Fshehtėsi! Kjo ėshtė fjala qė emėrton ekzistencėn tonė. Nė botėn materiale, ashtu siē e lodhė shikimi syrin, duke vėshtruar nga toka hapėsirėn qiellore, edhe mendja e lodhė trupin duke udhėtuar drejt synimit tė saj. Dhe prapė fshehtėsi! Fshehtėsitė nuk i shohim sepse jetojmė me to. Pėrveē largėsisė sė madhe, edhe afėrsia e madhe na i fsheh gjėrat. Duhet ta kesh shumė afėr njė gjė qė tė mos mund ta shohėsh nė tėrėsinė e saj. Kur dy fytyra afrohen tepėr afėr njėra-tjetrės, ato mė nuk e shohin njėra-tjetrėn. Sa mė shumė qė numėrojmė aq mė shumė rritet shuma dhe sa mė shumė qė zbulojmė aq mė shumė shtohet fshehtėsia. Prandaj, ėshtė thėnė se njeriu ka zbuluar shumė fshehtėsi duke ngelur vetė fshehtėsia mė e madhe! Por, njeriu ėshtė e vetmja qenie nė tokė qė futė kokėn e vet nė mes dy gjunjėve dhe mendon pėr tė fshehtėn e tij. Ai ėshtė e vetmja qenie qė ka zbuluar zjarrin, prandaj edhe i tėrhiqet vėrejtja me dėnim nė zjarr. Ai ėshtė e vetmja qenie qė parashtron pyetjen pse dhe pėrgjigjet me sepse. Pse-tė dhe sepse-tė e tij nuk kanė fund sepse ai u krijua pėr pafundėsinė. Mirėpo, mendja e mbyllur brenda mureve tė burgut tė ekzistencės sė kėsobotshme, dėshmon vetėm pėr gjėrat qė takon nė kėtė burg dhe supozon pėr gjėrat qė gjenden jashtė tij. Megjithėkėtė, derisa mendja robėrohet, zemra vazhdon tė jetojė e lirė duke u tėrhequr nga fshehtėsia e jetės. Tė menduarit e lodhė trupin por tė dashuruarit nuk e lodhė zemrėn. Bile, as atėherė kur zemra vuan nga dhimbjet qė ia shkakton i dashuri, ajo nuk heq dorė nga ai. Askush nuk mund tė mos e pėlqej erėn e trėndafilit pėr arsye se ai ka gjemba dhe nuk mohohet bukuria e tij pėr shkak se shpohemi nga gjembat e tij.