Dhe numri i tij ėshtė 666.
Kur do tė vijė sundimi i bishės?
Ishte njė ditė e zakonshme. Bėnte shumė vapė dhe isha i lodhur. Pas punės ashtu sic isha, nisem pėr nė supermarket pėr tė blerė disa nga gjėrat qė mė duheshin mė shumė pėr nė mbrėmje. Afrohem drejt sportelit tė pagesės, dhe njė uaa.. e zgjatur e arkėtares mė zgjoi disi nga ėndėrrimet.
Shikoj me cudi arkėtaren qė ia kishte mbėrthyer sytė kompjuterit dhe shikoj se llogaria ime ishte 6,66 marka. Ah, - tha arkėtarja, - numri i telefonit tė djallit!!! Nė fillim u hutova pak, por mė pas fillova tė mendoja edhe mė thellė pėr gjithcka dija pėr kėtė numėr.
Numri 666 nė kohėt tona nuk ka mbetur mė i panjohur pėr asnjė. Shumė patjetėr do ta kenė takuar nė ndonjė rast ose tė tjerėt tė paktėn do ta kenė dėgjuar. Dhe gjėja mė e cuditshme e kėtij numri ėshtė se kush e ka parė njėherė, nuk mund ta harrojė mė kurrė E megjithatė dhe nė si lexues tė Biblės e dimė se ky numėr ka tė bėjė me diktatorin e botės, me Antikrishtin.
Nė Zbulesėn 13:17 lexojmė pėr atė qė pėrshkruhet si numri i bishės dhe njė varg mė poshtė na thuhėt: Kėtu ėshtė urtia. Ai qė ka mend, le tė bėjė llogari numrin e bishės, sepse ėshtė numėr njeriu; dhe numri i tij ėshtė gjashtėqind e gjashtėdhjetė e gjashtė.
Nė kėtė varg numri 666 na prezantohet si numri i bishės. Kjo do tė thotė para sė gjithash se po ky numėr ėshtė i lidhur me personin e Antikrishtit. Nė tė vėretetė, vetėm Antikrishti nėnvizohet bisha nė Zbulesė. Ndėr tė tjera numri 666 ėshtė njė numėr njeriu. Kjo ėshtė njė gjė shumė e rėndėsishme tė kuptohet drejt, sepse me kėtė dalim nė pėrfundimin se personi i Antikrishtit ėshtė njė njeri qė njė ditė do tė dominojė gjithė botėn.
Pra Antikrishti ėshtė njė person real dhe jo njė sistem qeverisje antikristiane sic besojnė disa. Si cdo njeri tjetėr, edhe Antikrishti pra, do tė ketė njė emėr mėse normal. Por kur njė ditė bisha do tė dalė nė publik, atėherė edhe emri i tij do tė bėhet i njohur. E megjitatė emri i bishės do tė ketė njė karakteristikė tė vecantė, sipas Shkrimeve, sepse nė tė pėrfshihet njė numėr dhe ky numėr ėshtė 666. (Zbulesa 13:17).
Pėr tė kuptuar qartėsisht kuptimin e kėtij vargu, duhet tė njohim edhe dicka tjetėr. Si nė alfabetin grek ashtu edhe nė atė hebraik dhe latin njė emėr mund tė shprehet edhe me numra. Kjo ėshtė e mundur kur gėrmat e kėtyre gjuhėve kanė vlera numerike, si p.sh..:
A - alpha/aleph njė
B - beta/beth dy
G - gama/gimei tre
D - delta/dalet katėr etj
Nga pėrshtatja e vlerave numerike me vetė gėrmat mund tė dali pra numri i njė emri. Nė rastin e Antikrishtit janė teorikisht njė seri e tėrė kombinacionesh tė gėrmave qė mund tė kenė si rezultat numrin 666. Pėr kėtė na duket e pamundur qė tė njihet emri tij mė pėrpara, vetėm duke u udhėhequr nga numri, por kur njė ditė Atikrishti do tė shfaqet, atėherė edhe emri i tij do tė bėhet i njohur.
Dhe po sipas Zbulesės 13:18 do tė ketė persona qė kanė dituri dhe qė do ta bėjnė tė njohur emrin e tij nė varėsi nga kombinimi i numrave.
Nė lidhje me gjithcka qė folėm deri tani, e natyrshme do tė dilte edhe njė pyetje. Po pėrse Zoti i fton njerėzit nė mėnyrė kaq tė qartė e tė hapur, pėr tė gjetur emrin e diktatorit tė ardhshėm botėror mbi bazėn e njė numri?
- Pėrgjigjja e kėsaj pyetje i pėrkon njė funksioni tė rėndėsishėm qė numri 666 do tė ketė nė mbretėrinė antikrishtere:
..................................