Ngjarje tronditėse pėr mbarė opinionin publik ėshtė ajo qė ka ndodhur nė kryeqytetin grek Athinė, me viktimė njė tė ri shqiptar, i cili u detyrua tė bėjė skena perverse pėrballė dhjetėra tė burgosurish e forcash policore.
Korrespondenti i agjencisė NOA raporton se ngjarja ka ndodhur tė mėrkurėn nė mbrėmje, nė rajonin policor Menidi nė Greqi. Viktimė e skenave perverse ishte njė i ri shqiptar, i datėlindjes 1989, emri i tė cilit pėr arsye etike nuk publikohet.
I ndodhur si i ndaluar dhe nė pritje pėr tu dėrguar pėr proces gjyqėsor, 22 vjeēari shqiptar ėshtė vendosur nė mjediset e paraburgimit tė rajonit policor nė Menidi (Athinė) prej pak javėsh.
Por, kurrė nuk ka menduar se do tė detyrohej tė bėnte skena perverse tė kėrkuara me dhunė nga policėt e rajonit.
Nė zonėn kryesore tė mjediseve tė paraburgimit, disa policė perversė kanė nxjerrė tė riun shqiptar pėrballė tyre dhe disa dhjetėra tė burgosurve tė tjerė, dhe e kanė detyruar tė kryejė seks oral virtual.
Ata i kanė futur nė gojė njė send tė qelqtė, tė veshur me njė prezervativ dhe e kanė detyruar djalin shqiptar qė tė bėjė lėvizje me gojė tė sendit, pikėrisht si njė seks oral.
Duke mos u ndalur nė fantazinė e tyre tė pistė, policėt e detyronin tė riun shqiptar tė lėpinte sendin e mbuluar me prezervativ dhe mė tej i kanė bllokuar gojėn me tė.
Skena, qė ka zgjatur disa minuta, ėshtė parė nga rreth 20 tė burgosur, kryesisht grekė, por edhe disa emigrantė e disa forca policie, tė cilėt edhe organizuan shfaqjen e ndyrė.
Pas kėtij akti, i riu ėshtė rrahur ashpėr nga policėt qė mė tej kanė pėrmbyllur shfaqjen duke e mbyllur nė njė qeli.
Ngjarja ėshtė arritur tė bėhet publike nė sajė tė njė tė burgosuri, i cili ka komunikuar mė pas me avokatin. Ngjarja u denoncua nė njė televizion tė vogėl lokal, i cili mbajti qėndrim kritik ndaj veprimeve tronditėse tė policėve.
Lidhur me kėtė veprim kanė reaguar autoritetet policore greke. Ata kanė marrė nė pyetje policėt e pėrfshirė nė ngjarje dhe kanė zbardhur se tė dyshuarit e kishin kryer aktin pervers nė shenjė shpagimi dhe shembulli ndaj tė tjerėve.
Sipas tyre, i paraburgosuri shqiptar kishte ndryshuar thėniet e tij lidhur me njė vepėr penale pėr tė cilėn akuzohej, vjedhje farmacie, duke deklaruar nė prokurori tė dhėna tė ndryshme me ato tė deponuara pranė rajonit tė tyre policor.