Fyerje raciste nė adresė tė Obamas



Njė e-mail me pėrmbajtje raciste pėr presidentin e SHBA-sė Barack Obama, e politikanes republikane, Marilyn Davenport, ka nxehur gjakrat nė SHBA. Organizatat pėr tė drejta tė njeriut kėrkuan menjėherė dorėheqjen e saj, pasi qė politikania republikane nė e-mailin e saj kishte bashkangjitur edhe njė fotografi, nė tė cilėn presidenti Obama paraqitet si shimpanze.

Nėn foto mund tė lexohej”Tani e dimė se pse ai nuk posedon njė certifikatė tė lindjes”.
Nė kėtė mėnyrė Davenport ju referua deklaratave tė disa republikanėve, tė cilėt kanė theksuar se Obama nuk ka lindur nė SHBA.

Davenport deklaroi mė pas pėr mediet se ajo ėshtė pjesėtare e lėvizjes konservatore Tea Party dhe se kurrė nuk do tė bėnte me qėllim ndonjė gjė, qė do tė dėmtonte pjesėtarėt e pakicave.

Ajo mė tutje theksoi se nuk ėshtė raciste dhe se ka edhe miq me ngjyrė.

Disa lėvizje pėr tė drejtat e njeriut e dėnuan kėtė foto-montazh tė Davenportit dhe kėrkuan dorėheqjen e saj.