Pėrfaqėsuesja e Shqipėrisė, Auerla Gaēe, nuk ka arritur qė ta sigurojė finalen e madhe tė festivalit evropian tė kėngės Eurovision Song Contest qė po mbahet nė Duesseldorf tė Gjermanisė.
Aurela me kėngėn e saj Feel The Passion shfaqi performancė tė jashtėzakonshme, duke bėrė krenarė tė gjithė shqiptarėt, megjithėse nuk arriti tė kualifikohej nė finale.
Pėrkundėr mos kualifikimit nė finale, shqiptarėt nuk kanė arsye pėr tė qenė tė zhgėnjyer, pasi si zakonisht edhe kėtė edicion Eurovision Song Contest u dėshmua tė jetė festival i politizuar dhe i rajonizuar.
Finalen e tė shtunės tė Eurovision 2011 e kanė siguruar disa prej vendeve tė cilat nga analistėt as qė kanė mundur tė krahasohen me kėngėn pėrfaqėsuese tė Shqipėrisė, e kėtu pėrfshimė edhe reprezentuesen serbe, e cila pa kurrfarė problemi e siguroi finalen, ndonėse ishte larg nivelit tė Aurelės.
10 vendet qė siguruan finalen e Eurovision 2011:
1. Serbia
2. Lituania
3. Greqia
4. Azerbaixhani
5. Gjeorgjia
6. Zvicra
7. Hungaria
8. Finlanda
9. Rusia
10. Islanda