Receta Gatimi

Zoti Kryeminister


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    I/e Perjashtuar Maska e Altin111
    Anėtarėsimi
    Apr 2007
    Postime
    2,516
    Reputacioni
    0

    Zoti Kryeminister

    Zoti Kryeminister, e ke permbytur Shqiperine me hajdutllek dhe kriza

    LETER BERISHES

    Je i paafte dhe mendjemadh, llafazan dhe genjeshtar, i merzitshem dhe i padurueshem, i frikshem dhe i ankthshem, i demshem dhe i rrezikshem! E ke permbytur Shqiperine me hajdutllek dhe kriza. Prandaj nuk po permbahem ta dergoj kete leter.
    Mirepo te dergosh ty leter eshte njelloj sikur t'i dergosh leter dikujt i cili edhe eshte i verber edhe kujton se syte i ka pishe, edhe eshte memec edhe i duket vetja bilbil, edhe eshte shurdh edhe mburret se degjon feshferimen, etj.. Pra krejt e kote, sepse e padobishme.
    Megjithate po e provoj. Ne fund te fundit, meqenese zarfin e kesaj letre mbase do ta le hapur, edhe nese nuk do ta lexosh ti, ndoshta mund ta lexojne ca te tjere, per shembull postieri, disa kurioze rreth tij, dhe, ne qofte se letra mberrin, mund te ndodhe qe ta lexojne disa rob' rreth partise tende. Pra letra ime drejtuar ty gjithsesi pa u lexuar nuk do mbetet. Prandaj edhe po marr mundimin ta shkruaj.
    Mirepo ka shume veshtiresi te shkruash leter ty.
    Veshtiresia e pare eshte se s’po di si te te quaj. Prandaj edhe tek e nisa kete leter pata medyshje nese duhej te te drejtohesha; "Kryeminister" apo “Kryemaester”? Sepse ti formalisht kryeminister je, por ne fakt nuk je veēse nje kryemaester, nje kryemjeshter i intrigave, kercenimeve, pushtetit, mashtrimeve, dhe nje mije e nje te zezave te tjera. Prandaj ne vazhdim as Zoti Kryeminister, as Zoti Kryemaester, por po i bie thjesht dhe
    shkurt si e meriton - ti.
    Tjeter problem eshte Gjuha, ne kuptimin Termat, qe duhet te perdor me ty. Sepse, une, duke mos pasur asnje haber nga gjuha jote bolsheviko-populiste, e vetmja gjuhe qe ti di, gjuha me te cilen normalisht duhet t'i drejtohem nje Kryeministri, per me teper Kryeministrit te vendit tim, eshte gjuhe te cilen ti nuk e njeh, dhe une per kete shkak, nuk e di si mund te merrem vesh me ty. Lidhur me gjuhen, edhe diēka duhet ta dish; Njoh shume te shkolluar jashte te etur te vijne ne Shqiperi. Dhe vijne. Por zmbrapsen pikerisht sapo konstatojne se per punet qe duhet te bejne nuk merren dot vesh pikerisht per shkak te terminologjise qe eshte bere lemsh.
    Tjetra, je genjeshtar i madh! Ka mbetur shqiptar qe nuk di cilen te ta besoje, ate qe thua tani apo ate qe do thuash pastaj? Aq genjeshtar sa je, a mund te ndodhe letres time t'i besosh?! Jo! Ky eshte nje tjeter problem shume i madh te shkruash leter ty. Nje leter qe dihet se nuk do besohet, as nuk shkruhet!
    Nga ana tjeter, lidhur perseri me genjeshtren, je i tille genjeshtar sa as ne te genjyer nuk je koherent. Pra je persosmerish jo-serioz. Dhe po deshe ta dish cili eshte karagjozlleku yt me i madh, ja ku po ta them; Individet Burra Shteti te vertete, ashtu siē pretendon te jesh ti, jane njerez te bute, te urte. Nen ta', pikerisht per merite te urtesise dhe butesise se tyre, eshte i ashper, madje dhe i eger, Ligji! E kunderta e kesaj quhet karagjozlleku me i madh shteteror. Dhe shembulli ilustrues i ketij realiteti kriminal qeverises je ti. Ti qe
    duke e grumbulluar rreth vetes tere autoritetin, e le Ligjin poshte te behet lecke!
    Por ti nuk ke te ndalur ne rrugen e karagjozllekut. Ti per shembull, ne tere gjestet e tua prej karagjozi, nuk le rast te te iki pa lene te kuptohet se je "Lider Historik" demek nga ata qe bejne pune te medha qe mbeten me shekuj! Nuk je lider fare, e jo me historik. Per arsyen e thjeshte dhe te qarte se, perveē llafeve te genjeshterta pa fund, nuk ke
    asnje bilanc punesh te kryera. Ngule ne tru; Nuk ke per te mbetur ne Histori! Vertet Historia nuk eshte ndonje shkence e sakte, por edhe aq e pasakte sa te te pranoje ty, nuk eshte. Nuk po i futem me thelle kesaj se nuk dua t'i prish gjakun as vetes as lexuesve.
