Receta Gatimi

Chuck Norris shqiptar: Lek Plepi – VIDEO


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    i/e rregjistruar 20% Maska e lovee
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Postime
    251
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    Chuck Norris shqiptar: Lek Plepi – VIDEO


    Historia Lek Plepi
    Lek Plepi ėshtė fenomeni qė u bė i famshėm pėr disa javė, vetėm prej njė modeli flokėsh.
    Dikush e pa nė Internet, ua tregoi shokėve. U mahnitėn me tekstet e tij, dhe e shpėrndanė aq shumė mes njėri-tjetrit), saqė pėr gallatė, u bėnė rreth 100 mijė fansa nė FB, aq sa nuk ka anėtarė as PD. Kuptohet, pėr gallatė. A nuk votuam monarkinė para nja 14 vjetėsh, po pėr gallatė? Shyqyr qė atėherė dikush me mend, manipuloi votat.
    Pa ndonjė formim tė qėndrueshėm artistik, pa asnjė background kulturor, i ardhur nga njė enklavė gjeografike, me videoklipe amatore pa vlerė tė xhiruara nė oborrin e vet, me tekste naive kėngėsh qė tė bėjnė tė qeshėsh me tė madhe, sikur po sheh komedinė mė tė bukur tė vitit, Lek Plepi, e argėtoi aq shumė popullin e Facebook-ut sa bėri qė nė disa emisione televizive, ta merrnin pėr tė ftuar, por qė dukshėm, nuk donin ta merrnin seriozisht. Ėshtė koha pėr ta marrė shumė seriozisht Lek Plepin.


    Muzika Lek Plepi?
    E vetmja gjė qė Lek Plepi do donte tė bėnte, ėshtė tė kėndojė pėr ne. E vetmja gjė qė ne nuk duam prej tij, ėshtė qė tė kėndojė pėr ne. Muzika e tij, pėr tė gjithė ata qė janė “fansa” tė tij nė FB, nuk vlen. Pėr ta, Leka ka vlera tė tjera, kryesisht baluket. E megjithatė, Lek Plepi ka siguruar koncertet e veta tė para, ku njerėzit, nuk do shkojnė pėr ta dėgjuar, por pėr “ta parė”.


