CEO i Rovio, Mikael Hed ka bėrė tė ditur se “Angry Birds” do tė debutojė edhe nė Facebook gjatė muajit tė ardhshėm dhe se me tė do tė paraqiten edhe disa aspekte tė reja qė nuk janė pėrjetuar nė asnjė platformė tjetėr.


Sipas “All Facebook”, Hed ka pėrdorur fjalėn bashkėpunuese pėr tė pėrshkruar aspektet e lojės, duke shtuar se “derrat do tė kenė njė rol mė tė shquar”.

Nėse shikoni faqen e “Angry Birds” nė Facebook ju do tė shihni se diēka ėshtė duke ndodhur, dhe po qė se ju i bėni “Like” faqes atėherė Rovio premton se do t’ju mbajė tė informuar me tė gjitha lajmet e fundit mbi migrimin e radhės sė “Angry Birds” drejt Facebook.

Nė anėn tjetėr duhet theksuar se zhvilluesit e lojėrave duhet tė pėrcjellin me vėmendje ngritjen e mahnitshme tė “Angry Birds”. Nė rend tė parė ajo u paraqit si titull pėr iPhone, dhe mė pas kaloi nė Android, pastaj Palm dhe Nokia, dhe sė fundi shumė versione tė lojės janė paraqitur pėr PC, PSP/PS3, Windows Phone 7, dhe duket se ka plane edhe pėr film, seri tė animuara dhe madje edhe njė version 3D nė pėrpunim e sipėr. E duket se muajin e ardhshėm do tė jetė edhe nė rrjetin social mė tė madh nė botė.

Por ēfarė mendoni ju rreth “Angry Birds”? Si do tė duket ajo nė Facebook? Dhe ēfarė mund tė sjell me vete? Mos hezitoni dhe komentoni mė poshtė. /pcworldalbanian