Probleme specifike pėr gratė
Ai lėngu i cili nxirret zakonisht nga vagina dhe qafa e mitrės ėshtė pa ngjyrė ose i verdhė i zbehtė, me erė pak tė thartuar. Nė rast se lėngu i qafės sė mitrės shtohet ose ndryshon ngjyrėn ose erėn, kjo mund tė jetė shenjė e njė IST (infeksion seksualisht i transmetuar).
Nxjerrjet, ngutja dhe/ose ndjenja e djegies gjatė urinimit mund tė shkaktohen nga:
Klamidia, gonorreja, kondiloma, ulcerat e urdhjes nė uretėr, trikomonasi ose cistiti. Kėto probleme mund ti shkaktojė edhe skuqja vaginale e shkaktuar nga njė infeksion mykor ose ērregullimi i florės normale bakteriale.
Ndjenja e kruajtjes/djegies tek gjenitalet ose rreth tyre mund tė shkaktohet nga:
Njė infeksion mykor, kondiloma, zgjebja, morrat gjenitalė, ekzema.
Ulcerat tek gjenitalet ose rreth tyre mund tė shkaktohen nga:
Kondiloma e sheshtė, urdhja, sifilisi dhe gėrryerja gjatė marrėdhėnieve seksuale, masturbimit ose rrobave shumė tė ngushta.
Ndryshime si lytha tek gjenitalet ose rreth tyre mund tė shkaktohen nga:
Kondiloma ose molluskumi.
Dhimbja nė zonėn gjenitale mund tė shkaktohet nga:
Skuqja e vaginės, skuqja e mitrės ose e tubave fallopiane, e cila nga ana e saj mund tė shkaktohet nga klamidia, gonorreja ose baktere tė tjera.
Gjakosja ndėrmenstruale mund tė shkaktohet nga:
Ērregullimet hormonale, infeksionet si p.sh. klamidia ose gonorreja, sidomos nėse gjakosjes i paraprin nxjerrja dhe dhimbja.
Problemet e zorrės sė trashė si kur tė kruhet, gjakosja dhe nxjerrjet mund tė shkaktohen nga:
Ekzema, hemorroidet, kondiloma, klamidia, urdhja, gonorreja ose sifilisi.