Shtrihet pėr tė bėrė gjumin e darkės, por 34-vjeēarja zgjohet nė mėngjes adoleshente. Naomi Jacobs u zgjua nė shtėpinė e saj, por pėsoi njė zhgėnjim tė thellė kur nuk gjeti nė dhomė motrėn e saj, kur nuk dėgjoi prindėrit qė hanin mėngjes nė katin e poshtėm, kur pa se nė dhomėn ngjitur ishte njė fėmijė dhe nė pasqyrė u shfaq ajo, por e plakur.
Nė panik tė plotė Naomi filloi tė pyeste veten e saj se cila ishte realisht, nga vinte, ēfarė bėnte nė kėtė shtėpi qė nuk ishte aspak familjare pėr tė.
Nė mėnyrė instiktive ajo krijoi njė numėr telefoni (kėtė e mbante mend) dhe ne anėn tjetėr tė receptorit ishte motra e saj. "Nuk e di ku jam dhe ēfarė po mė ndodh", ishin fjalėt e para qė tha. Nuk vonoi shumė kur nė shtėpinė e saj erdhėn e motra dhe shoqja e saj mė e mirė.
"E kalova atė ditė duke qarė pėr gjėrat qė kisha humbur. Isha shumė konfuze, kisha humbur shkollėn, miqtė, shėtitjet nė park, shtėpinė. Isha ende Naomi, por nuk jetoja mė nė Kansas", tha Naomi, pasi e mori veten nga trauma e pėsuar.
Mjekėt shpjeguan se Naomi kishte pėsuar njė Amnezi Globale Tranzitore qė manifestohet me humbje tė pėrkohshme te kujtesės. Ky problem ėshtė pasojė e stresit tė madh dhe fshin memorjen emocionale.