Tė luash do tė thotė tė jetosh. Por tė jetosh duke luajtur, kjo ėshtė njė aftėsi e rrallė, sepse zotėrimi i tė thjeshtės ėshtė inteligjenca mė e madhe. Duket qė sekreti ėshtė jo tė mėsosh tė luash por tė jetosh nė lojė. Pėr ta shpjeguar:

lodra.jpg
Njė fėmijė luan me top, njė burrė luan me top. Por nuk luajnė tė dy tė njėjtėn gjė. Burri luan me topin, ndėrsa fėmija luan me lėvizjen e topit. Nė diferencėn e pafund midis kėtyre dy modeleve rrinė sekretet. Me sekrete kuptoj tė gjithė mekanizmat, nėpėrmjet tė cilave fėmijėt mėsojnė tė kuptojnė ambientin pėrreth. Pėrpiqen tė hyjnė nė komunikim me ne, tė kuptojnė e tė njohin sendet dhe funksionin e tyre.

* Fjalėt e para tė fėmijės janė gjestet, fonemat, lėvizjet e trupit. Pėr fėmijėn realiteti nuk ekziston ende dhe ai e rikrijon prej gjuhėzimit nė lojė ēdo gjė qė bėn, ndjen, sheh, kėmbėn.

* Loja e fėmijėve, gabimisht, lidhet me lodrat. Ato duhet tė jenė tė bukura pėr guston e fėmijės. Ndėrkohė ato duhet zgjedhur vetė fėmija nė dyqan.

* Shumė prindėr vuajnė pėr ēmimet e larta tė lodrave nė dyqan. Ndėrkohė qė nuk lejojnė shfrytėzimin e "lodrave nė natyrė", tė cilat fėmija i zgjedh vetė. Fėmijėt gjejnė lodra tė pafundme nė rrugė, nė fushė, nė bodrum, nėn ēati, nėpėr dollapėt e shtėpisė. Njė copė dėrrasė katrore nė duart e fėmijės si makinė ka nė fantazinė e tij edhe rrotat, edhe timonin edhe shoferin brenda.

* Fėmijėt nuk i duan lodrat e pėrmasave tė mėdha. Janė tė dėmshme kukullat, arushat me pėrmasa sa vetė fėmija. Pėr fėmijėn lodrat duhet tė jenė lehtėsisht tė pėrpunueshme nga duart dhe gishtat, tė tilla qė nė dy pėllėmbė vend tė imagjinohet njė qytet i tėrė.

* Janė tė mrekullueshme lojėrat, rregullat e tė cilės i vendosin vetė fėmijėt. Pėrfytyroni njė fėmijė nė dysheme, qė vendos kubat dhe prindėrit e shikojnė. Ndėrsa ai rropatet sepse ende nuk ja ka marrė dorėn, prindi ndėrhyn: "Nuk bėhet kėshtu, shiko!"- dhe prindi ndėrton pallatin. Nė rastin mė tė mirė, lumturisht, fėmija e prish pėr ta ndėrtuar prapė "gabim". Nė rastin mė tė keq ai largohet indiferent.

* Shpesh prindėrit e kujdesshėm i grumbullojnė lodrat pėr fėmijėt nė njė dollap ose nė njė kanistėr. Pasi e lan, e ushqen dhe ka bėrė punėt, nėna i vė kanistrėn pėrpara dhe i thotė "Luaj!". Dhe fėmija luan. Ndoshta kjo mėnyrė i krijon fėmijės njė lloj kaosi dhe nuk e ndihmon atė tė pėrfitojė nga loja pėr tė natyralizuar disiplinimin nė vullnet, qėllimshmėri, orar (flasim pėr fėmijėt mė tė rritur). Mirė ėshtė qė pėr ēdo tip loje, p.sh. vizatim apo lojė me kuba, fėmijėt tė rrinė nė tė njėjtin vend. Kėshtu, nėse tė nesėrmen ai do tė vizatojė, mėson se ka njė vend pėr ta bėrė kėtė. Para moshės tre vjeē ėshtė mirė qė nėnat mos tė nxitojnė t'i mbledhin lodrat e shpėrndara pėr t'i vėnė nė vend. Pas moshės tre vjeē ėshtė lojė me vete t'i ftosh fėmijėt pėr t'i ēuar lodrat bashkėrisht nėpėr vende.

