Receta Gatimi

Tirana, si qendra modeste u shnderrua ne kryeqytet


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Anėtarė i Nderuar 35% Maska e kuklla
    Anėtarėsimi
    Jul 2007
    Vendndodhja
    europe
    Postime
    2,096
    Reputacioni
    19

    Tirana, si qendra modeste u shnderrua ne kryeqytet

    Tirana, si qendra modeste u shnderrua ne kryeqytet

    E Marte, 06 Nentor 2007


    "U themelua per te qene nje qender modeste shkembimesh per nje popull bujk, qe vuante mungesen e nje tregu te afert", - thuhet ne buletinin e botuar nga Bashkia e Tiranes ne vitin 1937 me rastin e 25-vjetorit te pavaresise se Shqiperise. Po si do te ndryshonte pas vitit 1920, kur Tirana u shpall kryeqytet me vendim te Kongresit te Lushnjes dhe si u kthye ne qender te jetes politike shoqerore? Ne dokumentet e shkruara te kohes jane fiksuar disa nga ngjarjet me te rendesishme, qe kane te bejne me planin rregullues te kryeqytetit te ardhshem dhe godinat, qe do t'i rezistonin kohes akoma dhe per shume vite te tjera. Te gjitha te dhenat do te hidheshin ne pjesen idilike, ne nje album, shkruar nga Osman Myderizi, te cilat vazhdojne te ruhen ende ne nje nga regjistrat e seksioneve te Bashkise se Tiranes.

    Plani i pare rregullues

    Ne 1922, me urdhrin e ministrit te Puneve te Brendshme u zhduken varrezat, qe gjendeshin prane cdo xhamie e pengonin jo vetem rregullimin e tregut, por dhe ate te qytetit. Ne kete vit u hap dhe Rruga e re e Durresit, e cila u pagezua me emrin "Nana Mbretneshe", qe prishi shume shtepi dhe kopshte, mbasi ajo e vjetra, qe shkonte nga Hotel Durresi, nuk lejonte te shihej nga larg qendra e qytetit, - thuhet ne dokumentet e kohes. Sipas te dhenave, ne fund te kesaj rruge, qe bashkonte Tiranen dhe Durresin ne vitin 1930, italianet filluan punimet per ndertimin e “hangarit madheshtor” (keshtu u quajt aeroporti i Rinasit). Sipas te dhenave, ai i perkiste shoqerise italiane "Ala Littoria", ndertim krejt me skelet hekuri dhe i mbuluar nga llamarinat e hekurta, qe mbulonte nje siperfaqe prej 5000 metra katroresh dhe kishte nje lartesi rreth 35 metra. Ne te njejtin vit, sipas buletinit te bashkise, u zgjerua dhe rruga "28 Nentori", u prishen nje varg dyqanesh te bukura dhe u formua e njejta rruge, qe vazhdon te jete dhe sot. Per here te pare eshte hartuar nje plan rregullues nga inxhinier Eshref Frasheri dhe qyteti vazhdoi te ndertohej sipas nje plani te studiuar.

    Tirana, kryeqytet

    Me shpalljen e Tiranes kryeqytet (1920), pjesa me e madhe e nepunesve filluan ndertimin e shtepive te reja, ndersa bashkia do te vazhdonte projektet per hapjen e rrugeve te reja dhe rregullimin e atyre ekzistuese. Ne 1926-1927, sipas dokumenteve qe sot ndodhen ne Arkiven e Shtetit, u hap per here te pare rruga "Mbretenore" (rruga e Barrikadave) qe brenda nje kohe teper te shkurter do te behej nje nga rruget kryesore. Pak me vone, ne vitin 1928-1929 u zgjerua dhe u sistemua bulevardi "Mussolini" (sot rruga e Kavajes), nje nga arteriet me kryesore te kryeqytetit, i cili u asfaltua ne vitet '34-'37. Ne fillimin e ketij bulevardi u ndertua Pallati Qendror i Bankes Kombetare te Shqiperise, i cili zinte nje siperfaqe prej 1500 metra katrore dhe kishte kushtuar 600000 franga ari. Sipas dokumenteve, ne 1930 u ndertua dhe ajo qe do te quhej rruga me e bukur dhe me e rendesishme e Tiranes, bulevardi "Zogu i Pare", qe fillonte nga Kodra e Pashes deri ne Brrake. Te gjitha arteriet ne pjesen me te madhe te tyre ishin te shtruara me pllaka asfalti ne menyren me moderne dhe ishin zbukuruar me drunj ekzotike. Gjithashtu, u ndertuan me mijera shtepi, te cilat i dhane kryeqytetit te ri pamje shume te mire.

