[align=justify:1ye26mgc]Tirane-Mė mirė njė sy qorr dhe njė vesh shurdh! Ndodh qė pėr tė kuptuar njė ngjarje reale shpesh tė pėrdoren anektoda, por ndonjėherė janė ndodhi reale qė kthehen nė barcaleta tė pėrjetuara. E tillė ishte edhe ndodhia e tė dielės sė kaluar, nė njė banesė nė katin e tretė tė njė pallati 8-katėsh nė Rrugėn 5 Maji, nė Tiranė. Fqinjėt kanė enjtur me tė goditura kryefamiljarin, pasi kanė kujtuar se ai ishte hajdut. Njė tragjikomedi, ku i zoti i shtėpisė u kap nga fqinjėt duke rrahur tė shoqen, tė cilėn e akuzonte pėr tradhti bashkėshortore. Ngjarjet kishin rrjedhur nė njė mėnyrė tė tillė, qė fqinjėt menduan se ai ishte njė hajdut i futur nė shtėpinė e zonjės qė ulėrinte nga tė goditurat, dhe e kanė rrahur paq atė. E gjitha kjo, vetėm pse 35-vjeēari me iniciale V.K., nuk deshi ta besonte se personi qė ai kapi nė befasi nė shtėpi e tij me tė shoqen, ishte hajduti! Nuk dihet sesa do tė kishte vazhduar tmerri i tė zotit tė shtėpisė qė rrihej pėr hajdut nga fqinjėt brenda banesės sė vet, nėse aty nuk do tė mbėrrinin shėrbimet e Komisariatit numėr 4 tė Policisė sė Tiranės. Grupet e gatshme tė policisė kanė mbetur tė shtangur kur kanė parė hajdutin tė nxirrte pasaportėn dhe kontratėn e shit-blerjes sė shtėpisė. Por mė tė shtangur duket se kanė mbetur fqinjėt e tij, tė cilėve nuk u ka mbetur tjetėr veēse ti kėrkonin tė falur pėr ngatėrresėn. I vetmi qė doli i pa lagur nga kjo histori ishte Don Zhuani, i cili sipas thėnieve, ėshtė kthyer nė lokalin e tij duke kthyer njė gotė, meqė ia hodhi dhe kėtė herė pa u kapur.
Ngjarja
Duhet tė ishte ora 18:00, sapo kishte filluar tė errej, kur R.K. trokiti nė derėn e banesės sė tij nė katin e tretė tė pallatit. Sipas policisė, brenda nė banesė veē bashkėshortes ishte dhe i dashuri i saj. Duke mos pasur zgjidhje tjetėr, jarani ėshtė fshehur diku nė banesė, ndėrsa ka hyrė 25-vjeēari. Pėr njė moment, jarani ka mundur tė dalė jashtė, por silueta e tij ėshtė parė nga i zoti i shtėpisė. Ky i fundit ka nisur tė pyesė tė shoqen, se kush ishte personi qė sapo kishte dalė. E vetmja zgjidhje qė i erdhi ndėrmend 32-vjeēares A.K., ishte ti bėnte tė shoqit tė besonte se ai mund tė kishte qenė ndonjė hajdut. Madje, 32-vjeēarja u ka bėrtitur, duke u kėrkuar fqinjėve tė kapnin hajdutin qė kishte hyrė nė pallat.
Keqkuptimi
Por 32-vjeēarja, duket se nuk kishte gjetur alibinė e duhur pėr tė bindur bashkėshortin. Ky, duke menduar se e shoqja po ia dridhte, ka nisur ta rrahė, nė mėnyrė qė ajo tė pranonte dhe tė tregonte se cili ishte personi qė ndodhej me tė nė shtėpi. Ndėrkohė, fqinjėt tė cilėt kishin dėgjuar thirrjet pėr ndihmė nga hajduti tė 32-vjeēares dhe kanė parė dikė qė e rrihte, duke menduar se ai ishte hajduti i vėrtetė, i janė sulur duke e qėlluar. E kanė qėlluar pėr rreth njė ēerek ore, derisa ka mbėrritur policia dhe ėshtė sqaruar gjithēka.[/align:1ye26mgc]
(c) gazeta shqiptare