Franca, Italia, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, Kanadaja, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės janė takuar gjatė kėsaj jave nė Deauville tė Francės pėr tė diskutuar nė lidhje me njė listė tė madhe tė gjėrave tė ndryshme, duke pėrfshirė edhe Internetin.

Nė njė deklaratė tė gjatė tė lėshuar pas takimit tė sė premtes, pėrfaqėsuesit e shteteve janė pajtuar nė njė paragraf nė tė cilin ata kanė theksuar pikėpamjet e tyre mbi internetin – dhe kanė bėrė tė qarėt se ligjet qė aplikohen nė jetėn e pėrditshme duhet tė aplikohen edhe nė internet.

Ky dokument thotė mjaft shumė gjėra tė mira nė lidhje me lirinė e shprehjes, fuqinė demokratike tė internetit dhe nevojėn pėr njė “konkurrencė korrekte dhe jo-diskriminuese”. Gjithashtu theksohet se kėto tė mira duhet tė pėrfshihen nė njė kornizė mė tė gjerė nė respektim tė ligjit dhe mbrojtjes sė pronėsisė.

Korniza duhet tė pranojė tė njėjtėn mbrojtje, me tė njėjtat garancion, sikurse nė ēdo ambient tjetėr. Dhe kjo nėnkupton se kur bėhet fjalė pėr ēėshtje pronėsie (tė drejtat e autorit, etj), ka nevojė pėr forcim tė ligjit.

“ Pėr tė mbrojtur tė drejtat autoriale, sekretet e tregtisė dhe patentat, ne njohim nevojėn pėr tė pasur ligje shtetėrore dhe korniza ligjore pėr tė pėrmirėsuar gjendjen. Ne si rrjedhojė po rivendosim pėrkushtimin tonė pėr tė siguruar njė veprim efektiv kundėr shkeljes sė tė drejtave tė pronėsisė nė arenėn digjitale, duke pėrfshirė edhe veprimin qė adreson shkeljet e tanishme dhe nė tė ardhmen. Ne njohim se implementimi efektiv i pronėsisė intelektuale, kėrkon bashkėpunim tė pėrshtatshėm ndėrkombėtar pėr pėrfaqėsuesit relevant, duke pėrfshirė edhe sektorin privat. Ne jemi tė pėrkushtuar pėr tė identifikuar mėnyrat e krijimit tė njė qasjeje mė tė madhe dhe ofrimit tė njė njohuri mė tė madhe, kulture dhe edukimi, duke pėrfshirė edhe inkurajimin e vazhdueshme nė lidhje me inovacionin nė tė mirat dhe pėrmbajtjen tregtare online nė aspektin ligjor, qė duhet tė bien nė pajtim me tė drejtat autoriale”.

Deklarata vazhdon tė precizojė edhe shumė pika tjera tė “mira”, por ka pasur reagime edhe nga organet pėr tė drejtat e njeriut si “Article 18” qė ka dėrguar njė letėr drejt Ars Technica nė tė cilėn ka thėnė se kjo paraqet njė tentim tė ri tė kufizimi tė lirisė sė shprehjes duke rritur mbrojtjen e tė drejtave pronėsore nė kontekst tė Marrėveshjes Anti-produkteve false dhe ligjeve tjera shtetėrore tė cilat dėshtojnė tė njohin plotėsisht dhe shpesh shkelin tė drejtėn e lirisė sė shprehjes. /pcworldalbanian