Nga brigjet italiane me not drejt Shqipėrisė Njė sipėrmarrje e tillė kaq e vėshtirė ėshtė objektivi i njė notari italian, i parashikuar pėr tu arritur nė datat 4-5 shtator. Massimo Voltolina, notari qė ka vendosur rekord pėr kalimin me not tė ngushticės sė La Manshit nė 2006, kėsaj here ka njė iniciativė mė tė guximshme. Ai do tė pėrshkojė Ardiatikun nga Pulia nė Vlorė, njė gjatėsi rreth 85 km. Sipėrmarrja e notarit italian u bė e njohur sot nga konsullata italiane nė Vlorė.
Nė udhėtimin e tij nė det pėr rreth 24 orė, Voltolina do tė shoqėrohet nga njė anije e Guardia di Finanzza-s, por nuk do tė ketė mjete tė tjera pėrveē kostumit tė banjės dhe syzeve tė notit.
Projekti Adriatik ėshtė kalimi i parė me not i Adriatikut pa ndihma tė jashtme. Pėr Voltolinėn, kjo do tė jetė njė sfidė e re, pasi nė rekordin e 2006-s nė kanalin e La Manshit, ai u ndihmua nga njė kafaz. Pas 13 orėsh not, Voltolina vendosi rekordin e tij.
Sipėrmarrja e Voltolinės ėshtė e destinuar tė futet nė historinė e sportit, kjo edhe pėr faktin se i pari qė e provoi njė gjė tė tillė nė vitin 1985 ishte Paolo Pinto, i cili u mbyt pėr shkak tė kushteve tė kėqija tė motit nė det.
Nė prezantimin qė iu bė sot nga Konsullata Italiane nė Vlorė, nisma e Voltolinės u pa edhe si njė eveniment qė i jep akoma mė shumė vlerė bashkėpunimit dypalėsh nė fushėn e turizmit. Nė evenimentin e datave 4-5 shtator do tė jetė e pranishme edhe Irene Piveti, politikane dhe gazetare italiane. Organizata jofitimprurėse e drejtuar prej saj ėshtė njėra nga mbėshtetėset e iniciativės sė Voltolinės.