Sipas shėnimeve tė bazuara nė Internet World Stats, del se Shqipėria me njė numėr prej rreth 3 milion banorėsh ka mė shumė se 1 milion prej tyre tė regjistruar nė gjigantin social Facebook, e ndėrsa sipas Alexa.com Facebook ėshtė edhe faqja numėr njė nė Shqipėri pėr kah numri i vizitave ditore, duke lėnė kėshtu prapa Google e YouTube.
Portali shqipmedia.com ka publikuar gjatė ditės sė sotme edhe njė artikull interesant qė ka tė bėjė me numrin e pėrdoruesve tė Facebook nė shtetin e Maqedonisė, ku sipas shėnimeve statistikore tė marra nga Internet World State del se Maqedonia numėron rreth 1 milion pėrdorues tė kėtij rrjeti social.
Sipas statistikave tė publikuara aty rreth 838,300 qytetarė tė Maqedonisė kanė profil nė kuadėr tė rrjetit social Facebook, pėrderisa interneti gjen pėrdorim tek 1,507,400 persona dhe numėrohet qė penetrimi i internetit tė jetė diku rreth 50.9%.
Nė anėn tjetėr Kosova vazhdon tė jetė e listuar aty me statistika tė pėrditėsuara tė numrit tė banorėve ku shėnohet se Kosova numėron 1,825,632 banorė, dhe qasje nė internet kanė 377,000 prej tyre qė nė kthim jep njė pėrqindje tė penetrimit tė internetit prej 20.7%. Ndėrsa statistikat pėr Facebook mungojnė.
Nė nivel Evropian thuhet se ka mė shumė se 209 milion pėrdorues tė rrjetit social, ndėrsa pėrdoruesit mė tė mėdhenj tė internetit janė gjermanėt e pas tyre rustė, britanezėt, francezėt dhe turqit.