Ankesa e kompanisė sllovene CETIS, e eliminuar nga gara pėr prodhimin e pasaportave elektronike, me gjithė ēmimin mė tė lirė, ėshtė hedhur poshtė nga Organi Shqyrtues i Prokurimit.

Anėtarėt e kėtij organi kanė vendosur qė Ministria e Punėve tė Brendshme tė ecė me procedura dhe tenderin 14-milionėsh pėr prodhimin e pasaportave biometrike t’ia japė kompanisė austriake Oesterreichische Staatsdruckerei GmbH.

Ky vendim ėshtė marrė tė premten dhe do tė publikohet sot (e hėnė). Hysni Hoxha, kryetar i panelit shqyrtues, tė dielėn tha se ankesa e kompanisė sllovene ka qenė e pabazuar, ndonėse kompania e lartcekur thotė njė tė vėrtetė tjetėr duke ofruar dėshmitė.

“Ėshtė hedhur poshtė ajo ankesė. Paneli ka vlerėsuar se ankesa ka qenė e pabazuar dhe ne u kemi dhėnė tė drejtė autoriteteve kontraktuese pėr dhėnie tė kontratės pėr aktivitetin e prokurimit pėr ‘Furnizim me pasaporta elektronike’”, tha Hoxha.

Kompania e eliminuar sllovene CETIS, qė ishte mė e lirė pėr rreth 600 mijė euro, ka qenė nė garė pėr prodhimin e pasaportave nė Slloveni, ku edhe prodhon pasaporta biometrike pėr kėtė vend tė Bashkimit Evropian.

Nė garė pėr prodhimin e pasaportave elektronike ka qenė edhe kompania gjermane “Giesecke & Devrient”, ndaj sė cilės mediet gjermane raportojnė se autoritetet e atjeshme janė duke zhvilluar hetime nė lidhje me dhėnie tė ryshfetit. Por pėr Organin Shqyrtues kjo kompani ka qenė e pėrgjegjshme ndaj kanė vlerėsuar se tri nga katėr kompanitė konkurruese kanė qenė tė pėrgjegjshme dhe tenderi nuk duhet anuluar nė tėrėsi.

Tė kualifikuara pėr fazėn e dytė nė kėtė tender kanė qenė gjashtė kompani, ndėrsa katėr prej tyre i kanė dorėzuar ofertat e tyre.

Kompania sllovene pėr prodhimin e pasaportave elektronike ėshtė eliminuar nga gara edhe pse ishte mė e lira.

“Ne kemi ofruar 7 makina me kapacitet prodhimi prej 40 sekondash pėr personalizimin e njė pasaporte, kjo do tė thotė 90 pasaporta nė orė. Kapaciteti i prodhimit i 7 makinave ėshtė 5.040 copė tė pasaportave pėr 8 orė. Kapaciteti i ofruar i prodhimit nga ne ėshtė shumė mė i lartė sesa kapacitetet e prodhimit prej 3.500 copė pasaportash i kėrkuar nė dokumentacionin e tenderit”, thuhet nė letrėn e kompanisė CETIS, por qė ėshtė vlerėsuar si e pabazė nga OBSH-ja.

“Ne jemi tė bindur se oferta jonė e dorėzuar i plotėson kėrkesat nė dokumentacionin teknik, dhe me mirėsi kėrkojmė qė ju tė shikoni argumentet tona tė shkruara mė lart”, thuhet nė kėrkesėn e CETIS tė dorėzuar edhe nė ministri.

Departamenti i Prokurimit i Ministrisė sė Punėve tė Brendshme kishte falėnderuar ditė mė parė pjesėmarrjen nė procedurėn e prokurimit tė lartpėrmendur kompaninė sllovene dhe me keqardhje i kishte njoftuar se janė eliminuar nga gara, sepse oferta qė ata kishin dorėzuar, sipas ministrisė, nuk ėshtė pranuar pėr disa arsye.

“Ju jeni eliminuar pėr kėto arsye: nuk keni pėrmbushur kėrkesėn e specifikimeve tė detyrueshme teknike nė dosjen e tenderit, sepse ju keni ofruar prodhimin e 100 pasaportave pėr 100 minuta, me 7 makina prodhuese. Nėse llogaritet sasia e prodhimit pėr orė, shohim se kapaciteti i prodhimit ėshtė 3.360 copė, kurse numri minimal i pasaportave qė duhet tė prodhohen brenda 8 orėve ėshtė 3.500”, thuhej nė shkresėn e Ministrisė drejtuar kompanisė konkurruese.

Kjo arsye ishte hedhur poshtė kategorikisht nga ofertuesi slloven, qė ishte ankuar menjėherė nė Organin Shqyrtues ku kishte ofruar tė dhėna shtesė pėr dosjen e tenderit dhe kapacitetin e tyre prodhues qė, sipas tyre, kalon kufirin e pėrcaktuar duke prodhuar 1.500 copė pasaporta mė shumė. Tė hėnėn ata do tė marrin vesh edhe zyrtarisht se ankesa e tyre nuk ėshtė marrė pėr bazė as nga Organi Shqyrtues edhe pse ishin mė tė lirėt nė konkurrencėn e prodhimit tė pasaportave qė janė pjesė e kushteve pėr liberalizim tė vizave me Bashkimin Evropian (Mė gjerėsisht sot nė “Kohėn Ditore”. //koha//