Receta Gatimi

7 mrekullite e botes NenUjore !!!


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    7 mrekullite e botes NenUjore !!!

    Ishulli “Palau”

    Zyrtarisht “Republika e Palaut”, ėshtė njė ishull-komb prej 177 miljesh katror nė oqeanin Paqėsor, rreth 800 kilometra nė lindje tė Filipineve dhe 3200 kilometra nė jug tė Tokios. Duke qenė se ka dalė nga kujdestaria e OKB-sė (administruar nga SHBA) nė vitin 1994, ėshtė njė prej kombeve mė tė reja dhe mė tė vogla tė botės. Ishujt mė tė populluar janė Angaur, Babeldaob, Koror dhe Peleliu.

    Guma e koraleve nė Belize

    Gumat nėnujore “Belize” janė njė seri koralesh qė pėrvijojnė gjirin e Belizės, rreth 300 metra larg bregut dhe 40 kilometra nė jug. Kėto mrekulli tė natyrės tė mbrojtura nga UNESCO shtrihen rreth 300 kilometra, duke qenė sistemi i dytė pėr nga madhėsia i koraleve nė botė, pas atij nė Australi. Ky vend ėshtė destinacioni mė i frekuentuar nė Belize, me gati 260 mijė vizitorė.

    Guma e madhe nėnujore, Australi

    Guma e madhe nėnujore nė Australi ėshtė sistemi mė i madh i koraleve nė botė, i pėrbėrė prej 3 mijė shkėmbinj individualė dhe 900 ishuj qė shtrihen pėr 2600 kilometra mbi njė zonė prej 344,400 kilometrash katrorė. Guma ndodhet nė detin Koral, tė ndarė nga gjiri “Queensland” nė Australi. Ajo dallohet edhe nga hapėsira dhe ėshtė struktura e vetme nė botė qė pėrbėhet nga organizma tė gjallė.

    Grykat hidrotermale

    Njė grykė hidrotermale quhet njė “oxhak i zi”, njė plasje nė sipėrfaqen e planetit nga e cila del ujė i nxehtė i ngrohur nėntokė. Grykė hidrotermale gjenden rėndom pranė vendeve me aktivitet vullkanik, pllakėzave tektonike tė ndara, gjire oqeanike dhe vendeve tė nxehta. Tė tilla ka plot nė botė, mė i famshmi ėshtė Parku Kombėtar “Yellowstone” nė SHBA.

    Ishujt “Galapagos”

    Arkipelagu “Galapagos”, me njė popullsi prej 30 mijė banorėsh, ėshtė provincė e Ekuadorit, njė shtet nė veri-pėrėndim tė Amerikės sė Jugut. Ishujt janė tė gjitha pjesė e sistemit tė parkut kombėtar tė Ekuadorit. Ato janė tė famshme pėr numrin e madhe tė specieve endemike dhe tė studimeve tė kryera nga Charles Darwin gjatė udhėtimeve tė tij.

    Liqeni Baikal

    Njihet gjithashtu si “Syri i kaltėr” i Siberisė. 1637 metra i thellė, me trupin 1285 metra mbi nivelin e detit, liqeni Baikal ėshtė mė i thelli nė botė. Ėshtė nė tė njėjtėn kohė liqeni mė i madh me ujė tė freskėt pėr nga volumi. Mban afėrsisht 20 pėr qind tė sipėrfaqes me ujė tė freskėt tė botės dhe 90 pėr qind tė ujit tė freskėt tė rrjedhshėm nė Rusi.

    Deti i Kuq

    Deti i Kuq ėshtė njė gji i oqeanit Indian, mes Afrikės dhe Azisė. Lidhja me oqeanin ėshtė nė jug, pėrmes ngushticės Babe el Mandeb dhe Gjirit tė Adenit. Nė veri ndodhet gadishulli i Sinait dhe Gjiri i Suezit (qė ēon nė kanalin e Suezit). Deti i Kuq ka njė sipėrfaqe prej 450,000 kilometrash katror, 1,900 kilometra i gjatė dhe 300 kilometra nė pikėn mė tė gjerė

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    29
    Interesante dhe te bukura sapo pash ne youtube

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. 9 mrekullitė mė famėkeqe tė botės
    Nga Erinaa nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2012, 10:47 PM
  2. Origjina e botes
    Nga arditu nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 16-01-2010, 11:25 AM
  3. Rinspeed sQuba, makina e pare nenujore
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2008, 06:46 PM
  4. Cilat janė shtatė mrekullitė kompjuterike!!
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-12-2007, 07:14 PM
  5. Ja Misteret E Botės
    Nga Altin111 nė forum Kuriozitete
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-12-2007, 07:40 AM