    Pse, Lek Plepi?
    Pse, Lek Plepi e jo njė tjetėr? Youtube ėshtė i mbushur me amatorė qė dėshirojnė tė ēajnė me muzikė, qė kanė tekste po aq naive, mos mė shumė, qė kanė modele akoma mė tė frikshme flokėsh.
    Po, sepse janė disa “hollėsira fatale”, do e kish quajtur Keko. “Koincidenca fatlume”, mė mirė me thėnė.
    Lek Plepi, u bė mit sepse rastisi tė bashkohen nė tė njėjtin ēast disa faktorė: stresi i madh social i akumuluar dhe nevoja pėr ta shkarkuar kėtė stres, nevoja pėr njė figurė tė re argėtuese, qė duhet nxjerrė shpejt, se nuk ka kohė ta presim sa tė dalė nga bankat e shkollės, nevoja pėr tė gjetur njė fenomen me tė cilin tė konfrontojmė vlerat tona.
    Dhe, Lek Plepi qėlloi nė ēastin perfekt.
    Naiviteti i zotit Plepi, bashkuar me modelin e flokėve, me naivitetin gazmor tė teksteve tė tij, me amatorizmin muzikor qė ai e pėrjeton shumė seriozisht, me pėrhumbjen e tij naive kur del nė ekran, me faktin qė nuk kupton kodin e kryeqytetit (Ēani: – A ke njė tė dashur me emrin Dorina? Leka: – Jo, nuk e ka Dorina, mė duket).
    Tė tėra kėto e bėjnė kandidatin perfekt pėr atė qė publiku i Facebook-ut kishte nevojė.
    Ne kishim nevojė, pėr njė njeri me ato tekste, me atė model flokėsh, dhe qė nuk pranon duet me Robbie Williams, sapo merr vesh qė ky, qenka gei.
    Lek Plepi si Ēak Norris
    Ka njė fenomen nė rrjet, qė quhet welovechucknorris.blogspot.com. Pak vjet mė parė njė grup njerėzish, filluan tė shkruajnė pėr Ēak Norris tė gjithė gjėrat qė lexojmė sot pėr Plepin. Menjėherė u bė superhit nė rrjet. “Maradonėn e dėrgoi zoti nė Tokė pėr tė mėsuar futboll. Ēak Norris, urdhėroi zotin pėr tė dėrguar Maradonėn”.
    Ka pasur disa tendenca mė parė pėr tė ndėrtuar njė version shqiptar tė welovechucknorris, por kandidati perfekt nuk kishte ardhur ende.
    Pra, ne nuk duam qė Lek Plepi tė flasė. Ne na argėton vetėm kur ai qesh nė ekran kur dikush i lexon bėmat e tij nė internet: “Lek Plepi ėshtė aq i shpejtė, sa lėpin sqetullėn pa prekur qimet”. Dhe Leka vetė, qesh me tė madhe, duke na bėrė tė lumtur.
    E Ardhmja e Lek Plepit.
    Nėse dikush mendon qė Lek Pelpi ėshtė gaztori i radhės, e ka shumė gabim. Lek Plepi ka pėr tė mbetur gjatė. Bota njeh shumė raste tė tillė. Nėse ne vazhdojmė tė pompojmė tė tilla raste, nuk do mund t’i shfryjmė mė. Sot, ne bėjmė “gallatė” me zotin Plepi. Nesėr, kur, Lek Plepi tė ketė bėrė shumė para falė qejfit ėt femrave pėr tė bėrė gallatė me flokėt e tij, apo qejfit tė meshkujve pėr t’u shkrirė gazit me tekstet e tij, nuk do jemi mė ne qė do bėjmė gallatė me Lek Plepin. Nesėr, ai mund tė blejė njė stacion radioje e tė flasė pėr VIP-at, mund tė zėrė kohė TV duke dhėnė kėshilla pėr jetėn, mund tė blejė dhe njė kanal muzikor e tė luajė tėrė ditėn kėngėt e tij, mund tė blejė kompozitorėt mė tė mirė, regjisorėt mė tė mirė, dhe anti-artin e vet tė na e servirė nė njė pjatė argjendi, pa na e dhėnė mundėsinė qė t’i themi “jo”. Mund tė garojė dhe pėr deputet, e ta kemi me imunitet.
    Shumė hiēe artistike janė ngulitur pėrjetė nė gardhin tonė artistik tashmė, sepse kanė krijuar pavarėsinė financiare pėr tė na u imponuar.
    Pėr momentin, mund tė duket se ėshtė njė lodėr gazmore nė kohė tė turbullta. Por, nesėr, mund tė ndėrrojmė vendet. Jo mundet, por sigurisht qė po. Lek Plepi do tė ketė bėrė aq shumė para, sa do mund tė na blejė tė tėrėve, neve, simpatinė tonė, mbėshtetjen tonė dhe gustot tona.

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e lovee
    Anėtarėsimi
    Feb 2011
    Postime
    251
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    14

    Lek Plepi nė FB.
    “Fenomeni” Lek Plepi rikonfirmon edhe njė herė qė FB, qė duhej tė ishte vetėm njė “gadget” pėr tė na argėtuar ėshtė njė qenie tashmė, qė mund tė ndryshojė fatet e njė njeriu. I vetmi problem me kėtė kafshėz nė dukje lozonjare qė quhet Facebook, ėshtė qė mund tė sillet nė mėnyrė tė pakontrollueshme. Madje, problemi i vėrtetė ėshtė nėse dikush, do jetė aq i zgjuar sa ta pėrdorė kėtė kafshė pėr qėllimet e veta (larg qoftė, tė zeza).

    My name is…
    Tėrė kjo gallatė nė Internet tė kujton njė batutė tė vjetėr:
    My name is Bond, James Bond.
    My name is Off, **** Off.

