Receta Gatimi

Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat qė na shkaktojnė


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0

    Magjia e ngjyrave dhe ndjenjat qė na shkaktojnė

    Pėr tė zbukuruar ambientin ku jetoni, ju nuk duhet tė brengoseni pėr trendet, sepse trendet e ngjyrave janė kalimtare. Personat tė cilėt jetojnė aty, e bėjnė ambientin e bukur duke zgjedhur ngjyrat tė cilat reflektojnė shijet dhe personalitetin e tyre. Esenca ėshtė qė kėto ngjyra tė pėlqyera tė kenė raporte tė mira pranė njėra-tjetrės.

    Merita Jaha, piktore akademike

    Zgjedhja e kombinimit tė ngjyrave ėshtė ēėshtje parėsore. Ngjyra ka fuqi pėr tė ndryshuar pamjen, madhėsinė dhe formėn e mobilieve, orendive e posaēėrisht tė dhomės.
    Kur zgjedhim ngjyrat, ėshtė mirė tė mendohet se secila ngjyrė ka vlerė psikologjike. Mendoni se si ato ngjyra ju bėjnė tė ndiheni. Por, duhet patur kujdes se disa ngjyra nė hapėsira tė mėdha mund tė kenė efekt tė kundėrt.

    Ēfarė atmosfere dėshironi tė krijoni? Cila ngjyrė ju ndihmon ta arrini kėtė atmosferė?
    Duhet konstatuar se nėse pėrdorim 3, 4 ose mė shumė ngjyra, atėherė ambienti ngarkohet dhe krijohet atmosferė kaotike.
    Jo mė shumė se 3 ose 4 ngjyra. Shumė ngjyra krijojnė ambient tė ngarkuar dhe lėmsh.

    Ngjyrat e hapura japin ndjenjėn e pastėrtisė dhe hapėsirės mė tė madhe, ndėrkaq ngjyrat mė tė errėta janė mė tė sofistikuara dhe mė tė ngrohta; dhomave tė mėdha u japin mė shumė intimitet.

    E KUQJA ngrit nivelin e energjisė nė dhomė. Ėshtė zgjedhje e mirė pėr tė nxitur eksitim, veēanėrisht natėn. Nė dhomėn e ditės ose tė ngrėnies, e kuqja i afron njerėzit dhe stimulon biseda, i bėn njerėzit tė ndjejnė dhe reflektojnė ngrohtėsi ndaj njėri-tjetrit.

    Preferohet pėr dhomė tė fjetjes, si stimulues, por vetėm atėherė nėse nė dhomė jeni pasi tė errėsohet, kur ju e shihni ngjyrėn nėn dritėn e llambės, kur ngjyra shfaqet memece, e pasur dhe elegante. E kuqja nxit adrenalinėn si asnjė nuancė tjetėr.






    Aziatikėt e vjetėr e pėrdornin ngjyrėn e kuqe pėr tė stimuluar trupin dhe mendjen.
    Mirėpo, e kuqja nė sasi tė tepruar mund tė nxis zemėrim dhe armiqėsi, duhet t’i shmangemi si ngjyrė kryesore e dhomės.

    Nė dhomė tė ditės dhe paradhomė, pėrveē toneve tė ngrohta si nuancat e ngjyrės sė kuqe, tė verdhė, tė preferuara janė edhe tonet e tokės, si, ngjyra kafe dhe bezhi (okeri).

    Kuzhina. Po qe se keni kujtime tė mira nga fėmijėria juaj e bisedave ne kuzhinė, nuk ėshtė ide e keqe t’i pėrdorni po kėto ngjyra nė kuzhinėn tuaj tė tanishme, mund tė jetė kombinim perfekt - e kaltra me tė bardhėn.





