Qyteti im ne keto dite do jete mbushur plot me banoret e tij te dikurshem qe i jane larguar.Bejne xhiro ne ato rruge plot gjelberim,me blinj,geshtenja te egra shelgje lotues,ullinj te eger dhe rogovecka.Nen hijen e tyre rine plot zogj qe cicerojne nga mengjezi ne darke,ju bejne hije kalimtareve gjate dites,fshehin kalamajte gjate lojrave te tyre.Qyteti im,sa shume me mengon ne keto dite vere,kur me miqte e mi ecnim e ecnim duke bere shakara e treguar ngjarje te ndryshme,neper bordurat e tua sa here jam ulur e kam qendruar per ore te tera here duke lexuar dhe here duke folur,te mos haroj dhe heret kur mernim neper goje njerzit qe kalonin.Qyteti im i vogel, i bukur,plot gjalleri.Sa me mungojne ambientet e tua,ajri qe thith tek ti ndjenja e mbrekullueshme dhe e sigurt qe kam kur jam prane teje,ti qytet mban kujtimet e mia me te bukura ,me te shtrnjta,shtepine time me te adhuruar,tek ti qytet ndihem une, por sot sa larg jam prej teje me kilometra te tere me nje det ne mes dhe male pa mbarim.Te dua qyteti im per ate thjeshtesine tende,per ngrohtesine ,dashurine qe me jep,per bukurine tende nen bardhesine e bores,per vitet qe kam kaluar me ty.