Aksidenti ka ndodhur ne afersi te fshatit Mollas te Fierit, ne aksin nacional Levan Tepelene, rreth ores 22:15 minuta te mbremjes se te premtes. Automjeti me targa italiane, ne te cilin udhetonin 5 persona, anetare te familjes Ismaili, ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga.
Bashkeshortet Pellumb dhe Anife Ismaili perkatesisht 55 dhe 52 vjec kane mbetur te vdekur ne vend dhe bashke me ta edhe dy djemte e tyre Arjani 23 vjec dhe Ismail Ismaili 28 vjec.
E plagosur rende ka mbetur bashkeshortja e njerit prej djemve Suela Ismaili, e cila eshte transportuar me urgjence ne spitalin rajonal te Fierit, ku ndodhet ne reanimacion. Familja Ismaili ishte duke udhetuar per ne banesen e saj ne fshatin Gorishove te rrethit Fier, pas nje vizite qe kishte kryer ne Permet tek disa te njohur.
Paraprakisht mendohet se, shpejtesia e larte e automjetit, kane edhe shkaku kryesor qe makina doli nga rruga.Drejtuesi nuk ka mundur dot te manovroje dhe ka dale nga rruga.