Ēfarė duhet tė dini qė zgjedhja juaj tė jetė sa mė e drejtė?
Pėr shkollat e larta publike
1) Mbi programin e studimit
Programi i studimit duhet tė pėrgatisė studentėt pėr tregun e punės dhe pėr studime tė mėtejshme. Nėse programi bėn pjesė nė profesionet e rregulluara, tė diplomuarit, pas praktikės profesionale, i nėnshtrohen provimit tė shtetit, qė zhvillohet jashtė shkollės sė Lartė.
Profesionet e rregulluara janė: mjekėsia, stomatologjia, farmacia, infermieri, mami, fizioterapi, mėsuesia, arkitektura, veterinaria dhe inxhinieria.
Pėrpara zgjedhjes:
- Informohuni mbi programin e studimit.
- Pyesni sa studentė diplomohen nė kėtė program dhe sa prej tyre janė punėsuar.
- Pyesni si zhvillohen provimet e lėndėve dhe si administrohen ato.
- Pyesni nėse kreditet (ECTS) qė fitoni aty, janė tė transferueshme brenda ose jashtė vendit.
2) Mbi profesoratin e shkollės
Shkolla e lartė duhet tė ketė pedagogė tė kualifikuar, me tituj “Master”, “Doktor”, “Profesor i asociuar” dhe “Profesor”.
- Njihuni me pedagogėt e moduleve dhe kualifikimin e tyre.
- Pyesni studentėt aktualė nėse janė tė kėnaqur me pedagogėt.
- Pyesni pėr tekstet mėsimore qė pėrdorin pedagogėt, dhe pėr ēmimet e teksteve.
3) Mbi pėrshtatshmėrinė e mjediseve
- Vizitoni ambientet, laboratorėt dhe informohuni pėr gjendjen aktuale tė tyre; pėr orarin e bibliotekės dhe pėr lidhjen me internet.
- Interesohuni nėse shkolla ka konvikte dhe informohuni pėr gjendjen e tyre.
4) Mbi kujdesin ndaj studentėve
- Informohuni pėr zyrėn e kėshillimit tė studentėve, pėr pedagogėt kujdestarė dhe pėr kėshillat studentore.
- Pyesni studentėt aktualė nėse ata janė tė kėnaqur me shkollėn e lartė qė kanė zgjedhur.
Pėr shkollat e larta private
1) Mbi statusin ligjor tė shkollės sė lartė dhe tė programit tė studimit
Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet tė jenė tė licencuara me vendim tė Kėshillit tė Ministrave tė Republikės sė Shqipėrisė. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Kėshilli i Akreditimit, me urdhėr tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės.
Prandaj, pėrpara zgjedhjes:
- Kėrkoni nga shkolla e lartė: Vendimin pėr licencimin e programit tė studimit, si dhe Urdhrin e Ministrit pėr akreditimin e programit.
- Sigurohuni qė programi i studimit tė jetė i akredituar pėrpara lėshimit tė diplomės.
- Klikoni gjithmonė faqen e internetit tė APAAL www.aaal.edu.al dhe/ose (www.mash.gov.al), pėr tė parė statusin ligjor tė institucionit.
- Pyesni nėse kreditet (ECTS) qė fitoni aty, janė tė transferueshme brenda ose jashtė vendit.
- Pyesni nėse programi bėn pjesė nė profesionet e rregulluara.
- Interesohuni pėr mundėsinė e punėsimit pas pėrfundimit tė studimeve dhe sa pėr qind e tė diplomuarve nė programin pėrkatės janė punėsuar.
2) Mbi tarifėn e shkollės dhe formėn e pagesės
Shkollat e larta duhet tė vendosin tarifa shkollimi sipas cilėsisė sė diplomės qė ofrojnė.
Prandaj:
- Informohuni pėr tarifat e shkollimit dhe pėr format e pagesės sė tyre.
- Tarifat nuk paguhen pa u ofruar shėrbimi dhe jo njėherėsh pėr tė gjithė programin e studimit.
- Tarifa tė favorshme janė tarifat qė do tė paguhen me kėste.
3) Mbi lidhjen e kontratės
Nėse ju vendosni tė studioni nė njė shkollė tė lartė private, kontrata qė lidhet mes jush dhe shkollės, duhet tė jetė nė favorin tuaj.
Prandaj:
- Sigurohuni qė kontrata tė lidhet nė prani tė njė noteri.
- Kėrkoni qė kontrata tė ketė terma tė qartė mbi shėrbimin qė do tė merrni, si dhe pėr format e pagesės sė tarifės sė shkollimit.
- Kėrkoni qė nė kontratė tė vendosen kushtet pėr tė drejtėn e ēregjistrimit tuaj, nėse shkolla e lartė nuk pėrmbush detyrat e pėrcaktuara nė tė.
- Interesohuni pėr detyrimet qė ka shkolla e lartė ndaj jush, nėse ajo, pėr shkaqe tė ndryshme, ndėrpret veprimtarinė e saj.
4) Mbi profesoratin e shkollės
Shkolla e lartė duhet tė ketė pedagogė tė kualifikuar, me tituj “Master”, “Doktor” e “Profesor”.
Prandaj:
- Njihuni me pedagogėt e lėndėve tė profesionit.
- Pyesni studentėt aktualė nėse janė tė kėnaqur me pedagogėt.
- Njihuni me numrin e pedagogėve tė punėsuar me kohė tė plotė dhe kualifikimin e tyre.
- Pyesni pėr tekstet mėsimore qė pėrdorin pedagogėt, dhe pėr ēmimet e teksteve.
5) Mbi pėrshtatshmėrinė e mjedisit
Mjedisi shkollor duhet tė akomodojė tė gjitha nevojat pėr studim tė studentėve, pėr tė gjitha programet e studimit qė ofrohen. Pėr programet e mjekėsisė, tė inxhinierisė e tė shkencave natyrore, shkolla e lartė duhet tė zotėrojė laboratorė pėr orėt e praktikės. Biblioteka duhet tė kėtė literaturė tė pėrdorshme nė orėn e mėsimit dhe online.
Pėrpara se tė zgjidhni: vizitoni sallat, laboratorėt dhe bibliotekėn, mjediset e praktikave mėsimore dhe lidhjen me internet pėr tė gjithė shkollėn.
6) Mbi kujdesin ndaj studentėve
Informohuni nga shkolla, si dhe pyesni studentėt aktualė:
- Si funksionojnė Programet e Tutoriatit, Kėshilli Studentor, si dhe Zyrat e
Kėshillimit tė Studentėve?
- A janė tė kėnaqur me shkollėn qė kanė zgjedhur?