Tragjedi gjatė xhirimeve tė filmit tė Silvester Stalone, The Expendables 2 nė Bullgari. Njė dublant nė sheshxhirim ka gjetur vdekjen si pasojė e njė shpėrthimi shkaktuar nga lėndėt eksplozive dhe njė tjetėr ka mbetur i plagosur rėndė.


Dublanti, emri i tė cilit nuk bėhet publik, mėsohet se ishte duke punuar pėr xhirimin e njė skene tė filmit me lėndė eksplozive tė cilat kanė shpėrthyer, sipas tė gjitha gjasave aksidentalisht. Personi tjetėr i plagosur, identiteti i tė cilit nuk publikohet, ėshtė shoqėruar nė gjendje tė rėndė nė spitalin e Sofjes.

Tragjedia ndodhi kur stafi xhirues i The Expendables 2 ndodhej rreth 15 kilometra larg kryeqytetit bullgar pėr xhirimin e njė skene tė filmit.

Autoritetet bullgare nisėn hetimet pėr zbardhjen e ngjarjes dhe nisėn marrjen nė pyetje tė pjesėtarėve tė tjerė qė merrnin pjesė nė xhirime.

Dublantėt janė personat qė rrezikojnė mė shumė gjatė xhirimeve, sidomos tek filmat aksion, pasi nė cdo skenė tė rrezikshme janė ata qė zėvendėsojnė aktorėt protagonistė.

The Expendables 2 ėshtė vazhdim i serisė sė parė, ku bėhet fjalė pėr njė grup ish-ushtarakėsh profesionistė mercenarė, tė cilėt ndėrmarrin operacione kundrejt pagesave tė majme. Nė film luajnė emrat mė tė njohur tė zhanrit tė aksionit, si Silvester Stalone ( qė ėshtė edhe producent), Arnold Shvarceneger, Brus Uillis, Dolf Lundgren, Xhet Li, Cuk Norris dhe Zhan Klod Van Dam.