Destinacione si Londra, Parisi apo Nju Jorku janė vazhdimisht tė preferuara prej turistėve nė tė gjithė botėn, por ekziston edhe njė listė me qytetet shumė pak tė vizituara, ndonėse kanė shumė pėr tė ofruar. Revista amerikane “Travel and Leisure” ofroi njė listė tė kėtyre destinacioneve tė nėnvlerėsuara, midis tė cilave figurojnė emra si Detroiti, Bratisllava apo Gllasgoi.

Detroit – Njė qytet i mrekullueshėm, ku gėrshetohen nė mėnyrė tė shkėlqyer disa projekte madhėshtore arkitekturore tė stileve tė ndryshme. Ndonėse pak i njohur jashtė qytetit, muzeu madhėshtor i motorėve dhe kafja Mongo, e famshme pėr muzikėn mė tė mirė jazz nė botė nuk duhen humbur.

Taipei – Nė vitet 1980-90, kryeqyteti me tre milion banorė i Tajvanit ishte i mbytur nga smogu. Sot, Taipei ėshtė njė prej qyteteve mė tė kėndshme nė botė, i mbushur me hapėsira tė pafundme tė gjelbėrta dhe i famshėm pėr kuzhinėn e tij nė tė gjithė botėn.

Tukson – Qyteti me 500 mijė banorė nė Arizona ėshtė i famshėm pėr fushat e tij tė golfit dhe rodeon, por i ndodhur mes maleve, ai ėshtė edhe njė qendėr e mbushur me bukuri qė i pėrkasin trashėgimisė botėrore. Ndėrtesat historike dhe rrugėt e mbyllura pėr trafikun nė fundjavė, e bėjnė Tuksonin jashtėzakonisht mikpritės, ndėrsa restorantet e tij janė ndėr mė tė mirėt nė botė.

Gllasgou – Londra dhe Manēesteri mund tė pėrthithin tė gjithė turistėt nė Britaninė e Madhe, por ėshtė njė mėkat tė mos vizitosh Muzeun e Arteve nė Gllasgou, qėndrėn me ndėrtime karakteristike skoceze apo miniteatrot e vendosura kudo nėpėr qytet.

Nara – I neglizhuar nė favor tė qytetit fqinj tė Kiotos, Nara ėshtė ish-kryeqyteti perandorak i Japonisė. Pėrveē tempujve tė lashtė budistė dhe ndėrtesave tė perandorit, qyteti ėshtė i pasur me njė kompleks parqesh madhėshtore qė datojnė qė nga shekulli VIII.

Bratisllava – Ndėrtesa madhėshtore, sheshe mahnitėse dhe njė kėshtjellė mesjetare nė mesin e qytetit. Nuk bėhet fjalė pėr Pragėn, por pėr “perlėn” tjetėr pėrtej Danubit, Bratisllavėn. Kryeqyteti i Sllovakisė ka lėnė pas imazhin e blloqeve tė zymta komuniste, ndėrsa qė prej aderimit nė BE ėshtė shndėrruar nė njė qytet dinamik, i mbushur me pabe dhe vende argėtimi.

Providence – I ndodhur pranė Bostonit, qyteti qė pret Muzeun mė tė madh nė botė tė impresionizmit nuk ėshtė shumė i njohur. Njėkohėsisht, ai ėshtė bėrė i famshėm pėr dyqanet dhe restorantet ku shėrbehet me finesėn franceze.

Adelaide – I mbiquajtur “qyteti i kishave”, Adelaide nė Australi mund tė krenohet me njė bregdet piktoresk dhe tė gjatė, me njė respekt tė thellė ndaj popullsisė vendase indigjene, me kulturėn e saj tė kafes, muzetė e artit avangard dhe bienalen e arteve tė Adelaidės, e cila realizohet njė herė nė dy vjet nė mars dhe ėshtė mė e madhja nė botė nė llojin e saj.

Valparaiso – Kush e njeh Valparaison nė Kili? Dy orė me makinė nga kryeqyteti Santiago, Valparaiso ėshtė njė qytet shumėngjyrėsh, i ngritur mbi njė seri kodrash qė i japin disa harkime madhėshtore pamjes sė qytetit. Qėndra ka njė stil bohem, ndėrsa hotelet e shekullit XIX mirėpresin vizitorė tė shumtė. Gjithashtu, mund tė vizitohet muzeu “La Sebastiana” apo shtėpia e fituesit tė ēmimit Nobel pėr letėrsi, Pablo Neruda.