Deri mė tani ne kemi pasur vetėm rrugė, stacione hekurudhore, aeroporte dhe vende qė janė emėruar sipas njerėzve tė famshėm. Por imagjinoni tė paguani para qė njė yll tė marr emrin tėnd.
Nėse ajo mund tė ndodh, atėherė ēdo gjė ėshtė e mundur nė kėtė botė. Por ka organizata nė pjesė tė ndryshme tė botės qė shesin emra pėr yjet nė qiell. E tėra qė duhet tė bėni, ėshtė tė shkoni atje, tė plotėsoni njė formular qė do tua japin dhe tė blesh njė yll tė cilin do ta emėrosh sipas dėshirės tėnde.
Mirėpo, Unioni Ndėrkombėtarė i Astronomisė nė Francė, nuk e pėrkrah kėtė. Ky union thotė se kjo praktikė nuk ėshtė valide dhe as etike. Po ashtu, ky union nuk e pėlqen atė qė kėto kompani shesin emra tė shpikur tė yjeve apo prona tė patundshme nė planetėt e tjerė nė sistemin solar.
Ata thonė se disa yje kanė emra tradicional arab, derisa shumica e yjeve tė tjerė kanė vetėm numra nė katalog dhe pozita nė qiell. Ky union sqaron se emėrimi i grupeve tė vogla tė trupave tė njohur mirė, siē janė planetėt apo yjet qė mund tė shihen me sy tė lirė, ėshtė nė rregull.
Por janė miliarda yje. Si mund tė emėrohen tė gjithė? Nėse tė gjithė ata emėrohen, atėherė gjetja e njė ylli do tė jetė sikur tė mundohesh ta gjesh njė gjilpėrė nė det.
A mund ta imagjinoni ta bėni kėtė pa njė numėr tė pėrshtatshėm kodi?
Edhe pėr yjet, tė kesh njė numėr tė caktuar me pin-kod, nė vend tė emrit, do tė ndihmonte nė gjetjen e tyre.
Ėshtė e vėrtetė dhurimi i njė ylli, do tė ishte njė dhuratė unike dhe do ta gėzonte ēdokėnd nė kėtė planet. Por gjithashtu ėshtė e vėrtetė se yjet nė qiell, janė pėr tė gjithė ne qė tė kėnaqemi, kėshtu qė nuk janė pėr shitje.