TIRANĖ - Ka tortė fitimesh kolosale, po ka edhe "qershi mbi tortė". Dy kompanitė e tregtimit tė hidrokarbureve "Euroil" sh.a. dhe "Fisheku" sh.a. dhe qė kishin ekskluzivitetin e shitjes sė mbetjeve tė naftės sė pėrpunuar e njohur si "Vergine" jashtė Shqipėrisė, pėrveē se e pėrzienin dhe shisnin nė pika tė ndryshme tė karburanteve si naftė tė cilėsisė sė mirė, duke fituar nėpėrmjet mashtrimit, pėrfitonin nga ana tjetėr edhe rimbursim nga TVSH-ja pėr eksportin fiktiv tė saj.
Hetimi pesėmujor i Task-Forcės ka zbuluar se dy kompanitė e tė arrestuarve Hajri Elezaj dhe Iliaz Fisheku nga mbetja "Vergine" kishin pėrfitim tė dyfishtė. Nga njė anė, pwrfitimi nga pėrzierja e kėsaj mbetjeje me naftėn cilėsore dhe shitjen e saj me ēmim tregu nė pika tė ndryshme tė karburanteve dhe nga ana tjetėr pėrfitimi nga rimbursimi i TVSH-sė, pasi sasia e "Vergine"-s qė nxirrej nga rafineritė e "Armos", "nė letra" figuronte e eksportuar jashtė Shqipėrisė.
Sipas tė dhėnave tė grupit hetimor, mėsohet se rreth 50 mijė tonė mbetje tė naftės me emrin "Verigne" janė shitur ne tregun e brendshėm me ēmimin e naftės sė cilėsisė sė mire. Por kėto fitime me mashtrim nuk paskan mjaftuar. Nga ana tjetėr, dy kompanitė private janė rimbursuar nga shteti me mbi 1 milion euro TVSH pėr eksportin e llumit, pra "Vergine"-s, eksport i cili nė fakt nuk ėshtė kryer kurrė.
"Nga hetimet e kryera dhe raporti i ekspertėve, rezulton se mbi 50 mijė tonė mbetje "Vergine" ėshtė tregtuar brenda territorit tė Shqipėrisė, nė kundėrshtim me ligjin dhe nė dėm tė konsumatorėve, duke e paraqitur atė si benzinė tė pastėr pėr konsum. Por jo vetėm kaq. Pas dokumentacioneve fiktive pėr gjoja eksport tė "Vergine"-s, qė plotėsoheshin nė pikat doganore tė Vlorės, Durrėsit dhe Tiranės kompanitė "Euroil" sh.a. dhe "Fisheku" sh.a. pajiseshin me njė vėrtetim. Kėtė vėrtetim ku thuhej se X sasi ėshtė eksportuar jashtė bashkė me dokumentacione tė tjera false, pėrfaqėsuesit e dy kompanive e dorėzonin nė Drejtorinė e Tatim Paguesve tė Mėdhenj, tė cilėt e rimbursonin me 20 % tė vlerės sė "mallit tė eksportuar".
Vetėm nga kėto rimbursime, sipas akt-ekspertimit kontabėl dy kompanitė "Euroil" dhe "Fisheku" kanė pėrfituar, sipas burimeve tė prokurorisė, njė shumė mbi 1 milion euro, veē fitimeve tė mėdha nga mashtrimi nė kurriz tė qytetarėve. "Madje, kjo sasi parash, nga tatimet i ėshtė kthyer nė para kesh nė dorė dhe jo siē ndodh rėndom qė t'i konsiderohet taksė e paguar pėr periudhėn pasardhėse", - thuhet nga prokuroria.
Sipas tė dhėnave tė hetimeve, zbulimi i sasisė sė mbetjes "Vergine" qė ėshtė nxjerrė nga rafineritė e "ARMO-s" ėshtė identifikuar nga shkresat e marra nė kėtė kompani nga hetuesit e ēėshtjes. Nga verifikimi i tyre me dokumentacionet dhe vėrtetimet nė pikat e doganės, rezultonte se sasia e marrė nga "ARMO" nuk eksportohej e gjitha, por njė pjesė fare e vogėl e saj. Ndėrkaq, nga ana tjetėr rezulton se pėrzierja e mbetjes "Vergine" me naftėn cilėsore bėhej nė magazinat e kompanive "Euroil" dhe "Fisheku" me qendėr nė Golem tė Durrėsit dhe nė Fier, nga ku mė pas niseshin botet me naftė dhe shpėrndaheshin nė pika karburantesh pėr tregtime me pakicė, ku furnizohen qytetarėt shqiptarė.
Dy tė arrestuarit e djeshėm shoferėt Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani, njė person shpallet nė kėrkim
Policia e kryeqytetit, ka arrestuar nė orėt e hershme tė mėngjesit tė djeshėm edhe dy persona pėr llogari tė hetimeve pėr skandalin e nėnproduktit tė naftės tė njohur me emrin "Vergine", ndėrsa njė tjetėr ėshtė shpallur nė kėrkim. Dy tė arrestuarit quhen Gazmend Serjani dhe Fadil Abdurrahmani dhe janė shoferė botesh. Edhe pėr dy tė arrestuarit dhe tė tretin qė ėshtė shpallur nė kėrkim, Gjykata e Shkallės sė Parė nė kryeqytet, dy ditė mė parė me kėrkesė tė Prokurorisė ka vendosur nė mungesė masėn e sigurisė "arrest me burg" ndaj tyre, si tė pėrfshirė nė skandalin e naftės "Vergine".
