Adresat e-mail nė Gmail tė zyrtarėve dhe funksionarėve tė lartė amerikanė dhe tė vendeve aziatike aleate tė Uashingtonit kanė qenė nė shėnjestėr tė sulmeve pirate me origjinė nga Kina.

Mes llogarive tė sulmuara janė edhe ato tė gazetarėve tė njohur dhe tė aktivistėve tė tė drejtave tė njeriut qė kanė kritikuar shpesh Kinėn pėr politikat e saj nė kėtė fushė.

Lajmi njoftohet nga Wall Street Journal, sipas tė cilės sulmi kishte prejardhjen nga Jinan nė Kinė dhe synonte leximin e postės elektronike tė tė gjitha postave tė goditura.

Gmail pėr sulmin nė fjalė ka njoftuar administratėn e Shteteve tė Bashkuara si dhe personat e prekur nga kjo pirateri, qė mendohet se janė disa qindra.