Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet tė publikojė sot rezultatin e zgjedhjeve nė Tiranė, pas rinumėrimit tė kutive tė 11 njėsive. Mbledhja e KQZ ėshtė vendosur tė zhvillohet pasditen e sotme nė orėn 18:00.



Administrata ka hartuar tashmė aktin, qė pėrfshin nė vetvete gjithė mbledhjen e votave tė rinumėruara pas vendimit tė Kolegjit Zgjedhor, nė datė 13 qershor dhe shtimin e tyre nė tabelėn e rezultatit tė pėrgjithshėm pėr kryetar bashkie.
Por, sipas pėrfaqėsuesit tė PD-sė nė KQZ, Niazi Kosovrasti, “tė gjithė e dimė se kryetari i Bashkisė sė Tiranės ėshtė zoti Basha. Shifrat janė fiksuar tek numri 95. Besoj se kjo shkon pėrtej njė dhjetėditėshi”. “Duke pasur parasysh ato qė dėgjojmė dhe kjo ėshtė nė tė drejtėn e PS-sė, qė pritet njė ankimim i ri mbas kėtij vendimi tė KQZ-sė. Duke llogaritur kohėn sa tė dalė ky vendim, sa tė bėhet ankimimi, besoj qė brenda 10 ditėve gjithēka do tė jetė e mbyllur”, - deklaroi Kosovrasti.

Nė zbatim tė vendimit tė Kolegjit Zgjedhor, KQZ pėrgjatė 5 ditėve hapi 1793 kuti, qė i pėrkisnin 368 qendrave tė votimit nė 11 KZAZ-tė e kryeqytetit. Pas verifikimit tė votave tė kontestuara rezultoi qė kandidati demokrat, Lulzim Basha, kryeson me 95 vota para rivalit tė tij socialist, Edi Rama. Tė dhėnat e mbledhura nga numėrimi i votave tė kontestuara pėrpunohen nga Drejtoria e Teknologjisė dhe Informacionit nė KQZ dhe pasqyrohen mė pas nė projektaktin, qė pritet tė miratohet sot nga Komisioni. Zėdhėnėsi i KQZ theksoi se procesi i numėrimit tė votave tė hedhura gabim nė kutitė e 11 njėsive bashkiake tė Tiranės ka qėnė transparent dhe i sigurt. Pėrfaqėsuesit ligjor tė PS-sė e cilėsuan Procesin “qesharak, tė deformuar dhe me parregullsi” .

(burimi BalkanWeb)