    Shteti modern eshte nje realitet statistikor nga i cili ti nuk ke asnje haber. Shqiptaret e sotem ndoshta nuk e kuptojne mire kete, por sigurisht e ndjejne. Ata kane bere shume rruge perpara dhe ty te kane lene prapa. Ata nuk e meritojne qeverisjen tende te keqe. Atyre nuk u lypsen thirrjet e tua prej gjoja patrioti. Me menyrat e tua djallezore ti vazhdimisht i ofendon dhe i invadon jetet e tyre.
    Por s'mbaron ketu!
    Me e keqja e puneve te tua eshte se ti duke pasur te vetmin qellim shtimin e pafund te lirise tende, e ben kete duke pakesuar lirine e te gjithe te tjereve. Kjo, o zoti kryemaester i hileve, quhet menyre despotike e te qeverisurit dhe eshte me e keqja, me e shemtuara dhe me e pa merituara menyre qeverisjeje per Shqiperine dhe shqiptaret e sotem. A s'eshte krim qe nje vend si Shqiperia qe ka vuajtur dekada te tera diktature nga bashkimi i mungeses se ndergjegjes se lire me vullnetin per pushtet te ca burokrateve ca moralisteve te gerditshem tani te duroje edhe moralizmat, genjeshtrat e tua?
    Sistemi yt piramidal qeverises, piramida gjigante autoritare ne maje te se ciles rri vet', dhe qindrat e piramidave despotike butaforike brenda se madhes, perbejne turpin e sotem kombetar shqiptar. Nga brenda ketyre piramidave te turpshme, ti dhe te tute, vetem vidhni dhe vetem poshteroni, vetem pengoni dhe vetem ngadalesoni, dhe asgje tjeter s’beni. Mund te thuash se s'eshte keshtu, se shqiptaret te duan etj., etj. Nuk eshte e vertete. Shumica e shqiptareve, te cilet ti sot me mjetet e tua djallezore i ke bere te heshtin, nuk te duan dhe mezi presin te ikesh. Mund te insistosh duke thene se te duhet qare halli, se Shqiperia ka pune te veshtira per te bere, se shqiptaret eshte veshtire t'i qeverisesh etj. Jo! Punet e Shqiperise nuk jane as te veshtira as te pamundura, jane thjesht pune. Te veshtira punet i ben ti dhe te ngjashmit qe mban perreth, ju qe punet i pengoni duke i mbeshtjelle me lyren e injorances dhe misterin e fatalitetit. Sot Shqiperia nuk eshte ajo e nje shekulli me pare si te duket ty. Shqiptaret kane bere mjaftueshem rruge drejt qyteterimit dhe iluminimit. Sot Shqiperia dhe shqiptaret mund te qeverisen fare mire me dituri dhe ligje, pune dhe perkushtim. Prandaj ti sot je i prapambetur, i tepert, i panevojshem. Prej ketyre dhe shume e shume marrezive te tjera o kryemaester na eshte bere shpirti zeher.
    Se njeriu i semure mund te jetoje edhe dhjetera vite me ilaēe buze varrit. Ashtu e ke katandisur Shqiperine e bukur ti! Prandaj as po ta nis fare kete leter. Nuk meriton leter ti.

  2. #2
    Kung_Fu 35% Maska e daku323
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Vendndodhja
    Tir
    Postime
    1,780
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    0

    Re: Zoti Kryeminister

    Altin, e forte kjo! Kush eshte autori?

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e anna
    Anėtarėsimi
    Dec 2006
    Vendndodhja
    france
    Postime
    761
    Reputacioni
    18

    Re: Zoti Kryeminister

    SHUME INTERESANTE KJO LETER .

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Zoti..?
    Nga Arjol nė forum Tema Shoqėrore
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-04-2012, 07:23 PM
  2. Celular apo orė? Zoti e di, por kushton 300.000 dollarė
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-12-2010, 11:34 AM
  3. Firmoset pakti, Meta zv/kryeminister e minister i Jashtem
    Nga Kliton nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-09-2009, 05:35 PM
  4. Zona e trurit ku lind besimi tek Zoti
    Nga ReniX nė forum Shkenca dhe Jeta
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-03-2009, 06:35 PM
  5. O i zoti shpise???
    Nga Alb-Angel nė forum Prezantohuni nė Forum
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-04-2007, 10:26 AM