    Shifra tė jashtėzakonshme popullariteti
    Ka mbi 100 mijė shqiptarė fansa nė vetėm 2 muaj. Ka mė shumė faqe nė Facebook se Adi Krasta dhe Ardit Gjebrea mbledhur bashkė nė vite dhe ia kalon edhe Ēiljeta Xhilagės pėr numrin e vizitorėve online.
    Ardit Gjebrea
    Nėse kėrkon nė Facebook pėr kėngėtarin, prezantuesin dhe personin Ardit Gjebrea tė shfaqen 39 faqe. Vetėm katėr faqe janė hapur nga fansat dhe nė to gjenden 13.835 njerėz qė e pėlqejnė. Faqja mė e madhe e Ardit Gjebresė mban emrin e tij dhe ka 13.069 njerėz qė e pėlqejnė. Dhe kėto shifra, pėr vite tė tėrė aktivitet artistik.
    Lek Plepi
    Personazhi Lek Plepi, rreth 34 vjeē, nga Dukagjini me banim nė Shkodėr, ka “pushtuar” Facebook-un vetėm nė 2 muaj. Nėse kėrkon pėr tė, tė shfaqen mė shumė se 150 faqe. Vetė Lek Plepi nuk ka hapur asnjė faqe, tė gjitha janė hapur nga njerėzit e tjerė. Vetėm njė nga faqet e Lek Plepit (e titulluar Lek Plepi ėshtė Legjendė. Sepse, si thotė ai ashtu bėhet) ka 48.809 njerėz qė e pėlqejnė.
    Adi Krasta
    Nėse kėrkon nė Facebook, emri i Adi Krastės shfaqet nė 36 faqe tė ndryshme. Vetėm njėra prej tyre ėshtė faqe qė janė anėtarėsuar dashamirėsit e Krastės. Nė total Krasta ka 8228 dashamirės. Faqet e tjera janė individė tė ndryshėm qė kanė emrin Adi Krasta, apo kanė hapur faqe pėr tė. Nėse kėrkon nė youtube, emri i Adi Krastės shfaqet nė 91 video tė ndryshme. Kryesisht janė video nga emisionet e tij, ku personazh kryesor janė tė ftuar tė ndryshėm.
    Ēiljeta Xhilaga
    Kėngėtarja dhe anėtarja e kryesisė sė Partisė Demokratike, Ēiljeta Xhilaga ka mė shumė se 100 faqe nė rrjetin social Facebook. Pothuajse tė gjitha faqet janė hapur nga njerėz tė ndryshėm dhe kanė fotografinė e Ēiljetės. Nė total faqet e Ēiljetės pėlqehen nga rreth 55 mijė njerėz. Faqja kryesore mban emrin e saj dhe ka 45.077 njerėz qė e pėlqejnė. Nė youtube emri i Ēiljeta Xhilagės shfaqet 875 herė. Kryesisht janė kėngė tė ndryshme tė Ēiljetės.

    Kujdes, ėshtė “ngjitėse”…

    Kur i telefonuam nga redaksia njė sociologu, bashkėpunėtor i vjetėr i Shekullit dhe i folėm rreth idesė pėr tė shkruar mbi Lekėn e ēuditshėm si fenomen social, ai kėrkoi njė gjysmė ditė kohė. Dje nė drekė, u lidh nė telefon me redaktorin pėrkatės dhe i thotė: “Shkrimi ėshtė gati, hidhi njė sy nė e-mail dhe mė thuaj..”
    Pas 10 minutash, mes sociologut dhe redaktorit zhvillohet kjo bisedė online:

    Redaktori: Shumė bukur, tė falėnderoj. Isha i bindur qė do shkruaje atė qė duhej…
    Sociologu: Ehh… Epo pėr Lek Plepin, fjalėt rrjedhin vetė
    Redaktori: Hahaaa, mė duket se nise dhe ti nga batutat
    Sociologu: Jo, jo, mė shpėtoi pa dashur… Mos harroni ta vini nė listėn e honorareve.
    Redaktori: Pa merak. Pėr Lek Plepin, bankat kryejnė pagesa pa u derdhur lekė nga kompanitė…

    Kaq ishte dialogu. Tė dy, si sociologu, si redaktori ranė nė “kurthin” e batutave me Lekėn. E shihni? Me sa duket, ėshtė ngjitėse, kujdes!