* Jo tė gjitha lodrat janė tė rėndėsishme pėr fėmijėt. Nėse njė arush i rrjepur ka qenė shumė i dashur pėr njė fėmijė tetė vjeē dhe nė shtėpi vjen njė fėmijė tjetėr, nė asnjė mėnyrė nuk i duhet ndėrruar pronari deri nė momentin kur ai e dhuron atė vetė. Ky akt e ndihmon fėmijėn tė mos bėjė prapakthim psikologjik dhe tė vlerėsojė shkallėn e tij tė rritjes nė njė proces promovimi: "Sa i vogėl paskam qenė kur luaja me arushin! Tani jam i madh".

* Lodrat mė tė ēmuara pėr fėmijėn janė ato qė kanė kushtuar pėrkushtimin e prindit p.sh. kukullat me lecka tė mamave tona janė pėr fėmijėt shumė mė tė shėndetshme psikologjikisht pėr dy arsye: sė pari, sepse fėmija ka ndjerė dėshirėn e prindit pėr t'i kushtuar kohė dhe preokupim lodrės, dhe, sė dyti, sepse kjo ka ndodhur, duke pėrfshirė vetė prindin nė lodėrzim. P.sh. nėna bėhet pak ēupėlinė kur merr leckat, i formon dhe lyen me "thėngjill" sytė e vetullat. Pėr fėmijėt ėshtė siguri, por edhe drojė, pse prindėrit janė shumė tė mėdhenj. Duke lodėrzuar prindėrit afrojnė nė moshė me besimtarėt e tyre fėmijėt.

* Unė bashkohem me shqetėsimin e bashkėngjitjes sė armėve reale me armėt-lodėr nė jetėn e fėmijėve. Besoj se nė kushte normale tė jetės pėr fėmijėn nuk janė tė dėmshme lodrat - armė si pushka, shpata, mburoja, thika dhe topat, me kushtin qė ato tė jenė tė paplota dhe aspak perfekte. Ėshtė e shėndetshme vendosja e kapakut tė tenxheres si mburojė dhe e okllaise si njė shtizė, armė kėto qė shumė seriozisht luajnė funksionin e tė ndjerit si njė i rritur i lavdishėm historik (Skėnderbeut). Ėshtė e shėndetshme kur britmės luftarake "Tė vrava!" tė njė fėmije, i rrituri pėrballė i pėrgjigjet duke u rrėzuar si i vrarė. Kėshtu realizohet dėshira pėr agresion, realizohet viktima dhe mbyllet spektakli.

* Lojėrat pėr fėmijėt janė njėkohėsisht edhe sprova aftėsish. Luftėrat e tyre janė serioze sa edhe tė gjeneralėve tė mėdhenj. Tė vetėndjerit pėr suksesin mes turmės sė shokėve ėshtė shumė i thellė. Ēmimi i parė pėr bukurinė femėrore tė vlerėsuar nga moshatarėt nė miss-et e 5-vjetarėve, ėshtė njė vuajtje e vėrtetė jetėgjatė. E gjithė kjo sagė fėminore ėshtė normale me tė gjithė bukuri-dhembjen e mrekullueshme qė pėrmban, por do tė ishte shumėfish e suksesshme, sikur nėpėr kėto sprova tė jetės, fėmijėt tė asistohen nga prania e tė rriturve dhe prindėrve. Fėmijėt nuk duhet tė luajnė pa spektatorė, tė cilėt i inkurajojnė, i qytetėrojnė. Ankthet e tyre nė lojė nuk duhet tė mbeten tė pa njohura dhe tė pa folura, tė pa ngushėlluara dhe, aq mė keq, tė pa shpallura ose tė injoruara.

* Me vjen tė mendoj se ēfarė quajnė luks pėr jetesė tė rriturit. Ngrihen shtėpi, bėhen pallate. Tė rriturit blejnė prona pėr t'i trashėguar. Por si mund tė rriten trashėgimtarėt dhe ta shijojnė jetėn nėse nuk i kanė mėsuar shijen e gėzueshme tė tė jetuarit? Nėpėr qytete nuk ka parqe lodrash. Pak shtėpi kanė dhomėn e fėmijėve. Asnjė institucion pėr fėmijė, qoftė ky edhe spital nuk duhet tė lejohet tė ekzistojė dhe tė funksionojė nėse nuk ka pasqyrimin-lojė si kusht pėr pronėsimin nga fėmijėt.

Nė pamundėsi pėr tė ndryshuar gjėrat le ta fillojmė duke u dhuruar fėmijėve pushtetin mbi realitetin. Kjo realizohet nėse tė rriturit bėjnė hapur atė qė ėndėrrojnė fshehur. Tė luajnė ata vetė