    Por, edhe ngjyrat e ngrohta janė mjaft tė mira. Ato japin pėrshtypjen e kuzhinieres sė mirė.
    Kujdes: ngjyrat e ngrohta nė dhomėn e ngrėnies stimulojne oreksin. Por, nėse ėshtė dhomė e ngrėnies formale, inkurajon biseda si dhe shton oreksin e tė ftuarve.
    E VERDHA reflekton harenė e rrezeve tė diellit dhe transmeton lumturi. Ėshtė e preferuar nė kuzhinė, dhomė tė ngrėnies dhe banjė. Nė hapėsirat e vogla, nė hyrje, paradhomė dhe korridor jep ndjenjėn e mikpritjes. Porse, nuk ėshtė e preferuar si ngjyrė kryesore e dhomės, sepse njerzit me lehtė humbin durimin nė dhomė ku dominon e verdha; gjithashtu edhe foshnjet qajnė mė tepėr nė dhoma tė verdha (i prin frustrimit dhe nervozės). Ngjyra e verdhė shkakton lodhje mė tė shpejt tė syve.





    E KALTRA zbret tensionin e gjakut, ul rrahjet e zemrės si dhe ngadalėson frymėmarrjen, prandaj edhe konsiderohet si qetėsuese dhe relaksuese. Rekomandohet nė dhomė tė fjetjes edhe banjė. Kujdes tė shtuar duhet patur me nuancat e tė kaltrės intensive, e cila duket e bukur nė enė, mirėpo mund tė jetė tejet e pakėndshme nė mure, mobilie apo orendi. Qėndroni mė afėr tė kaltrės sė ēelėti, ndėrkaq e kaltra e errėt evokon trishtim.







    Dhoma e fjetjes ėshtė vendi ku ju shkoni tė relaksoheni dhe tė rilidheni me partnerin tuaj. Ngjyrat e ftohta mund tė jenė zgjedhje e mirė, si e kaltra apo e gjelbra .

    Banja. E bardha dhe ngjyrat e ngrohta janė mė tė popullarizuarat nė banjė, sepse ato reflektojnė pastėrti dhe ambient tė kėndshėm. Sot, banja nuk ėshtė njė vend vetėm pėr t’u larė, por edhe ku njeriu gjen relaks dhe reflekton pėr ndodhitė e ditės. Nė tė shumtėn e rasteve edhe e kaltra dhe tirkuazi janė ngjyra mjaft tė rehatshme dhe tė kėndshme, kanė efekte qetėsuese si dhe i japin sens pastėrtisė dhe freskisė.
    Kur shikoheni nė pasqyrė, nė banjė, ju gjithmonė dėshironi tė dukeni pėr mrekulli. Andaj, asnjėherė mos e ngjyrosni banjėn me njė ngjyrė qė nuk ju shkon, ose qė kurrė nuk do ta pėrdornit pėr veshmbathje.
    Gjithashtu, ngjyra e kaltėr nxit imagjinatėn dhe mendimet pozitive.

    Dhoma e tinejxherėve. Pėr shkak tė harmonisė familjare, mė sė miri ėshtė t’i lejomė qė ata vet tė zgjedhin ngjyrėn pėr dhomėn e tyre, qofshin ato shumė tė egra pėr guston tuaj; lejoni qė ata tė jenė tė lirė nė zgjedhje dhe shprehje.

    E GJELBRA konsiderohet si ngjyra mė pushuese pėr syrin. Nė dhomėn e ditės ofron mjaft komoditet dhe harmoni, ndėrkaq nė dhomėn e gjumit relaksim; nė dhomėn e punės, bibliotekė ose zyrė ėshtė mė se e pėrshtatshme. Gjithashtu besohet se kjo ngjyrė ndikon edhe nė fertilitet me ēka konsiderohet si zgjedhje e mirė edhe pėr dhomė tė fjetjes
    .




    Dhoma e punės ose biblioteka. Sa mė shpejt t’i kryeni punėt, aq mė shumė kohė do tė keni pėr tė kaluar me familjen, prandaj ėshtė e rėndėsishme qė ngjyra qė do tė pėrdorni nė kėtė hapėsirė tė jetė relaksuese dhe qė ju ndihmon nė relaksim. E gjelbra ėshtė perfekte, sidomos nė hapėsirat qė kaloni shumė kohė. Ėshtė konstatuar qė e gjelbra ndihmon shumė nė koncentrim.
    Ngjyrat e ngrohta nuk preferohen nė bibliotekė ngase ato kanė edhe efekte eksituese.

