Libri i ri i Ferrarit quhet “Official Ferrari Opus” dhe konsiderohet si Bibla e makinės sė famshme italiane. Ky libėr ka 850 faqe dhe 2 mijė foto qė tregojnė me imtėsi ēdo model Ferrari qė ka dalė nga fabrika e Maranello-s. Nė tė mund tė gjesh dosjet e ēdo piloti profesionist qė ka drejtuar njė Ferrari nė cirkuitet e Formulės 1. Ferrari ka pėrgatitur 4 botime tė kėtij libri dhe ai qė bie mė shumė nė sy ėshtė “Enzo Diamante” qė do tė kushtojė plot 200 mijė euro. Me kėtė shumė mund tė blesh njė Ferrari California. Ky libėr kushton kaq shumė pėr shkak se kali, qė ėshtė simboli i Ferrarit, ėshtė “vizatuar” me 30 diamantė tė bardhė. Tė gjithė ata qė do e blejnė kėtė libėr do tė marrin pjesė nė njė short i cili do t’i dhurojė njė makinė Ferrari tė Formulės 1 me tė cilėn Michael Schumacher ka arritur fitore tė shumta. Por, do tė ketė edhe edicione mė “ekonomike” tė kėtij libri. Versioni “Enzo” qė do tė kushtojė 37 mijė e 500 euro do tė ketė firmėn e tė gjithė pilotėve tė Ferrarit (qė jetojnė ende) qė kanė dalė kampion me skuderinė e kuqe. Versioni “Cavallino Rampante” do tė kushtojė 5 mijė euro, ndėrsa versioni “Classics” qė kushton 3 mijė euro do tė ketė firmat e pilotėve aktualė tė skuderisė: Fernando Alonso dhe Felipe Massa.