    Flasin Zyhdi Dervishi dhe Artemisa Shehu

    Pro dhe Kundėr, dy vėshtrime
    sociologėsh pėr Lekėn si dukuri
    Ne e quajtėm sot nė titullin e Shekullit “Nastradini i ri shqiptar”. Sepse batutat dhe historitė e tij, kanė mbushur rrjetet sociale, dhe tani ēdo gjė, edhe ato qė Leka nuk i ka parė as nė ėndėrr, i atribuohen si veprime kėtij djali tė ardhur nga hiēi. Ka vetėm pak ditė qė “qarkullon” dhe nė Google mund tė gjesh menjėherė rreth 60 mijė rezultate me emrin e tij. Pėr tė mos pėrmendur fansat nė Facebook.

    Mund ta quash me shumė zemėrgjerėsi njė “kantautor amator”, por nė fakt as ai vetė nuk e di ēfarė ėshtė. Ti vesh njė emėr kėsaj dalldisje pas tij, prapė ėshtė e vėshtirė. Biseduam me dy sociologė dhe ata kanė kėndvėshtrime tė ndryshme mbi Lekėn si dukuri sociale.
    Pėr sociologun e njohur Zyhdi Dervishi, fenomene tė tilla marrin jetė nga njė rrjet qė ka tė bėjė me arsimimin dhe komunikimin e dobėt, rrjet tė cilin z.Dervishi e quan “tė kufizuar, tė thjeshtė dhe vulgar”. Por sociologia Artemisa Shehu sheh diēka tjetėr tek kjo dukuri. “Lek Plepi mund tė klikohet edhe pėr guximin qė ka, duke kėrkuar dhe provuar tė konkurrojė me tė tjerėt”,-thotė znj.Shehu.
    Zyhdi Dervishi: Dukuritė si Leka i pjell vegjetimi nė boshllėk

    Nė shoqėrinė shqiptare ka njė diferencė tė madhe nivelesh. Nėse pėrpara viteve ’90-tė ata qė shkolloheshin kishin njė nivel mė tė arrirė, tani ka mjaft qė po mbarojnė shumė shkolla, dy-tre fakultete njėkohėsisht, por niveli kulturor, teorik ėshtė shumė i ulėt. Kemi shumė shqiptarė me disa diploma e mastera, por qė mund tė quhen ‘analfabetė me diplomė’. Patjetėr qė ka pėrgjegjėsi dhe shteti. Njė shtet qė funksionon normalisht. Por nė Shqipėri ka kohė qė shteti nuk funksionon. Shteti ėshtė shndėrruar nė njė ndėrmarrje ‘sh.p.k’ pėr tė mbushur xhepat dhe interesat e nėpunėsve, e jo si njė mekanizėm nė shėrbim tė qytetarėve. Njė shtet demokratik me parametra normalė, as tė mira apo shumė tė mira, por normalė, ka pėrgjegjėsi tė madhe pėr mirėarsimimin e tė rinjve. Por shtet qė lejon tė abuzohet hapur, qė bėn sehir nė tė gjitha nivelet e shkollimit, nuk ėshtė shtet.
    Ndaj mjaft segmente tė shoqėrisė shqiptare tė ditėve tona vegjetojnė nė boshllėk. Nuk kanė objektiva vetjake pėr tė arritur, nuk kanė kėrkesa ndaj vetes. Kalojnė kohėn nė komunikimin elektronik. Dhe kjo ėshtė njė nga arsyet kryesore pse pėrqafohen dukuri si ‘Lek Plepi’.

    Artemisa Shehu: Leka klikohet edhe pėr guximin pėr tė konkurruar

    Lek Plepi mund tė klikohet edhe pėr guximin qė ka, duke kėrkuar dhe provuar tė konkurrojė me tė tjerėt.
    Nuk paragjykoj asgjė tė tij. As pamjen. Shoqėria sot ėshtė heterogjene. Nuk mund t’i ndajmė dot veē ca, e veē ca. Sot janė pėrzier ngado nėpėr Shqipėri banorė tė zonave rurale me ato qytetare si njė shoqėri nė pėrzierje, tranzicion. Nėse nuk bėhemi homogjenė, ėshtė vėshtirė tė ecim me atė lloj hapi qė duam.
    Fakti qė ka gjetur shumė fansa ėshtė edhe prej risisė qė ai sjell. Nuk ka ndodhur shpesh nė mėnyrė tė tillė, por ja qė, sado e rėndomtė qoftė, ndodh. Kėrkohet diēka trandy, e ēuditshme, e paprovuar mė parė, ndaj ky pėlqehet. Rinia sot po largohet nga kultura, tradita, vijimėsia.

