Ketu do te shkruaj disa poezi te shkruara nga kusherira ime disa vite me pare. Sot po lexoja librin e botuar nga ajo dhe mendova pse jo, ti lexoni dhe ju, sepse sipas mendimit tim jane shume te bukura. Libri me poezi titullohet "E cmendur per ty".
Miremengjes
Miremengjes,
Ti qe s'me the kurre "Te dua!"
Miremengjes, ju o prinder
Qe s'me kuptuat njehere!
Miremengjes ju o njerez
Qe me gjykuat pa te drejte.
Miremengjes, o diell
Qe jo gjithmone me ngroh!
Ne vend qe tiu urrej
Po ju them:"Miremengjes!"
Nje shpirt qe vuan shume
Di dhe te doje.
Nese...Nje dite
Nese nje dite me kerkon
Do te jem atje
E braktisur, e mjere
Mbi guret e bardhe.
Nese me shikon
Te brengosur
Te lutem mi thuaj dy fjale.
Pyetme nese te kam harruar
Apo jo,
Pyetme nese plaget e gjakosura
Jane te zemres
Apo jo,
Nese ste pergjigjem do te thote
Se jam shnderruar ne statuje
Nga pritja e gjate.
Do te pres
Do te pres shume gjate
Sa te kthehesh ti,
Dhe floket nuk do ti pres,
As frutat ne kopesht nuk do ti vjel,
Dritaret do ti mbaj te mbyllura,
Vetem deren gjithnje
Do ta gjesh te pa kycur.
Une jam e marre
Ti me thoje
Kur te vije vjeshta
Do te martohemi,
Shtrat sdo te kemi,
As dyshek e kuverte,
Por gjethet qe do te rrezoje era.
Une qeshja si e marre
Si kuptoja fjalet e tua,
S'eshte e bukur vjeshta
Me mire pranvera - thoja.
Ne gjithe lulet e pranveres
Shko ver buzet e tua,
Do te ndiesh aromen time,
Sikur me puth mua.
Dhe ja ku erdhi vjeshta melankolike,
Erdhi vjeshta, por ti ike,
Shirat nuk kishin te pushuar
Shpirti im zjarr i pashuar.
Shtrati yt i marteses
Me gjethe u mbush plot,
Une e marra s'bej gje tjeter
Vecse lutem e derdh lot.
Pa ty bota me duket bosh,
Pa ty gjithcka me duket humnere,
E marre do te mbetem te me besosh
Sa here te kete vjeshte dhe pranvere.
Mendova
Mendova e lumtur,
Mendova e lodhur,
Mendova mes lotesh pa ngjyre.
Ti je dashuria ime e paster,
Ti je thesari im i vertete,
Eja ma sill qerpikun e jetes
Dhe buzeqeshjen e zemres.