Receta Gatimi

Fier, shtėpi publike pranė policisė.


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Fier, shtėpi publike pranė policisė.

    Zbulohet bordello vetėm 100 metra larg komisariatit. Agjentėt u infiltruan si klientė pėr tė kapur prostitutat

    Pas mė shumė se 3 muaj hetimesh dhe infiltrim tė njė efektivi, policia gjen njė tjetėr bazė prostitucioni nė Fier. Policia lokale ka organizuar dje njė aksion me emrin e koduar "Village park" dhe ka arrestuar tre persona, si dhe ka shpallur nė kėrkim njė tė katėrt. Sipas informacioneve zyrtare tė policisė, mėsohet se dy prostituta dhe personi qė u gjente klientėt janė ndaluar nė orėt e vona tė mbrėmjes sė tė shtunės. Rustem Hasanaj, lindur nė Ballsh dhe banues nė Tiranė, ėshtė i ndaluari, ndaj tė cilit rėndon akuza e shfrytėzimit tė prostitucionit. Anisa Silollari, 21 vjeēe, ėshtė arrestuar me akuzėn e ushtrimit tė prostitucionit. Kjo e fundit banonte nė Pogradec, por kishte disa muaj qė shfrytėzohej si prostitutė nė qytetin e Fierit. Ndėrkohė qė Albina Lika, sipas burimeve tė policisė Fier, jo vetėm qė ushtronte prostitucion, por siguronte edhe ambientet e ushtrimit tė prostitucionit pėr vajzėn tjetėr. Ndėrkohė qė kreu i dyshuar i kėtij grupi, Astrit Koroveshaj, lindur dhe banues nė Fier, 32 vjeē, ėshtė shpallur nė kėrkim prej policisė me akuzėn e "shfrytėzimit tė prostitucioni nė rrethana rėnduese". Burimet zyrtare tė policisė tregojnė se Anisa Silollari shfrytėzohej pėr prostitucion, ndėrkohė qė femra tjetėr e arrestuar, Albina Lika, punonte me vullnetin e saj nė kėtė profesion. Madje, pėr tė ndėrtuar mjaft mirė strukturėn e kėtij aktiviteti, Likaj kishte vėnė nė dispozicion jo vetėm banesėn dhe lokalin e saj, nė afėrsi tė komisariatit tė policisė, por kishte arritur tė lidhte marrėveshje edhe me disa drejtues hotelesh e motelesh nė qendėr dhe periferi tė qytetit tė Fierit. Ėshtė dashur njė hetim afro tremujor nga ana e policisė sė Fierit, qė tė zbardhet e gjithė skema qė pėrdornin tė arrestuarit. Mbrėmjen e sė premtes, tre tė prangosurit kanė qenė nė njė hotel, nė Qafėn e Koshovicės, midis Fierit dhe Vlorės, ku janė kapur nė flagrancė duke ushtruar aktivitetin e paligjshėm. Policia ka ndaluar gjithashtu edhe dy klientėt, qė ishin me dy tė ndaluarat, ndėrsa i ka lėnė tė lirė ata rreth orės 10.00 tė paradites sė djeshme. Pėr ambientin ku janė gjetur duke ushtruar prostitucion, si dhe ambienti qė vihej nė dispozicion nga Albina Likaj, policia e Fierit ka marrė masėn e sekuestros konservative. Gjithashtu, nė cilėsinė e provės materiale ėshtė sekuestruar njė automjet tip "Mercedez Benz", me targa FR5609C dhe shuma prej 30 mijė lekėsh tė reja, qė kishin paguar klientėt natėn e arrestimit. Por, ndėrsa krerėt e policisė theksojnė se pėr fajėsinė e tė arrestuarve ka prova bindėse, familjarėt e Rustem Hasanit pretendojnė se ky i fundit ėshtė arrestuar gabimisht. "Kemi qenė tė ftuar nė njė dasmė, e cila zhvillohej nė atė hotel. Im bir mund tė ketė qenė klient i atyre prostitutave, por kurrsesi tutor, sepse ai vjen shumė rrallė nė Fier", ka thėnė dje babai i Rustem Hasanajt, Enveri. Babai i tė arrestuarit ka takuar dje edhe disa nga krerėt e policisė sė Fierit, tė cilėve u ka ngritur tė njėjtat pretendime, duke thėnė madje se djali nuk mund tė mbahet i arrestuar pa prova, vetėm sepse ėshtė me ngjyrė. *

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e carolina
    Anėtarėsimi
    Jun 2007
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    277
    Reputacioni
    0

    Re: Fier, shtėpi publike pranė policisė.

    shi shi shi....

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shkon nė njė shtėpi publike, gjen gruan e vet
    Nga labja nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 02-09-2011, 11:19 PM
  2. I dėrgon policisė foton mė tė bukur tė tij
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-11-2009, 07:06 PM
  3. Lėshon gazra para policisė dhe dėnohet me 50 euro
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-09-2009, 07:15 PM
  4. Vjedh nė prani tė policisė
    Nga aurel nė forum Ngjarje Nėpėr Botė
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 10:28 PM
  5. Policise i vjedhin makinen
    Nga ReniX nė forum ThaSheTheMe
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 09:17 AM