Dėshmia tronditėse: "Mėsuesit" ishin xhelatė, na hidhnin minj nė fytyrė
Sarandjotėt nuk ndihen mė tė sigurt. Dje pothuajse tė gjithė fėmijėt e shkollave nėntėvjeēare janė shoqėruar nga prindėrit nė mėngjes dhe nė drekė. Kanė frikė se gruaja me paruke dhe djali fotograf ua marrin fėmijėt e ua torturojnė. Duket njė skenar i denjė pėr filma horror, por frika qė ka pushtuar sarandjotėt ka njė bazė. Sado e ēuditshme, ka njė bazė, dhe pėr kėtė janė vėnė nė lėvizje edhe organet e policisė dhe prokurorisė. Nė qytet thonė se pėr 20 ditė radhazi, 20 nxėnės nga dy shkollat 9-vjeēare tė qytetit, "9 Tetori" e "Adem Sheme", janė detyruar me forma mashtruese nga persona ende tė paidentifikuar tė ikin nga oborret e shkollave dhe tė mbyllen nė njė shtėpi tė fshehtė pėrdhese, qė gjendet poshtė rrugicave tė spitalit tė Sarandės. Prindi Sulo Sinani dhe fėmija i tij 8-vjeēar, Marjo Sinani, kanė qenė tė parėt qė kanė bėrė denoncimin nė media dy ditė mė parė, ndėrkohė qė kanė bėrė denoncim dhe janė dėgjuar edhe nė Komisariatin dhe nė Prokurorinė e Sarandės. Prej tyre nuk ėshtė konfirmuar asnjė i identifikuar dhe kanė qenė tė rezervuar nė komunikimin me mediat, pėr tė mos kompromentuar procesin e hetimit.
Ende pa dalė tėrėsisht nga gjendja e rėndė psikike nėpėr tė cilėn ka kaluar, pas mbajtjes pėr gati tri javė rresht nė shtėpinė sekrete, fėmija 8-vjeē, Marjo Sinani, atė qė pas "gėrmimeve" ua ka thėnė prindėrve, e ka treguar me ēiltėrsi duke riprodhuar skenat qė ėshtė detyruar tė pėrjetojė. "Isha duke luajtur bam me shokėt nė oborrin e shkollės, ka treguar ai, kur pashė qė njė grua flokėverdhė, e shėndoshė, qė nuk e njihja, mė kėrkoi tė veja tek ajo. Nuk e njihja pėr mėsuese, por mė tha se unė i pėlqeja si nxėnės dhe pėr kėtė duhej tė veja nė klasėn e asaj. Mė mori pėrdore njė djalė i gjatė qė e njija se vinte na bėnte fotografi nė shkollėn tonė dhe mė ēoi nė njė shtėpi qė nuk ishte larg nga shkolla ime 9 Tetori". Atje fėmija thotė se gjeti edhe nxėnės tė tjerė, mė tė vegjėl dhe mė tė mėdhenj se ai, ndėrkohė qė bėn fjalė edhe pėr njė klasė tjetėr ku bėnin "mėsim" djem e vajza tė klasave tė larta. Nė riprodhimin e ngjarjes, fėmija Marjo kujton se puna e parė niste nga dorėzimi i lekėve qė kishin marrė nga shtėpia nė mėngjes, pastaj "mėsuesja" me paruke u kėrkonte tė ngriheshin nė dėrrasėn e vendosur nė njė faqe tė murit tė shtėpisė e tė thoshin mėsime tė kaluara. Rrėfimi i fėmijės vazhdon duke thėnė se gjatė tėrė kohės i shoqėronte dhuna, edhe kur ndodhte tė kthenin kokėn anash apo mbrapa. "Njė ditė mė qėlloi fort ajo gruaja dhe unaza mė nxori gjak", dėshmon fėmija. Fjalėt e ndyra qė ka turp ti pėrsėritė ashtu siē ia thoshin, ishin bėrė njė gjė e zakonshme pėr "mėsuesen" enigmatike. Gjatė rrėfimit, shpesh Marjo nė vend tė emrit tė panjohur tė mėsueses me paruke e quan atė "ajo kafsha". Kur e pyesim pėrse e quan kėshtu, ai thotė se sillej si xhelate me fėmijėt. Pjesė e "mjeteve mėsimore", qė pėrdoreshin edhe si mjet terrorizimi, ishin minjtė e gjallė, qė thuhet se u hidheshin nė fytyrė fėmijėve. Marjo ka treguar se minjtė i mbanin nė njė kafaz dhe ata u pėrplaseshin pėr fytyre pa bėrė asgjė. "Na nxirrnin vetėm njė minutė jashtė nė kohėn e pushimit tė madh nė bahēen e shtėpisė, tė mbuluar me pemė, dhe gjithė kohėn e kalonim brenda nė klasė", ka pohuar fėmija, duke pranuar se edhe mėrziteshin edhe trembeshin. "Po ētė bėnim?", pyet ai me naivitet fėmije.
