Receta Gatimi

The Pimpsons, ana tjetėr e politikės kosovare


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26

    Talking The Pimpsons, ana tjetėr e politikės kosovare


    Nė televizor duken ndryshe dhe janė mė serioz. Nė paraqitjet e tyre publike janė mendjemėdhenj dhe rrallėherė flasin me ne.

    Por aktorėt kryesor tė politikės kosovare nė serinė kreative “The Pimpsons”, tė publikuar ekskluzivisht nė rrjetet sociale si Facebook e Twitter, vijnė nė njė format tė stripit dhe shumė tė ndjekur nga publiku.

    “The Pimpsons” ėshtė njė serial vizatimor i shprehur me humor tė zi, ku ata qė janė pjesė e kėtij reality shou “vuajnė” mjaft shumė nga dora dhe mendja kreative e autorit tė kėtij seriali, i cili nė shenjė pakėnaqėsie ndaj ngjarjeve ditore politike, ka zgjedhur qė t’i pėrqesh ata qė merren me politikė nė Kosovė.

    Personazhet kryesore tė “The Pimpsons” janė liderėt e partive politike, pėrkatėsisht kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, kreu i opozitės, Isa Mustafa, Presidentja, Atifete Jahjaga, Albin Kurti, Shpend Ahmeti, ambasadori amerikan, Christopher Dell, Arben Gashi, Azem Syla, zėvendėsi i ambasadorit amerikan, Michael Murphy, Vlora Ēitaku, Edita Tahiri, Ahmet Shala, ish-presidenti Behgjet Pacolli, dhe personazhet tjera tė politikės, si Mimoza Kusari, Blerand Stavileci, Sabri Hamiti, Qėndrim Gashi, Ilir Deda e Berat Buzhala.

    Mirėpo, e veēanta e ēdo episodi tė paraqitur nė baza ditore janė anėtarėt e rinj qė “gatuhen” brenda ditės si dhe gjuha qė ata pėrdorin brenda serialit.

    Nė versionet e publikuara deri mė tash, Hashim Thaēi duket tė jetė mė i afėrt me ambasadorin Dell, ndėrsa Mimoza Kusari e njohur si Limoza, i bindet shefit tė saj, Behgjet Pacollit, dhe nė anėn tjetėr paraqet kėrkesa tė cilat “shefi” ia plotėson asaj.

    Dy prej temave tė cilat mė sė shumti zėnė vend nė “The Pimpsons” janė shkuarja e politikanėve tė Kosovės nė Bansko tė Bullgarisė pėr ta pėrpiluar planin pėr zhvillim ekonomik, si dhe dhembjet qė liderėt e partive i vuajnė nga prurjet e reja nė politikė.


    Autori i kėtij stripi e pėrshkruan krijimin e tij humoristik, si njė “parodi e programit te famshėm televiziv amerikan, e cila pėrshkruan gjendjen aktuale politike nė Kosovė, akterė kryesorė tė sė cilės janė personazhet dhe vakitė e tyre”, ndėrsa premton se nė ditėt nė vijim, temat dhe personazhet e reja do t’i servohen publikut, i cili kėrkon diēka tė tillė.

    Nė rast se nuk keni arritur ta kuptoni se pėr ēka ėshtė fjala, dhe ēka po ndodh nė familjen e “The Pimpsons” atėherė klikoni nė adresėn e tyre nė Facebook, pėraktėsisht nė www.facebook.com/pimpsons

  2. #2
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    ka ndonje video ne youtube! qenkan te leztshem, por mos akuzohen nga The Simpsons

  3. #3
    STARBOY VIP-Donator Maska e vaaldr1n
    Anėtarėsimi
    Jul 2010
    Vendndodhja
    New Mojave
    Postime
    11,524
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    26
    Kta jane bere me dale edhe ne Teater, se le per Simpsons

  4. #4
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    Bo keta Simpsons jan te papar

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Futja e Edukates Fetare ne shkollat kosovare
    Nga labja nė forum Votime dhe Sondazhe
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 30-08-2011, 05:44 PM
  2. Plagoset turistja kosovare
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-08-2009, 11:01 PM
  3. Fotot skandal te modeles kosovare
    Nga Enkelejda_24 nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 28-07-2009, 10:26 AM
  4. Hakersat kosovare sulmojne web-in e Vidic
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 09:10 PM
  5. Cka mendoni per kulturen e rinis Kosovare???????
    Nga kushani nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-02-2008, 10:35 PM