    NGJYRA VJOLLCĖ nė nuancat e errėta, ėshtė e pasur, dramatike dhe e sofistikuar. Asocion nė luks, kreativitet, si dhe si ngjyrė e pėrfituar ose sekondare i jep hapėsirės thellėsi. Ndėrkaq, tonet e lehta tė vjollcės, sikurse jorgovani, sjellin atmosferė pushuese nė dhomat e gjumit, mu sikur ngjyra e kaltėr, pa rrezikuar tė jetė pikante







    NGJYRĖ PORTOKALLI evokon eksitim, entuziazėm, si dhe ėshtė ngjyrė energjike. Nuk preferohet pėr dhomat e ditės ose tė fjetjes, mirėpo ėshtė perfekte pėr dhomat e ushtrimeve. Kjo ngjyrė do t’ju ndihmon tė lironi ngarkesat emocionale gjatė ushtrimeve.








    NGJYRAT NEUTRALE: e zeza, e bardha edhe ngjyrė hiri janė ngjyra tė paqėndrueshme nė trend. Mirėpo, shquhen pėr virtytin e tyre, i cili shtrihet nė fleksibilitet. Shtohen pėr tė gjallėruar ose qetėsuar atmosferėn. E zeza, mė sė miri qėndron nė detaje tė vogla, mendohet qė nė secilėn dhomė ėshtė e nevojshme njė sasi e vogėl e ngjyrės sė zezė pėr tė dhėnė thellėsi.

    Rregull e pa shkruar: zgjedhja mė e mirė pėr tavan ėshtė e bardha. Tavanet e lyera me tė bardhė ose me ngjyrė mė tė hapur sesa muret, asociojnė mė lartė, ndėrkaq ato me ngjyra tė errėta asociojnė mė ulėt.
    Vizuelisht tavanet mė tė ulta krijojnė intimitet tė rehatshėm pozitiv.

    Zgjedhja e ngjyrave ėshtė diēka shumė personale. Ngjyrat kanė edhe ndikime tė ndryshme tek personat me karakter tė ndryshėm, si dhe nė varėsi nga kultura, prejardhja, stili i jetės ose nga vendi ku jeton. Jeni ju ata qė do tė jetoni me kėto ngjyra, zgjidhni ato qė ju bėjnė tė ndiheni mirė. Mbi tė gjitha, zgjidhni ngjyra tė kualitetit tė lartė, nė mėnyrė qė tė keni nuanca tė bukura dhe afatgjate

  2. #2
    Super Forumist Lirenti-Addicted Maska e Erinaa
    Anėtarėsimi
    Jun 2010
    Postime
    6,231
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    0
    Interesant te portokallten zakonish e has ne sallona ketu ose ne dhom dite.

  3. #3
    E..S...L...I Lirenti-Addicted Maska e Auroraa
    Anėtarėsimi
    Jan 2013
    Vendndodhja
    Honoluluuu
    Postime
    3,023
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    15
    Mua do me pelqente nje shtepi me mobilje te bardha...te bardhe gjithandej...me disa piktura me debore...dhe shume lule brenda...

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Shpreh ndjenjat e momentit me nje foto
    Nga Mima nė forum ThaSheTheMe
    Pėrgjigje: 282
    Postimi i Fundit: 22-10-2014, 01:34 PM
  2. Ndjenjat!
    Nga Altin111 nė forum Romanca
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 09-09-2012, 06:46 PM
  3. Gjestet, ndjenjat dhe mendimet e meshkujve
    Nga labja nė forum Psikologji-Sociologji-Filozofi
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-03-2012, 06:51 PM
  4. Rikthehet Liga e Kampionėve, magjia e futbollit europian
    Nga Kliton nė forum Kampionate Evropian
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 10:04 PM