Njė ditė pas denoncimit, shtėpia e fshehtė ka ndėrruar pamje. Policėt e gjejnė bojėn tė njomė
Dyshohet pėr njė sekt fetar, por policia nuk ka asnjė provė nė dorė
Deri tani, nga dėshmitė e njėrit prej fėmijėve mėsohet se nė "shkollėn sekrete" ėshtė ushtruar dhunė verbale dhe fizike dhe "mėsuesit" i kanė dhėnė shumė rėndėsi disiplinės.
Askush prej fėmijėve tė rekrutuar pėr atė qė midis tyre i thoshin "shkolla tjetėr", nuk guxoi tė mos vinte dhe tė mungonte dhe njė ditė tė vetme. "As ajo gruaja dhe as ai fotografi qė mė ēoi atje nė fillim, nuk na porositėn tė mos tregonim ku vinim gjatė kohės sė mėsimit, por unė pėr vete kisha frikė tė tregoja tė vėrtetėn nė shtėpi. Babai do tė mė zhdėpte nė dru dhe unė kisha shumė frikė tė tregoja", pranon fėmija Marjo. Ai thotė se "ne bėnim sikur vinim nė shkollėn ku kishim shokėt e fillimit tė vitit, por futeshim nė atė shtėpinė tjetėr, me dy klasa".
Policia tregohet e kujdesshme tė mos hedhė hipoteza pa pasur ende nė dorė fakte pėr ngjarjen. Megjithatė, njė oficer i policisė gjyqėsore, qė po merret me kėtė hetim, thotė se dyshimi kryesor lidhet me ndonjė sekt fetar qė kėrkon tė rekrutojė fėmijė dhe sė pari i mėson ata tė jenė tė disiplinuar.
Nė pėrpjekje pėr tė zbardhur tė vėrtetėn, policėt kanė shoqėruar dje Marjon 8 vjeē nė atė shtėpinė me portėn prej llamarine nė ngjyrė hiri. Por djali thotė se ēdo gjė tani ėshtė ndryshuar. "Ėshtė lyer, kanė hequr bankat dhe kanė vėnė njė lule mbi tavolinėn qė ishte", tregon Marjo. Ai thotė se edhe kur xhaxhi polici vuri gishtin nė mur, i mbeti boja nė dorė. Marjo ka qenė kurajoz dhe i zoti madje qė tė kundėrshtojė edhe njerėzit qė ka gjetur tė banojnė tani nė atė shtėpi, tė cilėt me sa duket kanė dashur ta ngatėrrojnė me shtėpi tė tjera pėrreth, pėr ti shpėtuar pėrgjegjėsisė penale qė i pret, nė se vėrtetohet se shtėpia e tyre ėshtė kthyer nė bazė grumbullimi dhe terrorizimi tė fėmijėve tė mitur, me qėllime tė errėta. Banorė tė afėrt me shtėpinė e dyshuar se pėrdorej si "shkolla tjetėr", tregojnė se kanė dėgjuar tė flitet pėr njerėz qė aty pėrreth bėnin organizime dhe veprime tė dyshimta. "Kam dėgjuar se vinin nė grupe dhe futeshin nė njė shtėpi njerėz qė thoshin se ishin tė njė sekti fetar", shprehet njė banor i kėtij blloku.