Sipas prokurorisė, nė ditėt nė vazhdim pritet edhe arrestime tė tjerė pėr kėtė skandal, pasi rrjeti i personave qė kishin dijeni dhe kanė pėrfituar nga ky mashtrim ėshtė mė i gjerė.
Elezaj, takime tė shpeshta nė zyrėn e Kuliēit
Hajri Elezaj, biznesmeni kuksian i arrestuar parmbrėmė me urdhėr tė Prokurorisė, ėshtė mik i familjes sė Berishės dhe i nėndrejtorit tė policisė Agron Kuliēit. Ka sponsorizuar PD-nė qė prej 2005-s, ndėrsa bashkėshortja e tij ėshtė parė nė fushatė me Topallin. Ka fituar tenderin pėr furnizimin me naftė tė gjithė institucioneve shtetėrore, ndėrkohė qė uji i tij "Lajthiza" gjendet mbi tavolinėn e ministrave gjatė mbledhjeve tė qeverisė.
Me kėrkesė tė dy prokurorėve tė ēėshtjes, gjyqtari i gatshėm i masave pranė Gjykatės sė Shkallės sė Parė ka caktuar qė paraditen e sė enjtes nė mungesė masat e sigurisė "arrest me burg" pėr tė dyshuarit, dhe pas kėsaj, vendimet janė ekzekutuar nga Policia.
Skema e kontrabandės shtetėrore e naftės e denoncuar nga ish-ministri i Ekonomisė, Dritan Prifti, ka sjellė edhe krisjen e parė tė tij me S. Berishėn. Kur Prifti kėrkoi takim me Berishėn dhe nisi t'i fliste pėr kontrabandėn e naftės kryeministri ka kėrkuar qė i pranishėm tė ishte edhe ministri i Financave, Ritvan Bode. Nė bisedė ish-ministri i Ekonomisė i ka thėnė kryeministrit se nė kontrabandėn e naftės ishte implikuar Agron Kuliēi, nėndrejtor i Policisė sė Shtetit. Pas kėsaj, Berisha i ka kėrkuar ministrit tė Financave, Ritvan Bode qė kėtė ēėshtje "ta shikonte me prioritet tė madh". Me kėtė fjali ėshtė mbyllur edhe takimi mes Berishės, Bodes dhe Priftit. Por kanė qenė vetėm llafe. Sepse pas kėsaj bisede, ēdo gjė ka vijuar si mė parė, asgjė nuk ka ndryshuar.
Kur Prifti nisi tė denonconte publikisht, fillimisht Berisha ka mohuar bisedėn me Priftin dhe Boden pėr kontrabandėn e naftės, por pas publikimit tė dokumenteve, nuk ka pasur mė asnjė reagim.
Burime tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Policisė pohojnė se z. Elezaj ishte njė vizitor i shpeshtė nė zyrėn e z. Kuliēi, nė kėtė drejtori, madje trau i postbllokut ngrihej pa kontroll dhe me pėrshėndetje ushtarake, kur duhej tė kalonte makina e tij. Takimi i fundit mes tyre nė zyrėn e Kuliēit ėshtė zhvilluar vetėm tri ditė para se Prokuroria tė lėshonte urdhėr-arrestet.
TĖ ARRESTUARIT E DERITANISHĖM:
11 tė arrestuar pardje
Hajri Hajredin Elezaj
pronari i kompanisė "Euro-oil" sh.a., njėkohėsisht dhe anėtar i konsorciumit "US Balkan Capital Fund Inc., "Euroil sh.a." and "NSF Partners & Vitol Group" si dhe pronari i stabilimentit tė ujit "Lajthiza" me qendėr nė Qafė Mali tė Kukėsit.
Ilias Isa Fisheku administrator i kompanisė "Fisheku" sh.a.
Martin Ilias Fisheku, (djali i Ilias) ndihmės administrator i kompanisė "Fisheku" sh.a.
Bajram Isa Fisheku, (vėllai i Ilias) ndihmės administratori i kompanisė "Fisheku" sh.a
Dashamir Veiz Kasaj, specialistė dhe kontrollor i tatimpaguesve tė mėdhenjtė tė TVSH-sė pranė Tatimeve
Edmond Kaso Ferraj, doganier vlerėsues dhe fizik nė doganėn e Vlorės
Flamur Rexhep Merkaj administrator i njė pike karburanti
Vladimir Kilo Koteci shofer
Gani Llazar Prence shofer
Reshat Hamza Aleksi magazinier
Kadri Rakip Hajredini magazinier
2 tė arrestuar dje
Gazmend Serjani, shofer
Fadil Abdurrahmani, shofer