" B*u*shtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)
PROLOGU
Kurre nuk me kish shkuar ndermend qe nje leter lamtumire do ta ndryshonte jeten time ne ate menyre qe me pas do t'i shkonte per shtat nje njeriu te panjohur, aq te ndryshem nga une, nje njeriu qe koha e tregoi se sidoqofte, jetonte diku brenda meje, edhe pse aq i panjohur nga une. Kisha marre edhe here te tjera letra lamtumire, por ato s'kishin qene gje tjeter, vecse epilogu i dashurive te mbaruara. Epilogu qe gjithmone me kish cuar ne prologun e ri te rradhes aq lehte e aq shkujdesur.
Kane kaluar shume kohe qe nga dita e asaj letre elokuente dhe sot e besoj qe gjithshka qe ndodhi me pas, ishte pasoje e natyrshme e rreshtave te saj.
Po te mos kish ekzistuar ajo leter, ndoshta, ju kurre s'do ta mesonit kete histori te pabesueshme, por te vertete, te dy njerezve qe e tjetersuan njeri - tjetrin aq shume, saqe ne ditet ne vazhdim, nuk e njihnin me veten e tyre dhe ajo qe eshte e sigurte, do te shqetesoheshin se tepermi nese do te gjenin tek shembelltyrat e tyre te tjetersuara, dicka qe do t'iu kujtonte origjinalin e tyre te harruar.