Analisti i teknologjisė Ovum ka paraqitur njė raport nė lidhje me gjendjen e programeve 3D anembanė botės, duke thėnė se transmetuesit nuk janė duke investuar nė ekspertizė dhe teknologji qė nevojitet pėr tė krijuar programe 3D.


E kjo do tė thotė se programet 3D nė disa pjesė tė botės kanė gjasa minimale qė tė pėrjetojnė rritje nė vitin 2011.

Njė komunikatė pėr media e cila shpjegon nė formė raporti “Gjendjen e teknologjisė 3D”, thekson se ekzekutivėt e industrive transmetuese kanė vlerėsuar lansimin e kanaleve 3D dhe prodhimin e pėrmbajtjeve 3D nė nivelin mė tė ultė tė prioriteteve tė tyre strategjike. Mė shumė se gjysma e kėtyre ekzekutivėve than se prodhimi i programeve 3D ishte “i parėndėsishėm pėr tu vėnė nė konsiderim pėr biznes”. Tė anketuarit nga rajoni i Azisė-Paqėsorit kanė vlerėsuar rėndėsinė e krijimit tė programeve 3D nė njė nivel paksa mė tė lartė krahasuar me ata nė Amerikėn Veriore dhe Evropė, por nė pėrgjithėsi edhe komentet prej tyre ishin negative.

Analisti nga Ovum Tim Renowden, qė ėshtė edhe autori i raportit, ka thėnė se nuk ka qasje uniforme ndaj transmetimit 3D nė rajon – 3D programet nė Australi janė tė kufizuara tė transmetojnė vetė ngjarje speciale, kurse ato nė Japoni janė tė kufizuara nė shėrbime tė tipit “on-demand” apo “pay-per-view”. Renowden komentoi se investimi pėr programe 3D nuk pritet tė pėrjetojė ndonjė ndryshim rapid nė tė ardhmen. “Duke pasur parasysh mungesėn e entuziasmit pėr investim nė prodhim tė pėrgjithshėm tė pėrmbajtjeve nė 3D, situata nuk do tė ndryshojė nė tė ardhmen e afėrt”.

“Mungesa e investimeve drejt prodhimit tė pėrmbajtjeve 3D dhe krijimit tė kanaleve 3D, na lė pėrballė njė vrimė tė madhe kundrejt pėrmbajtjeve 3D, dhe na tregon se mungesa e programeve 3D qė kemi pėrjetuar nė vitin 2010, do tė jetė e njėjtė edhe nė vitin 2011”.

Kėto raporte janė mjaft interesante edhe pse jo pėr rajonin tonė, pėr shkak se nė Ballkan vetėm disa shtete si Sllovenia apo Kroacia, kanė arritur tė sjellin para shikuesve tė TV-ve transmetime 3D tė ngjarjeve tė caktuara speciale. Ndėrsa nė Kosovė e Shqipėri transmetimi nė HD ėshtė ende larg, dhe vetėm platforma Digitalb me disa kanale nė rrjetin e saj kabllor dhe satelitor po mundėson njė pėrvojė tė kėtij niveli pėr shikuesit.

Istvan Stark, drejtor menaxheria pėr Evropėn Juglindore pranė Panasonic, kohė mė parė nė njė deklaratė pėr PCWorld Albanian pati thėnė se shitjet e njėsive 3D janė nė nivele tė ulėta nė rajonin tonė, por kjo kryesisht pėr shkak tė mungesės sė transmetimeve 3D, e nėse shikojmė raportin atėherė shitjet nuk po na sinjalizojnė gjėra pozitive. /pcworldalbanian