Receta Gatimi

Teknologjia, shkaktare e pagjumėsisė tek tė rinjtė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    The World Anėtar Nderi Maska e Erdi
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    n'Toke
    Postime
    1,229
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17

    Teknologjia, shkaktare e pagjumėsisė tek tė rinjtė



    Duhej tė ishin plot energji, por nė fakt shpesh lėnė pas dore shkollėn, “luftojnė gjithė ditėn me qepallat qė duan tė mbyllen dhe rigjallėrohen vetėm para Facebook-ut. Kėta janė adoleshentėt e sotėm, qė flenė shumė pak, pothuajse gjithmonė pėr faj tė teknologjisė.
    Tashmė interneti, celulari, televizori kanė zėnė vend nė dhomėn e gjumit tė adoleshentėve dhe njė natė me gjumė tė plotė ėshtė e pazakontė pėr shumicėn e tyre. Ishte kjo njė ndėr arsyet qė Dita Ndėrkombėtare e Gjumit (18 mars) nė vendet e Evropės u dedikohej pikėrisht tė rinjve, nė pėrpjekje pėr t’i bėrė tė kuptojnė rėndėsinė e gjumit.
    Sipas tė dhėnave tė publikuara nga National Sleep Foundation nė Amrikė, mesatarisht fėmijėt e shkollės tetėvjeēare flenė njė orė e gjysmė mė pak sesa duhet, ndėrsa 1 nė 10 fle mė pak se 6 orė nė natė.
    Sindroma e gjumit tė pamjaftueshėm
    “Tė rinjtė deri nė moshėn 30 vjeē janė shpesh viktima tė sindromės sė gjumit tė pamjaftueshėm, njė shqetėsim i provokuar nga reduktimi vullnetar i orėve tė gjumit”, thotė Fabio Cirignota, shef i Qendrės Mjekėsore tė Gjumit nė Bolonja tė Italisė. “Ajo qė nė kėto raste mungon, ėshtė njė edukatė korrekte e gjumit, pėr shkak tė zakoneve tė kėqija tė ditės. Nė kėto raste, tė flesh gjumė bėhet njė sfidė e vėrtetė.
    Si kėshillė nė kėto raste vlen qė tė gjenden aktivitete relaksuese dhe tė shmangen shqetėsimet e ditės, pasi ēdo gjė qė e detyron trurin tė rrijė aktiv, largon njėkohėsisht edhe gjumin.
    Nė kėto raste i duhet thėnė jo studimit apo aktiviteteve fizike nė mbrėmje dhe duhen “pėrzėnė” nga dhoma e gjumit kompjuteri dhe celulari, teknologji aktive shumė mė tė dėmshme se njė film nė televizor.
    Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė nuk arrijnė tė bėjnė tė rinjtė sot, tė cilėt, sipas tė dhėnave tė publikuara nė SHBA, nė kohėn para gjumit, mesatarisht mė shumė se 1 nė dy adoleshentė lundron nė internet, flet apo dėrgon mesazhe me celular, ndėrsa 1 nė 10 zgjohet pothuajse ēdo natė nga e-mailet apo sms-tė.
    Tė rriturit preferojnė televizorin, i cili tashmė ndodhet nė 95 pėr qind tė dhomave tė gjumit, por kjo e dėmton mė pak cilėsinė e gjumit, duke parė qė vetėm 10 % e tė rriturve ankohen pėr pėrgjumje gjatė ditės nė krahasim me 20 pėr qind tė tė rinjve.
    “Pėrgjumja gjatė ditės ėshtė tregues i njė gjumi tė pamjaftueshėm. Secili ka nevojė pėr njė numėr tė caktuar orėsh gjumi (kjo e pėrcaktuar gjenetikisht).
    Fatkeqėsisht, shumė njerėz mendojnė qė tė flesh mjaftueshėm ėshtė diēka relative, por studimet kanė treguar se kush fle pak, rrezikon tė shtojė nė peshė, tė ketė rritje tė presionit tė gjakut e glicemisė, rritim, ankth dhe ērregullim tė humorit.
    Njė tjetėr “pikė e nxehtė” qė lidhet me gjumin e pamjaftueshėm janė edhe aksidentet rrugore. Sipas njė studimi tė bėrė me rreth 300 tė rinj, ėshtė vėnė re se aksidentet me makinė, tė rėnda apo jo, janė mė tė shpeshta tek personat qė flenė mė pak.
    Por, a ekziston mundėsia qė adoleshentėt, shpeshherė edhe rebelė, tė kuptojnė qė duhet tė pushojnė mė shumė. Ekspertėt nuk janė pesimistė. “Studimi ynė ka treguar se tė rinjtė e dinė shumė mirė qė p.sh. tė qenit i pėrgjumur renditet ndėr shkaqet kryesore tė aksidenteve qė ndodhin tė shtunave mbrėma, pas shpejtėsisė tej normave dhe pėrdorimit tė drogave. Fėmijėt duhet tė edukohen qė herėt me rregullat e gjumit”, pėrfundojnė ekspertėt.

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    mese e vertete kjo.

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Shum e vertet kjo

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 26-01-2013, 08:24 PM
  2. T’i shmangemi pagjumėsisė
    Nga vaaldr1n nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-10-2010, 11:46 PM
  3. Te rinjte sot dhe interneti. Pozitivet dhe negativet.
    Nga EMAUS nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 10-11-2009, 09:44 PM
  4. Tė rinjtė fillojnė aktin seksual pa mbrojtje
    Nga aurel nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2009, 04:58 PM
  5. Tė rinjtė “peshkojnė” 100.000 dollarė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 23-09-2009, 01:27 PM

Etiketat pėr kėtė Temė