Prishtinė, 6 mars - Lidhur me rastin e vrasjes sė njė fėmije 14 vjeēar nga fshati Uglar i Gjilanit, policia ka arrestuar njė tė dyshimtė. I arrestuari ėshtė nga fshati i banuar me serbė - Pasjan i Komunės sė Parteshit. Ai ėshtė ndalė pėr 48 orė pėr hetime. I arrestuari Zh. S (44), dyshohet tė jetė i pėrfshirė nė rastin nė fjalė.
Policia nuk ka bėrė tė njohur identitetin e viktimės, por nga familjarėt mėsohet se bėhet fjalė pėr Leutrim Musliun, i lindur mė 1997, raportoi koha.net.
Ky rast, qė ka tronditur Gjilanin, ka ndodhur pasditen e sė shtunės, ku, sipas policisė, viktima, i shoqėruar nga babai dhe disa persona tė tjerė, po ktheheshin nga mali, ku kishin shkuar pėr tė marrė dru. Sipas prindit tė fėmijės sė vrarė, ata ishin gjuajtur me tė gjitha llojet e armėve nga tė dy krahėt. Ai thotė tė ketė qenė si luftė dhe se janė pėrdorur edhe bomba.
Sipas Rrahim Musliut, prindit tė Leutrimit tė vrarė, ata janė gjetur nė mes tė shtėnave nga tė dyja krahėt. Ai ka thėnė se ka pasur dy grupe dhe se prej njėrės anė i ėshtė vrarė djali, ndėrsa nga tė shtėnat e anės tjetėr i ėshtė vrarė kali, me tė cilin bartte drutė.
Sipas tij, tė shtėnat nga tė dyja anėt nuk kishin pushuar. Ndėrkohė Leutrimi i plagosur ėshtė dėrguar nė Emergjencėn e Spitalit Rajonal tė Gjilanit, ku konstatohet vdekja e tij nga plagėt e marra prej armės sė zjarrit. Sipas Rrahimit, dyshohet se ishte shtėnė nga automatiku.
Ndėrkaq, Policia ka njoftuar tė dielėn se gjatė bastisjes nė shtėpinė e serbit tė dyshuar pėr vrasjen e fėmijės, ėshtė gjetur njė pushkė gjuetie dhe disa fishekė.