Prindi qė denoncoi: Mė ofruan para pėr tė heshtur
Sulo Sinani, prind i njėrit prej fėmijėve tė terrorizuar, ėshtė dy herė i vendosur pėr ta denoncuar ngjarjen e shėmtuar dhe kriminale qė ndodhi me shkollarėt e hequr nga shkolla pėr qėllime tė errėta. "E para, thotė ai, se ēdo gjė e keqe mund ti ndodhte tim biri e tė tjerėve qė ishin tė mbyllur me tė nė shtėpinė e fshehtė". Por edhe mė tė vendosur e mė jotolerant e ka bėrė kėto ditė njė ofertė e ndyrė qė i ėshtė propozuar. "Mė erdhi njė njeri qė mu hoq si dashamirės e mė bėri njė pyetjen djallėzore, shprehet Sulua. Mė pyeti: Sikur tė tė thonė sa lekė do qė tė mbyllet ajo qė ndodhi"? Pėrgjigjja e tij ka qenė se edhe me 100 milionė lekė nuk ia prish njeri mendjen pėr ti shkuar problemit deri nė zbulimin e autorėve tė rrėmbimit dhe keqtrajtimit e terrorizimit tė fėmijės. Filli i asaj qė ishte duke ndodhur u zbulua kur mėsuesi Neron Shehu i shkoi njė ditė nė lokalin privat qė ka marrė me qira nė agjencinė e udhėtarėve dhe i thotė: Ti kė nuk mė fute mik qė tė ta merrja djalin nė klasėn time, tani si e bėre qė e ke ēuar djalin nė shkollė private"? Prindin e ka shokuar kjo dhe i ėshtė pėrbetuar se ai e ka dėrguar Marjon si zakonisht nė shkollėn "9 Tetori". Atėherė mėsuesi Shehu i ka thėnė se pėr tri javė djali nuk i ka ardhur nė klasė. "Shiko, se diēka po ndodh me djalin, diku tė shkon e dikush abuzon me tė". Nga ai ēast, Sulo ka bashkėbiseduar me djalin dhe ai i ėshtė rrėfyer me lot nė sy e duke kėrkuar tė falur qė nuk ka treguar tė vėrtetėn. Sondazhet e prindit kanė shkuar deri nė kontrollimin e detyrave tė fėmijės nė datat e munguara nga mėsimi me mėsuesin e vet. Dhe ka mbetur i befasuar kur sheh edhe detyra tė bėra, edhe vlerėsim me notė nė fund tė faqes. "I bėja vetė tė gjitha edhe detyrat edhe notat, qė tė mos mė kuptonit ju", ka treguar djali. Dje, kur sapo ishte marrė vesh se ēfarė punonin me fėmijėt disa njerėz nė qytetin e Sarandės, duar tė fshehta janė ngritur mbi mėsuesin, Neron Shehu, me njė eksperiencė 42-vjeēare nė ciklin fillor. Ai ėshtė qėlluar nė mėnyrė provokuese, pėr ta implikuar nė njė sherr tė llogaritur se do tė shpėrthente. Por ai ruajti pėrmbajtjen dhe qetėsinė karakteristike, ndėrkohė qė gjendej nė stadiumin e lojėrave me dorė, ku organizohej dita finale e kampionatit tė minifutbollit midis shkollave. Ndėrkaq, krerėt e shkollave tetėvjeēare tė Sarandės janė thirrur nė polici e prokurori pėr tė dėshmuar mbi ngjarjen e pazakontė. Oborret e tė dyja shkollave 9-vjeēare tė Sarandės kanė qenė tė mbushura dje jo vetėm me nxėnės, por edhe me prindėr qė kishin shtuar kujdesin dhe merakun pėr fėmijėt, duke i shoqėruar ata si nė mėngjes, apo nė drekė. Pėr ata tė ciklit tė ulėt, edhe nė marrjen e tyre nga shkolla. Kjo psikozė paniku dukej qė nuk ishte vetėm pjesė e normalitetit tė funksionimit tė shkollės "9 Tetori". Drejtori Lefter Gjini reflektonte njė ndjenjė shqetėsimi pėr kėtė klimė mosbesimi. Gjini thotė se mėsuesi Neron Shehu dhe ai vetė, duke komunikuar me tė, kanė qenė ndėr kontribuuesit e parė tė ndaljes dhe zbulimit tė ndodhisė sė shėmtuar. Ai thotė se me rastin po merren organet e specializuara. Drejtori Gjini thotė se deri tani ka rezultuar qė vetėm njė fėmijė ėshtė rekrutuar nė shkollėn e improvizuar pėr qėllime tė panjohura. Ndėrsa nė shkollėn tjetėr, atė "Adem Sheme", zėvendėsdrejtorja Valbona Lipe, qė kontaktuam nė mungesė tė drejtorit Milto Anagnosti, na tha se nuk mund tė shprehej, pasi "me kėtė ēėshtje ėshtė marrė vetė drejtori, i cili ėshtė thirrur edhe nė prokurorinė e rrethit".