Mosha digjitale ka qenė sėrish tema kryesore e mbledhjes sė sotme tė qeverisė sė Shqipėrisė. Kryeministri Sali Berisha tha se janė nė zbatim e sipėr 125 projekte qė kanė tė bėjnė me moshėn digjitale, tė cilat duhet tė finalizohen me ēdo kusht brenda vitit 2012.
Nuk ka asgjė mė shumė qė mund tė bėjmė ne sesa Shqipėrinė digjitale nė 100-vjetorin e pavarėsisė sė saj, Shqipėrinė transparente, mė tė shpejtė, Shqipėrinė e imagjinatės mė tė zhvilluar. Rishqyrtoni tė gjitha kėto projekte nė pėrputhje me buxhetin. Ēdo projekt qė ka tė bėjė me moshėn digjitale do tė jetė i pari i krahasuar me tė gjithė tė tjerat, tha Berisha.
Sipas tij, po bėhet gjithēka qė tregu i 3G tė bėhet sa mė konkurrues.
E vėrteta ėshtė se asgjė nuk e ndryshon jetėn e njeriut mė shumė se sa mosha digjitale. Asgjė asnjė mjet nuk mund tu ofrojė qytetarėve shėrbimet mė transparente. Kjo ėshtė leva e Arkimedit pėr tė luftuar korrupsionin. Ne u bėmė ndėr vendet e para me pranimet nė universitet tė bazuara nė procedurat digjitale, duke e bėrė zero korrupsionin. U bėmė vendi i parė me prokurime elektronike 100 %, ka thėnė Berisha nė mbledhjen e sotme tė Qeverisė.
Ai shtoi se interneti duhet tė jetė i pranishėm nė ēdo zyrė qė u shėrben qytetarėve. Pėr kėtė, ai theksoi se duhet inkurajuar pėrdorimi mė i mirė i internetit nga punonjėsit e administratės.
Ai tha se do tė ketė internet falas pėr qytetarėt e Shqipėrisė.