Disa persona tė shquar, si aktorja Elizabeth Hurley dhe kėngėtarja Cheryl Cole, treguan pak kohė mė parė se ndiqnin dieta qė bazoheshin mbi grupin e tyre tė gjakut.
Sipas metodės sė pėrdorur nga tyre, besohet se nė bazė tė grupeve tė ndryshme qė kemi, mund tė maksimalizohen efektet e njė diete, duke ndjekur atė qė pėr trupin ėshtė mė e efektshmja.
Nga studimet e mėtejshme, mėsohet se grupi i gjakut ka njė lidhje tė ngushtė jo vetėm me metabolizmin tonė, por edhe me sėmundjet qė mund tė na prekin.
Kėshtu, siē u publikua sot nė revistėn shkencore “Lancet”, nga njė studim i kryer me 20 mijė persona, u mėsua se njerėzit qė kanė grupin e gjakut O, janė mė pak tė prirur pėr t’u goditur nga infarkti.
Sipas njė prej drejtuesve tė studimit, Muredach Reilly, fakti qė personat me grupin O janė mė tė mbrojtur prej infarktit, mund tė ēojė kompanitė farmaceutike nė eksplorimin e metodave tė reja pėr prodhimin e ilaēeve.
Ai beson se duke u studiuar mė thellėsisht gjenetika e grupit O, do tė jetė e mundur tė krijohet gjeni i vetėm qė ėshtė nė gjendje tė reduktojė riskun.
Duke shkuar mė tej, kėrkuesit theksojnė se cili prej katėr grupeve tė gjakut qė ekzistojnė kanė pikėn e tij tė forcės, por edhe pikat e tij tė dobėta.
Personat me grupin zero kanė njė imunitet mė tė lartė ndaj sėmundjeve, por janė mė tė prirur pėr t’u prekur nga ulēera apo epidemitė, si kolera.
Pėrsa i pėrket grupit A, ėshtė arritur tė zbulohet se personat qė kanė kėtė grup, kanė njė risk mė tė madh pėr t’u prekur prej tumorit tė stomakut.
Pėr t’u dobėsuar, personat me kėtė grup duhet tė hanė ushqime vegjetariane, ndėrsa ata me grupin zero, humbasin peshė nė mėnyrė mė efektive duke u bazuar nė dietat me mish.
Ndėrsa studimi pėr grupin B dhe AB ėshtė ende duke u thelluar, ėshtė zbuluar edhe diēka tjetėr befasuese pėr personat qė kanė grupin A tė gjakut.
Ata tresin me shumė vėshtirėsi yndyrrat dhe proteinat, nėse ato bashkohen bashkė. Personat me grupin A, mund tė tresin shumė lehtė njė sallatė tė shoqėruar me njė fetė djathė.
Por, nėse sallatės dhe djathit i shton dhe njė biftek, atėherė pėr stomakun misioni i tretjes ndėrlikohet shumė.