Duke filluar qė nga muaji i tretė apo i katėrt, fėmija juaj mund tė shprehė me njė dallim tė kuptueshėm tė ndjerit mirė dhe pakėnaqėsinė. Pastaj ai fillon tė belbėzojė dhe tė cicėritė pėr tė provuar kėshtu nivele tė ndryshme tė zėrit. Nga muaji i nėntė fėmija juaj mund tė shprehė konstrukte mė tė gjata tonesh, duke pėrdorur shpesh shkronjėn A. Kėto rrokje tė ndara me kohė fitojnė njė kuptim: fėmija juaj fillon tė nxjerrė fjalė. Shumė kohė para se fėmija tė fillojė tė flasė, ai e kupton gjuhėn. Diku nga muaji i pestė fėmija mund tė dallojė, nėse flisni me tė me mirėsjellje apo me rreptėsi. Fėmija juaj kupton diku nga muaji i shtatė edhe fjalėt e zakonshme apo reagon nė pyetje. Rreth muajit tė dhjete fėmija juaj e kupton edhe fjalėn «jo». Shumė prindėr pėrdorin njė tė ashtuquajtur gjuhė tė fėmijėve apo tė foshnjave. Ato i drejtohen fėmijės sė tyre tė vogėl me shprehje tė zakonshme tė theksuara shpesh me njė tonalitet tė lartė. Kjo gjuhė e foshnjave nuk e dėmton fėmijėn tuaj; ajo e mbėshtet shkėmbimin mes jush dhe atij. Flisni me fėmijėn tuaj atė gjuhė, qė vetė e dini mė sė miri. Rrėfejini fėmijės tuaj pikėrisht atė, qė e bėni nė momentin qė flisni me tė. Dėgjojeni fėmijėn tuaj me vėmendje, rrėfejini atij pėrralla dhe lavdėrojeni, kur ai tė pėrpiqet qė tė nxjerr ndonjė fjalė