord origjinal, ende ne fuqi. Me pas shkelqeu ne rolet protagoniste ne komedite Grate gazmore te Uindsorit (1959) dhe Morali i zonjes Dulska (195. Nga dramaturgjia kombetare interpretoi me shume sukses Olimbine te Karnavalet e Korēes (1964), Zyhrane te Fytyra e dyte (196, Nicen te Gjenerali i ushtrise se vdekur (1971), Ollgen te Zonja nga qyteti (1975) dhe teton te Pallati 176 (1985), duke u transformuar teresisht ne secilin prej tyre. Ka luajtur edhe ne 16 filma, qe nga Tana (195 e deri tek Rrethimi i vogel (1989) dhe nje teledrame Gjenerali i ushtrise se vdekur (1976). Per rolin e teto Ollges tek Zonja nga qyteti fitoi Medaljonin e Festivalit te Filmit me 1977.
Filmografia
Eja! - (1987)
Rrethimi i vogel - (1986)
Taulanti kerkon nje moter - (1984)
Nje shoqe nga fshati - (1980)
Pertej mureve te gurta - (1979)
Zemrat qe nuk plaken - (1977)
Zonja nga qyteti - (1976)
Vitet e para - (1965)
Debatik - (1961)
Tana - (195