    Projektet italiane

    Ne qender te bulevardit 'Zogu i Pare' ne baze te planit te projekteve te arkitektit italian Florestano De Fausto u ndertuan gjashte pallatet e ministrive ne vitin 1931 dhe pallati i bashkise ne 1929-1931. U sistemua sheshi “Skenderbej” ne nje park modern ne 1936-1937, i cili do te shtrihej deri ne lagjen e Tiranes se Re, tek blloku i Shallvareve. Sipas dokumenteve te shkruara te kohes, i gjithe qyteti kishte 7654 dhe banohej prej 24 407 banoresh definitive dhe 11 693 banoreve provizore. I gjithe qyteti perfshinte nje siperfaqe prej 8 kilometrash, kurse ne 1912 ai ishte vetem 3 kilometra katrore. Ne te njejten kohe jane ndertuar dhe asfaltuar dhe shume rruge te tjera te kryeqytetit, te cilat vazhdojne te kene te njejten pamje dhe permasa qe kane pasur qe ne vitin '37.

    Ndricimi i qytetit

    Para vitit '37 Tirana per shume kohe ndricohej prej llambave me "voj guri". “Kjo gjendje e papajtueshme me zhvillimin qe kishte filluar te merrte kryeqyteti i Mbretnise sone, - thuhet ne regjistrat e bashkise, - nuk mund te vazhdonte ndaj dhe autoritetet "epnore" u kujdesen per plotesimin e kesaj mungese”. Ne vitin '27 koncesioni i ndricimit elektrik iu dha shoqerise anonime shqiptare "Sita" dhe u ndertua ne hyrje te qytetit, kur vjen nga Durresi, centrali elektrik me 1150 kuaj fuqi kompensive, qe i dha drite elektrike qytetit. Pas ndricimit bashkia do t'u jepte fund te gjitha nderhyrjeve qe kishin te benin me pamjen e Tiranes, per t'iu kushtuar me vone instituteve shendetesore dhe higjienike, per te plotesuar nje nga nevojat e tjera urgjente.

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36

    Re: Tirana, si qendra modeste u shnderrua ne kryeqytet

    eshte mire ti dish historite ne detaje,
    dhe mbi projektin ne sheshin skenderbej Teatri Operas dhe baletit nuk planifikohej te ishte aty pasi i zinte pamjen malit te dajtit. Aty planifikohej sheshi dhe pamje e dajtit qe binte mbi Tiranen.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Momentet e ndarjes se tortes festive ne kryeqytet
    Nga vaaldr1n nė forum Video-Foto Humoristike
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-11-2012, 07:38 PM
  2. Facebook sfidon Google me qendra tė hapura tė tė dhėnave
    Nga vaaldr1n nė forum Social Networks - Rrjetet Sociale
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 09-04-2011, 09:29 PM
  3. Ndal kohen ne qendra interneti
    Nga genocid nė forum Siguria Informatike
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 31-05-2010, 08:00 AM
  4. Tirana 89 vjet Kryeqytet
    Nga Kliton nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-02-2009, 09:53 AM
  5. Qendra e Tiranes, ferri i automjeteve
    Nga Altin111 nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-01-2008, 05:54 PM