Ngjyra e bardhė ėshtė pjesė e pashmangshme e secilės stinė dhe do tė ngjyrosė edhe kėsaj pranvere tė gjithė stilet e veshjes, prej asaj tė kohės sė lirė, nėpunės apo tė mbrėmjes.
Ralph Lauren, Derek Lam, Tibi dhe H&M janė vetėm disa prej shtėpive tė modės, tė cilat kanė prezantuar vizionet e tyre tė bardhėsisė nė veshje. Nė kombinim me dantellė, theka dhe palosje, veshja e bardhė ėshtė zgjedhje e pėrsosur pėr dalje romantike, nė tė cilėn doni qė tė dukeni tė rafinuara dhe tė thjeshta.
Ajo vjen nė tė gjitha nuancat, prej sė bardhės sė kristaltė deri te variantet mė tė ndotura tė saj. Pjesė kryesore tė veshjes sė njė femre qė njeh modėn do tė jenė bluzat e bardha, tunikat, fustanet dhe pantallonat nė kombinim me aksesorėt e modės pėrsėri me ngjyrė tė bardhė, sikurse janė ēantat e vogla.
Pėr ēdo ditė
Veēanėrisht nė trend janė pantallonat e bardha nga materiali i lehtė, me bel tė gjatė dhe kėmbė tė gjera, sikur edhe kėpucėt qė u ngjajnė atyre tė balerinave.
Pėr dalje
Fustani prej liri nė dy shtresa, dantella e qepur ose lidhja angleze, madje edhe fustani i vogėl i zi nė version tė bardhė, janė absolutisht hit i stilit. Setrat e shkurtra ose ato paksa tė gjata, do tė plotėsojnė bluzėn ose pantallonat elegante.
Tė brendshmet, tė bardha
Rregulli i parė i veshjes nėn veshje tė bardhė ėshtė tė vishni tė brendshme tė bardha ose qė kanė ngjyrėn e lėkurės, sepse ndryshe mund tė dukeni vulgare dhe tė pashije. Sandalet dhe kėpucėt e bardha duhet tė pastrohen rregullisht, sepse njollat nė to i bėjnė ato sikur tepėr tė vjetruara.
ky me pelqen shuuuum