Kėto situata nuk do tė thotė qė janė pasoja tė qėllimeve tė kqija, jondjeshmėrisė apo paditurisė, por kjo nuk do tė thotė qė nuk shkaktojnė reakcion tė padėshiruar tek gruaja e cila ndodhet nė njė kaos hormonal. Pra, ne do tė ju paraqesim dhjetė gjėra tė cilat asnjė shtatzėnė nuk dėshiron ti ndėgjojė.
"Edhe unė ndihem si shtatzėnė!"
Shkurt dhe qartė nėse me tė vėrtetė nuk jeni shtatzėnė atėherė ky krahasim ėshtė i papėrshtatshėm.
"Uaa sa je trashur!"
Ka mundėsi qė shtatzania juaj ka ndikuar dukshėm nė korpulencėn e miqve, shoqeve, apo kolegeve tuaja, por ky konstatim ėshtė gjėja e fundit qė ndonjė shtatzėnė dėshiron tė ndėgjojė. A ėshtė e kėndshme qė tė komentoni peshėn e njė personi i cili lufton me kilogramėt? Asesi! Disa rregulla tė mendjes sė shėndoshė dhe edukimit personal bazohen edhe nė shtatzėna.
"Me tė vėrtetė, nuk duhet qė tė "
Ushtrosh. Bartėsh karigen. Vish nė punė. Shtatzania nuk ėshtė sėmundje, dhe nėse me komentet e tuaja krijoni pėrshtypje sikur bėhet fjalė pėr njė gjendje serioze mjekėsore, nėnat e ardhshme do tė fillojnė tė ndihen sikur janė tė hendikepuara.
"Mendoj qė nuk duhesh qė tė "
Pėrdorėsh anestezion epidural gjatė lindjes. Mundohesh qė me ēdo ēmim tė lindėsh nė mėnyrė natyrale. Lejosh partnerin tė merr pjesė nė lindje. Plani i lindjes, pėr secilėn shtatzėnė ėshtė gjė personale. Nėse ajo e dėshiron mendimin tuaj, do t`jua kėrkojė kėtė.
"Kėnaqu nė kėto muajt e fundit tė lirisė!"
Amėsia pėr shumicėn e grave ėshtė roli mė emocionues dhe mė i rėndėsishėm jetėsor. Pėr kėtė mendimi i robėrimit tė pėrjetshėm, nė kėtė mėnyrė, ėshtė gjėja e fundit qė dėshiron tė ndėgjojė njė shtatzėnė. Komentet negative nė lidhje me rritjen e fėmijėve, thjeshtė mbani pėr vetvete.
"Nuk duhet qė kėtė ta hash/pish"
Shtatzėnat instiktivisht ndjejnė se ēfarė munden dhe ēfarė nuk munden tė hanė/pinė. Poashtu, dėshirėn pėr njė lloj ushqimi tė caktuar, e pėrcaktojnė hormonet dhe ndjenja e brendshme. Pėr kėtė, nėse nėna e ardhshme dėshiron tė hajė/pijė ndonjė gjė me ēdo kusht, lėreni le tė kėnaqet.
"Foshnja jote do tė jetė e madhe/imėt"
Pėr ēfarė mendon secila shtatzėnė? Natyrisht, pėr foshnjen se si do tė vijė nė kėtė botė!
Por, mjeku i cili e pėrcjellė shtatzaninė dhe i cili i kryen vizitat me ultrazė, ėshtė personi i vetėm i cili mund tė vlerėsojė madhėsinė e foshnjes, rreziqet potenciale dhe komplikimet, nėnės sė ardhshme.
"Ēfarė nėse foshnja jote "
Ka buzė tė lepurit? Nuk dėgjon? Ka ndonjė ērregullim kromozomal?
Nėnat e ardhshme kalojnė shumė kohė duke menduar rreth asaj se ēfarė nėse, prandaj nuk kanė nevojė qė dikush t`ju pėrforcojė brengat dhe frikėn e fshehur.
"Dukesh e lodhur.
Bartja e foshnjes pėr nėntė muaj, nuk ėshtė fare punė e lehtė. Prandaj, nėse shtatzėna duket e lodhur, atėherė edhe ėshtė e lodhur. Ėshtė e kuptueshme, qė nė atė situatė nuk ėshtė fare e nevojshme qė dikush t`ia pėrkujtojė se si ndjehet apo se si duket. Mė sė miri ėshtė qė ti jepni pėrkrahje dhe ta komplimentoni me dukesh fantastike!
"Ende asgjė?"
Nėse deri mė tani nuk jeni informuar qė foshnja ka lindur, atėherė edhe nuk ka ndodhur, dhe askush nuk ka harruar qė tė ju tregojė pėr lajmin e lumtur. Asnjėri nuk e pret me aq padurim dhe aq emocione sa nėna e ardhshme, prandaj pyetjet e juaja vetėm sa mund ta acarojnė nėnėn e ardhshme.