Mbi 90 pėr qind e shqiptarėve tė Kosovės u takojnė familjeve myslimane. Megjithatė, ata njė kohė tė gjatė konsideroheshin se janė imunė ndaj joshjeve islamike.
Por, qė ky konstatim mund tė ndryshojė, tregon emėrimi i njė ish-reperi besimtar (Memli Krasniqi, v.j.) nė postin e ministrit tė Kulturės. Mbetet pėr t'u sqaruar nėse islamizmi qė po rritet ngadalė ka tė bėjė te krimi i Arid Ukės nė Frankfurt, shkruan analisti Norbert Mappes-Niediek nė "Frankfurter Rundschau".
Religjioni shtetėror nė Kosovė ėshtė nacionalizmi shqiptar. "Islami u ėshtė imponuar shqiptarėve": Me kėtė formulė nacionalistėt e bindur i refuzojnė tė gjitha joshjet nga ana e sauditėve dhe muxhahedinėve boshnjakė. Fėmijėt pagėzohen me emra shqiptarė, si Ilir ose Dardan, Vlora ose Teuta. Kush e ka emrin Hajrudin, Nezir dhe Muharrem shpesh i vjen turp.
Heroi kombėtar i Shqipėrisė ėshtė Skėnderbeu, njė princ i krishterė, i cili nė shekullin e 15-tė i mbrojti shqiptarėt atėbotė tė krishterė kundėr osmanėve myslimanė. Menjėherė pas tij vjen Nėnė Tereza katolike. Mjekra dhe mbulesa e femrave janė pjesė e pamjes nė rrugė mbase nė Maqedoninė fshatare, shqiptarėt e atjeshėm konsiderohen konservativė dhe tė prapambetur. Nė Kosovė pas sulmeve tė 11 shtatorit 2001 mbretėroi solidaritet i gjithanshėm me ēlirimtarėt amerikanė.
Por, qė nga atėherė mes nacionalizmit shqiptar dhe fundamentalizmit mysliman ėshtė krijuar njė urė ideologjike. "Sikur tė mos e kishim pranuar islamin, ne sot do tė ishim serbė ose grekė", thotė Abdi Baleta, kryeideolog i kėtyre ideve. Ky shqiptar nga Tirana ka qenė diplomat nėn diktatorin Enver Hoxha dhe qė nga ndryshimet e vitit 1991 ai u prin disa partive tė vogla. Nė Shqipėri ky ka pas vetes vetėm njė pakicė.
Njė kohė tė gjatė Kosova ishte e ēliruar nga idetė e tilla. Nė emigracion, ku shumė shqiptarė tė rinj rriten si pjesė tė njė shtrese tė deklasuar emigrantėsh, tezat e Baletės gjejnė mė shumė mbėshtetje dhe kthehen prapa nė Ballkan.
Ministri i ri kosovar i Kulturės, Memli Krasniqi, pėr disa pjesė tė gjeneratės sė re ėshtė idhull. Vendimi i parė i Krasniqit si ministėr ishte heqja e portreteve tė Nėnė Terezės dhe themeluesit shekullar tė shtetit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, nė korridorin e ministrisė.
*Gazetė e Frankfurtit. Artikulli ėshtė botuar nė numrin e djeshėm