    Kėngėtarėt pėr Lekėn…

    Ai ėshtė bėrė i famshėm fillimisht nėpėrmjet Facebook-ut, por vetėm nė pak ditė fama e tij “ka zbritur nė tokė”. Ndoshta merita mė e madhe nė kėtė situatė i takon atij qė ka shpenzuar fillimisht kohė dhe ka krijuar faqe online pėr Lekėn, ndoshta pas “njeriut tė famshėm” fshihet njė dorė qė e bėri tė tillė. Sidoqoftė, sot jemi nė njė dalldi tė vėrtetė online, siē tregojnė shifrat e Facebook-ut, por jo vetėm. Ata qė e pėrdorin rrjetin social me siguri i ka dal qoftė edhe njė herė tė vetme emri i Lek Plepit pėrballė. Ne kemi pyetur edhe disa kėngėtarė pėr Lekėn. Shumica prej tyre nuk kanė dashur tė komentojnė, ndėrsa emrat qė po ju paraqesim mė poshtė kanė ndarė me ne mendimet e tyre pėr djalin e ēuditshėm qė mbrėmė ka arritur kulmin e vet i ftuar nė njė nga lokalet e natės mė nė zė tė Tiranės, Venue Club.
    Orgesa Zaimi
    “T’ju them tė drejtėn nuk e di ca ėshtė. Veēse mė kanė mbyt me linke tė kėtij njeriu, por s’di ca tė them. Fama dhe popullariteti i tij ėshtė diēka qė mua mė ka bėrė padiskutim pėrshtypje. Mendoj se gjėrat e ēuditshme, tė ndryshme, gjithmonė ju bėjnė pėrshtypje shqiptareve. Unė mendoj se ashtu siē po e ngrenė kėtė personazh ashtu do e rrėzojnė. Nuk parashikoj datė apo kohė, por di tė them qė “ēudia mė e madhe kėtu te ne tre ditė zgjat”.
    Beatrix Ramosaj
    “Ēdo njeri ka vendin e vetė nė kėtė botė. Ėshtė publiku ai qė bėn selektimin. Lek Plepi ėshtė kthyer tanimė nė njė legjende virtuale. Pėr sa kohė ky ėshtė fakt, tregon se nė personalitetin e kėtij djali ka diēka tė veēantė. Se ēfarė ėshtė kjo e veēantė nuk mund ta them, ndoshta duhen pyetur pėrdoruesit e Facebook-ut ose vetė Lek Plepi…”
    Devis Xehrahu
    “Unė sot erdha nė Shqipėri dhe po sot dėgjova pėr herė tė parė bėmat e kėtij humoristi. Mė vjen pėr tė qeshur tani qė po flas, sepse mė folėn disa miqtė e mi pėr tė dhe nga sa kuptova ai qenka tip i lezeēėm. Mesa duket di tė jetė vetvetja, domethėnė humorist. Por, pėr mė shumė do ta dėgjojė sonte tek Venue ku kėndoj edhe vetė dhe mund tė them mė tepėr pasi ta takoj”.


  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    AHhaah prap ky mo haha sa kam qeshur me kete ,

    Ishalla nuk i ka shpetuar pa lexuar kjo tema labes

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Ky Plepi po behet popullor sa Obama!!!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Je shqiptar kur...
    Nga labja nė forum Barsaleta dhe Humor nė Vite
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-06-2013, 08:49 PM
  2. Para vdekjes, 17 vjeēari video lamtumire nė Youtube (VIDEO)
    Nga olsii nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 19-05-2012, 11:43 PM
  3. Absurdi shqiptar, gjeniu i vėrtetė i matematikės! (Video)
    Nga MAJDI nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-09-2011, 10:06 PM
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-08-2011, 05:30 PM