Kėtė zezon, duke pasur parasysh llojllojshmėrinė e trendėve tė modės, ēdokush do tė gjejė diēka pėr shijen e vet.
Pothuajse jemi nė prag tė pranverės e cila na sjell lirinė e pritur tė veshjes sė rrobave nga pėlhurat e holla dhe ngjyra tė hareshme. Nėse dėshironi tė mbani hapin me trendėt, hidhjani njė shikim kėtyre dhjetė favoritėve tė modės pėr pranverė-verė 2011, dhe ta do tė gjeni frymėzimin tuaj. Bėhuni gati pėr sezonin me plot llojllojshmėri mode!
Kėmisha e bardhė
Kėmisha e bardhė gjithmonė ėshtė in, mirėpo kėtė pranverė do tė jetė pa pėrjashtim e preferuar dhe do tė bėhet njėri ndėr elementet kyē tė gardėrobės suaj. Kjo pjesė e veshjes frymon nė stilin e elegancės dhe mundėson qė tė kombinoni pjesėt mė tė ndryshme tė veshjeve, qoftė kur ėshtė fjala pėr diēka casual dhe pa u munduar, apo, kur ėshtė fjala pėr diēka solemne dhe tė sofistikuar.
Lulet e printuara
Sezoni qė po vjen bazohet nė pjesėt e veshjeve romantike dhe boheme. Andaj, pėr tė gjithė adhuruesit e luleve tė printuara pranverė-verė 2011 sjell njė paletė tė gjerė tė tyre. Lulet mund tė jenė tė mėdha apo tė vogla, tė dendura apo vetėm ashtu tė hedhura...
Pantallona tė gjerė nga vitet shtatėdhjetė
Kthimi i viteve shtatėdhjetė ėshtė njėri ndėr trendėt mė tė popullarizuar tė kėtij sezoni, madje kėtė nuk duhet lėnė anash. Janė moderne dhe in pantallonat me kėmbė tė gjera, tė cilat sjellin pamje specifike dhe tė posaēme, e cila frymon nė mėnyrė femėrore dhe tė sofistikuar.
Fustani maksi
Fustani maksi ėshtė bėrė i preferuar jo vetėm pėr kėtė sezon specifik, por ėshtė edhe komod dhe shumė i rehatshėm. Kėtė pranverė nuk do tė mund ta hiqni nga gardėroba juaj. I flladitshėm, casual me mostra tė ndryshme, por dhe shumė glamuroz, fustani maksi sėrish do tė jetė njėra ndėr pjesėt mė tė preferuara tė veshjeve.
Platformat
Duhet pėrmendur se pėr sezonin pranverė-verė 2011, flitet ekstremisht kur ėshtė fjala pėr platformat. Mirėpo, nuk duhet tė brengoseni sepse ato rėndom janė tė thjeshta dhe shumė komode, por edhe tė gjithanshme dhe universalisht mikluese. Nga lartėsia marramendėse dhe stilet e thjeshta deri te ato lajkatare, nga pak version i stolisur dhe mostra me lara platformat janė zgjedhje e pėrsosur pėr ditėt e nxehta.
Xhaketa e lėkurės
Zbuloni anėn tuaj tė egėr, roken rol me zgjedhjen e pjesėve tė veshjeve tė cilat tashmė janė bėrė klasike. Xhaketa e lėkurės tani mund tė bartet edhe gjatė pranverės dhe verės. Xhaketa e lėkurės ėshtė investim i duhur, sepse ėshtė e gjithanshme dhe praktike, duke pasur parasysh se ėshtė pothuajse e pėrsosur pėr ēfarėdo outfit, pėr variante tė pėrditshme apo edhe solemne.
Preppy veshja
Stili preppy (karrierist) ėshtė absolutisht must havepėr pranverėn 2011. Stili Old-school i kardiguar ėshtė ajo pjesė e posaēme, e gjithanshme, e cila mund tė bartet nė raste tė ndryshme nga casual deri te mbrėmjet solemne. Pra, mund tė argėtoheni me pėrzierjen e stileve dhe me harmonizimin e tyre. Mund ta bartni me kėmishė tė bardhė, me pantallona traper tė shkurtra dhe me kėpucė ose tė zgjidhni variantin mė femėror nė kombinim me fundin dhe sandalet platformė.
Pak tė zjarrtė, pak ngjyrė lėkure
Disenjatorėt kanė shfrytėzuar njė paletė tė gjerė tė ngjyrave tė pemėve, ngjyrave tė zjarrta tė cilat pėrfundimisht do ti kapėrceni pėr shumė arsye. Mirėpo, kur ėshtė fjala pėr kėto pjesė, duhet kushtuar shumė kujdes kombinimit tė veshjeve, ndėrkaq pėr outfut vendosni pėr nuancat neutrale, siē janė e bardha, apo tė zeza. Nga ana tjetėr, hit i vėrtetė do tė jetė veshja ngjyrė lėkure e cila i pėrshtatet pėrsosmėrish lėkurės suaj, por edhe atyre qė kanė lėkurė tė shndritshme, duke dhėnė frymė freskie. Veshjet ngjyrė lėkure mund tė duken seksi dhe elegante, vetėm qė duhet tė dini se si tė zgjidhni nuancėn e vėrtetė nė bazė tė ngjyrės sė lėkurės suaj dhe tė flokėve tuaja.
Xhinset
Xhinset thjesht kurrė nuk dalin nga moda! Si klasikė e pėrhershme, fermerkat gjithmonė krijojnė freski nga sezoni nė sezon. Pėr llok nga koka deri te thembrat me kombinimin e fundit xhins, me xhaketė tė puthitur pėr trupi ose me kėmishė, ose vendosni xhinse pėr shtatlarta.
Kombinezoni
Pas verės sė kaluar, trendi i kombinezoneve po vazhdon! Kombinezoni shik dhe elegant ose megjithatė argėtues dhe llastues, i zgjedhur me kujdes mund tė bėhet pjesė e preferuar e veshjes suaj, vetėm duhet tė zgjidhni atė tė vėrtetin pėr formėn tuaj tė trupit. Kėtė sezon, krahas toneve neutrale, gjithashtu do tė gjeni nė ngjyra tė zjarrta, por edhe tė kėndshme.